E ndan bashkëshortja, vret dy fëmijët dhe veten
Sat 2 Nov 2013 - 13:47
Një baba nga Tampa Bay, në Florida të SHBA-ve, ka vrarë dy fëmijët e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.
39-vjeçari, Daniel A. Castrillon-Oreggo, kishte pak kohë që kishte filluar procedurat e divorcit me të shoqen, divorc i cili ishte kërkuar nga gruaja e tij, Luz Jimenez. Divorci ka qenë fatal për Danielin dhe dy fëmijët e tij, Sebastiani 7 vjeç dhe Susana 8 vjeç.
Të premten Danieli i mori dy fëmijët e tij nga shkolla, pasi i kishte marrë leje gruas se do ta kalonte fundjavën bashkë me ta.
Por kjo ishte dita e fundit me fëmijët e tij, por edhe e fundit e jetës së Danielit.
Sapo i zuri gjumi, Danieli i vrau me armë të dy fëmijët e tij, dhe më pas vrau edhe veten.
Para aktit të tmerrshëm, Danieli kishte lënë një letër, ku shkruhej: “Është tepër e vështirë kur vdesin fëmijë. Por është akoma dhe më e vështirë kur fëmijët vriten nga dikush që supozohet të kujdeset për ta. Ndjej se jam unë ai i cili duhet ta bëjë këtë gjë sonte”.
/Shekulli Online/ E.B./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi