Xhelati që ka vrarë 800 njerëz, është i kënaqur me punën e tij
Sat 2 Nov 2013 - 13:14
Një xhelat shprehet mjaft i kënaqur për punën e tij dhe nuk e bren aspak ndërgjegjja, edhe pse i ka marrë jetën 800 njerëzve. Lajmi bën fjalë për xhelatin kryesor egjiptian Haxh Abd al Nabi. Ai gjatë viteve të punës së tij ka vrarë rreth 800 persona dhe është i kënaqur me profesionin që ka, duke thënë se nuk ka asnjë dilemë morale. Kryexhelati thotë se nuk ndjen aspak mëshirë për të dënuarit me vdekje, pasi sipas tij, puna është punë. "Nuk kam dilema morale. Vrasësi ka bërë ndonjë gjë monstruoze dhe për këtë arsye nuk më vjen fare keq”,- shprehet Haxh Abd al Nabi.
Ai konsideron se ka talent për këtë punë, madje thotë se nuk do të dinte të bënte më mirë asnjë punë tjetër.
"Në shtëpi përpiqem të jem i qetë aq sa mundem. Punën e shoh si çdo punë tjetër dhe përpiqem ta bëjë në mënyrën më të mirë”, - thotë Nabi.
/Daily Mail/ Shekulli Online/ E.L./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi