Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Më e vështirë të bësh biznes  Empty Më e vështirë të bësh biznes

Tue 29 Oct 2013 - 19:57


Shqipëria ka humbur 5 vende të tjera në renditjen botërore të klimës së biznesit, duke konfirmuar ngecjen tashmë disavjeçare të reformave në ekonomi.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore të bësh biznes 2014, që në fakt mbulon vitin 2013, Shqipëria është renditur në vendin e 90-të, kur vitin e kaluar ajo renditej e 85-ta, ndër 189 ekonomitë që mbulon raporti.
Sipas Bankës Botërore vitin e kaluar Qeveria ka ndërmarrë vetëm një reformë për të përmirësuar klimën e biznesit, që është ajo e lehtësimit në pagesën e taksave, më saktësisht ulja e numrit të pagesave në tatim fitimin e kompanive nga 12 pagesa vjetore në katër të tilla.

Sipas Bankës Botërore, lejet e ndërtimit, pagesat e taksave dhe problemet me energjinë elektrike mbeten sërish disa nga treguesit më të dobët, të cilët vështirësojnë jetën e biznesit në Shqipëri. Me këtë renditje, Shqipëria është aktualisht vendi i parafundit në rajon me klimën më të vështirë të biznesit duke lënë pas vetëm Bosnjen e cila gjendet në vendin e 131-ta në botë.

Të gjitha ekonomitë e tjera fqinje kanë sipas Bankës Botërore një klimë më të mirë për sipërmarrjen. Prej vitesh Shqipëria renditje e Shqipërisë klimën e biznesit është në përkeqësim. Klasifikimi me 59.6 pikë i shqipërisë për vitin 2014 tregon se vendi është aktualisht 40.4 për qind më poshtë vendit me rezultatin më të mirë në klimën e biznesit, i cili aktualisht është Singapori.

Shqipëria ka patur renditjet më të mira në klimën e biznesit në raportin e vitit 2011, që si kohë mbulon në fakt vitin 2010, ku ishte 36.2 pikë përqindje poshtë vendit më të mirë. Që nga ajo kohë Shqipëria ka mbetur pas në këtë tregues, duke dëshmuar edhe një herë ngecjen e reformave, pro biznes, veçanërisht në mandatin e dytë të Qeverisë së djathtë.
/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi