“Fiton” betejën me kancerin, vret burrin, fëmijët dhe veten
Fri 22 Mar 2013 - 2:39
Në Dallas, Texas, 43-vjeçarja e cila arriti ti mbijetojë kancerit, Angelica Vazquez qëlloi me armë zjarri të shoqin dhe dy fëmijët e saj 18 dhe 21 vjeç, përpara se t’i jepte fund jetës. Ngjarja e rëndë u sinjalizua në polici nga fqinjët e familjes Vazquez, të cilët dëgjuan të shtëna me armë, por nuk u panë dëmtime në banesë, për të provuar se persona të panjohur kishin hyrë forcërisht.
Pesë ditë pas ngjarjes njëri nga hetuesit mbërriti në banesën e të ndjerëve dhe gjeti kutinë postare plot me letra dhe gazeta, duke bërë që të thërrasë përforcime dhe të hyjnë brenda.
Pasi hapën derën, agjentët gjetën katër trupat e pajetë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake thuhet se gruaja në kushte të rënduara psikologjike pas betejës së stërgjatë me kancerin, u kishte marrë jetën fëmijëve dhe bashkëshortit të saj.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi