Biznes me jetën e njerëzve
Fri 5 Sep 2014 - 9:54
Stafi i tri qendrave spitalore universitare në kryeqytet bashkëpunon me agjencitë private funerale duke bërë biznes me jetën e pacientëve.
Investigimi i “Fiks Fare” është shtrirë të tri qendra spitalore në Tirane dhe në disa spitale rajonale. Emisioni i së martës u përqendrua në investigimin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalin Ushtarak Qendror Universitar dhe Spitalin Universitar të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”.
Në këto tri qendra spitalore, rojet dhe infermieret thonë se spitali nuk ka ambulancë dhe se e vetmja mënyrë transporti për trupat e pajetë janë ambulancat private, numrat e të cilave ata ia japin njerëzve që kanë nevojë.
“Ta gjej unë ambulancën private se spitali nuk të çon”, thotë një nga rojet e Spitalit Ushtarak. Kur i kërkohet ambulancë shtetërore, roja përgjigjet: “Po çfarë shteti thua…”
Ky investigim do të vijojë edhe në ditët në vazhdim në emisionin “Fiks Fare”, duke sjell fakte sesi punonjësit e shëndetit publik ndihmojnë të afërmit e pacientëve për të gjetur numrat e kontaktit të agjencive funerale për të transportuar trupat e pajetë nga spitali.
/ Top Channel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi