Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Përhapja e Islamit në Evropë dhe Amerikë Empty Përhapja e Islamit në Evropë dhe Amerikë

Wed 6 Nov 2013 - 20:11
“Por Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket. Dhe mjerë për ju, për atë që ia përshkruani (Allahut).” (El Enbija: 18)

“Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë një krahinë e Islamit, një koloni e Islamit.” – ka deklaruar Oriana Fallaci në librin e saj: “La Forza della Ragione”, ose “Forca e Arsyes.” Dhe sipas Daniel Pipes, gazetarja e njohur italiane ka të drejtë, sepse: Krishterizmi në kështjellën e tij të lashtë në Evropës është duke i hapur shpejt udhë Islamit. Pipes vlerëson se dy faktorë kryesisht kontribuojnë në këtë ndryshim që mund ta tronditin botën:

1. Mplakja e krishterizmit

Evropa si një shoqëri post-krishtere, po e pakëson gjithnjë e më shumë lidhjen me traditën dhe vlerat e saj historike. Numri i besimtarëve të krishterë të devotshëm është ulur në dy gjeneratat e fundit deri në atë pikë sa që disa vëzhgues e kanë quajtur Evropën “Kontinenti i errët.” Tashmë, analistët vlerësojnë se xhamitë çdo javë në Britani kanë më shumë besimtarë se Kisha e Anglisë.

2. Rënia e numrit të lindjeve

Pakësimi i popullatës indogjene evropiane. Sipas statistikave të Bashkimit Evropian, përqindja e nevojshme për të ruajtur popullsia e tanishme në Evropë kërkon një normë prej 2,1 lindje për grua, ndërsa raporti aktual është 1,5 dhe ky është në rënie.

Studimi tregon se popullsia e Evropës do të bjerë prej 375 milionë në 275 në vitin 2075 nëse nuk vazhdojnë migrimet në vendet evropiane. Si rrjedhim BE-ja ka nevojë për 1.6 milionë emigrantë në vit për të mbajtur një ekuilibër mes qytetarëve të punësuar dhe pensionistëve. Por tani, ajo ka nevojë për 13 milion e pesëqind mijë emigrantë për të zgjidhur mungesën gjatë viteve të shkuara.

Prandaj, Islami dhe muslimanët vijnë për të mbushur këtë boshllëk. Ndërsa Krishterizmi po lëkundet, Islami është i fuqishëm, i sigurt dhe çan përpara.

Ndërkohë që po bie numri i evropianëve për shkak të moshës së vjetër, po shtohet numri i muslimanëve që martohen në moshë të re. Pesë për qind të BE-së, ose rreth 20 milionë njerëz, e konsiderojnë veten muslimanë, dhe nëse gjërat vazhdojnë siç janë përqindja do të arrijë 10 për qind në vitin 2020.

Në qoftë se jo-muslimanët largohen, ka gjasa që Kontinenti Evropian gjatë dekadave të bëhet me shumicë muslimane.

Shih: http://www.danielpipes.org/1796/muslim-europe

Fushata denigruese

Statistikat e kohëve të fundit konfirmojnë se përpjekjet për të shtrembëruar përfytyrimin e Islamit dhe muslimanëve dhe ndërtimin e një imazhi të keq kanë dështuar, sepse Islami është feja që ka përhapjen më të madhe në Evropë dhe Amerikë.

Një sondazhi i kryer nga qendra e anketave, Instituti Gallup në vitin 2008 për hulumtimin e opinionit publik në Amerikë, tregon se Islami nuk nënkupton ekstremizmin dhe as anti-amerikanizmin. Ky studim, që ka zgjatur 6 vjet dhe ka përfshirë 40 vende, ka provuar se 93% e muslimanëve të botës janë të moderuar dhe vetëm 7% prej tyre janë militantë.

Një studim tjetër që ka bërë Gallup tregon se shumica e muslimanëve në të tre vendet më të mëdha evropiane: Britani, Francë dhe Gjermani e konsiderojnë veten se i përkasin vendeve përkatëse dhe angazhohen gjithnjë e më shumë për t’u integruar duke i konsideruar ato si shtete primare të tyre. Sipas këtij studimi numri i muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më shumë se gjashtë milionë (2.5%) dhe Islami është një prej pesë feve të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shih: http://www.moheet.com/show_files.aspx?fid=207514

Çdo vit, në SHBA, Islamin e pranojnë 19.000 deri në 20.000 vetë.

Shih: http://www.hadielislam.com/arabic/index.php?pg=articles%2Farticle&id=29611

Studimi nënvizon se popullsia e muslimanëve në botë është bërë 20% dhe pritet dyfishimi i numrit të muslimanëve deri në vitin 2015, kurse numri i jomuslimanëve do të pakësohet me 3 dhe 5%. Imzot Vittorio Formenti, i cili ka hartuar vjetarin e statistikave të Vatikanit për 2008, ka thënë se muslimanët përbëjnë 19,2 për qind te popullsisë së botës, kurse katolikët 17,4 për qind. Formenti, në një intervistë për gazetën e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, është shprehur se: “Për herë të parë në historinë e re nuk jemi më në pjesën e sipërme”, duke thënë se të dhënat i referohen vitit 2006.

Shih: Muslims more numerous than Catholics: http://uk.reuters.com/article/idUKL3068682420080330.

Franca

Në një studim të përgatitur nga Ministria e Brendshme Franceze thuhet se 3600 persona në vit konvertohen në Islam. Ky studim konfirmon se muslimanët francezë janë të rregullt dhe janë të rralla krimet në mesin e tyre. Statistikat tregojnë se në Francë ka 2300 xhami dhe 7 milionë muslimanë. Islami është feja e dytë pas Krishterizmit. Pritet që në vitin 2025 muslimanët të përfaqësojnë një të katërtën e popullsisë së Francës. Sipas këtyre pritjeve, muslimanët do të përbëjnë 20% të popullsisë të Evropës në vitin 2050.

Belgjika

Gazeta franceze “La Figaro” citon Olef Sarfin, profesorin e sociologjisë, në universitetin Katolik në Loven, të ketë thënë: “Një e treta e banorëve të Brukselit momentalisht janë muslimanë, kurse, sipas parashikimeve, muslimanët në këtë vend brenda pesëmbëdhjetë deri njëzet vitesh do të bëhen shumicë për shkak të lindshmërisë së madhe që kanë”. Sipas studimit të gazetës “La Libre Belgique” një e treta e popullsisë së Brukselit tani janë muslimanë. Brenda njëzet viteve të ardhshme feja islame do të bëhet feja e parë në kryeqytetin belg, Bruksel, kurse emri Muhamed është në majë të listës së emrave më të regjistruar që nga viti 2001.

shih: www.forumivirtual.com/…/9326-Pas-20-vjetëve-Islami-fe-e-parë-në-Bruksel?

Danimarka dhe Holanda

Në Danimarkë, që nga 13 shkurti 2008 kur u botuan karikatura blasfemuese kundër të Dërguarit të Zotit, Muhammedit a.s., gazeta daneze “Politiken” shkruan se numri i danezëve që konvertohet në Islam po rritet ditë pas dite. Nuk ka ditë që nuk ka të konvertuar në Islam. Sipas kësaj gazete, numri i personave të cilët e kanë pranuar Islamin, që nga publikimi i karikaturave, i tejkalon pesë mijë danezë.

Pas publikimit të karikaturave në bibliotekat e Amsterdamit ka pasur një pjesëmarrje të madhe në blerjen e Kur’anit të përkthyer në gjuhën holandeze dhe kjo ka çuar në sosjen e tyre në tregjet lokale. Në anën tjetër janë thyer shpresat e deputetit holandez Wilders Gert të filmit “Fitna”, sepse pas shfaqjes së filmit të tij brenda një jave tre holandezë kanë pranuar Islamin.

Britania

Britania e ka larguar nga përdorimi termin ‘terrorizëm islamik’, duke përdorur vetëm fjalën terrorizëm. Sheriati Islamik ka filluar të tërheqë shumë britanikë, prandaj Kryepeshkopi i Kantëbërit, Rowan Williams ka thënë për BBC se besonte se kishte vend për një adoptim konstruktiv të disa aspekteve të ligjit musliman, siç janë ato që kanë të bëjnë me çështjet financiare dhe ato që lidhen me martesat. Shih: http://www.voanews.com

Madje ai i ka falënderuar muslimanët britanikë për shkak të kthimit të religjionit dhe të etikës në jetën publike. Sondazhet tregojnë se 82% e muslimanëve në Britani i besojnë qeverisë dhe i përkasin Britanisë.

Gjithashtu “Daily Telegraph” ka zbuluar se në mars 2008 numri i besimtarëve që shkojnë në xhamitë e Britanisë e tejkalon numrin e atyre që shkojnë në kishat e Anglisë dhe Uellsit. Ajo thekson se nëse vazhdojnë këto trende, deri në vitin 2020, numri i të krishterëve që do të marrë pjesë në lutjet e së dielës do të bjerë në 678.000, ndërkaq numri i muslimanëve që falin namazin e të premtes në vitin 2020 do të rritet në 683.000.

Gjermania

Gazeta e përditshme gjermane, “Die Welt”, thotë se Islami po përhapet në Gjermani gjithnjë e më shumë. Sipas informacioneve të sigurta ajo thekson se ekziston një plan për të ndërtuar 120 xhami shtese në Gjermani. Statistikat e fundit tregojnë se popullsia muslimane në Gjermani është në rritje. Por nuk ka statistika zyrtare për këtë.

Sipas statistikave të qeverisë gjermane në Gjermani ka 206 xhami. Ndërsa Qendra islamike në Gjermani ka thënë se janë ndërtuar vetëm 180 xhami me leje zyrtare nga Qeveria Gjermane. Por ka shumë mesxhide që i përdorin muslimanët për namaz, në katet e poshtme të ndërtesave, në restorante dhe dyqane private.

Suedia

Në një konferencë shtypi në Institutin Suedez në Aleksandri, në një goditje për anti-muslimanët, delegacioni i muslimanëve të Rinisë të Suedisë ka njoftuar se 15.000 suedezë, mes moshës 20 dhe 40 vjeçare, kanë pranuar fenë islame pas krizës së karikaturave blasfemuese të 2008-tës ndaj Muhammedit a.s.

Një raport i përgatitur nga Qendra Islamike në kryeqytetin suedez, Stokholm, njofton gjithashtu se Islami është bërë feja e dytë në Suedi pas besimit të krishterë dhe kjo është arsyeja pse qeveria suedeze e ka njohur Islamin dhe ka vendosur që ai të mësohet në shkollat publike.

Numri i muslimanëve tani në Suedi është më shumë se 120.000 muslimanë dhe Islami përhapet pavarësisht nga mungesa e publicitetit dhe propagandës së mjaftueshme të tij nga ana e muslimanëve. Islami po përhapet në veçanti në mesin e grave akademike dhe universitare. Kjo dëshmon respektin që tregon Islami për gratë dhe statusin e denjë dhe të natyrshëm që ai ia njeh femrës.

Spanjë

Në Spanjë, kryetari i Shoqatës Islame në territorin e “Katalonias”, një ndër rajonet më të pasura të Spanjës veri-lindore, sipas revistës, “Akideti – besimi im”, thotë se “konvertimet në Islam bëhen përkundër fushatave negative ndaj Islamit që zhvillohen në gazetat dhe mediat perëndimore.”

Ky konvertim vazhdon pa marrë parasysh ndikimin e këtyre fushatave: “Edhe pse është e dukshme se është më lehtë për tu kthyer në budizëm, katalonasit zgjedhin Islamin.” Shoqata Islame vlerëson se në Islam kanë kaluar 3 mijë deri në 4 mijë katalonas.

Por, gjithashtu, vlerësohet se: “Këto shifra nuk reflektojnë realitetin. Numri i vërtetë mund të jetë më i madh se sa reklamohet.” Numri i muslimanëve në Spanjë është më shumë se një milion e gjysmë, sipas statistikave gjysmëzyrtare. Kurse qeveria spanjolle vlerëson se numri i muslimanëve është nga 800.000 deri në një milion.

Të dhënat janë marrë nga shkrimi, Ihsaat Garbie: Intisharul Islam fi Evrupa ve Amerika ragme hamelat et teshvih. Shih: http://www.moheet.com/show_files.aspx?fid=207514

Sipas disave, përhapja e Islamit në Evropë ka arritur në një shkallë që sfidon identitetin e krishterë të Evropës, e cila e sheh veten si bastion të krishterizmit. Kishat në Evropë, po braktisen dhe po ofrohen për shitje. Shumica e kishave që shiten blihen nga muslimanët dhe shndërrohen në xhami, duke nxitur alarmimin e klerikëve të krishterë.

Prandaj nuk është rastësi gjithë ajo fushatë fyese ndaj Islamit dhe Pejgamberit (paqja e Zotit qoftë mbi të), duke përfshirë karikaturat në Danimarkë dhe në shumë vende të tjera në Evropë, si edhe fjalët e Papës se Islami është përhapur me dhunë.

Por a do të ndikojë ky sulm mbi përhapjen e Islamit? Përgjigja është ‘po’, sepse sulmi mbi Islamin po i nxit evropianët që ta njohin dhe të mësojnë për Islamin. Si rrjedhim, shitja e librave islame ka parë një rritje të madhe gjatë viteve të fundit. Dhe, në këtë mënyrë, armiqtë e Islamit kontribuojnë në përhapjen e tij.

Shumë miliarda dollarë që shpenzon Kisha në fushatat e saj kristianizuese rreth botës nuk kanë sukses. Kisha është përqendruar në vendet e varfra duke u munduar të shfrytëzojë mjerimin dhe skamjen e njerëzve për të përhapur krishterizmin, pasi që ai po dështon në vetë truallin e Evropës, sepse atë nuk mund ta pranojë mendja veçse përmes joshjeve materiale.

Agjencitë e lajmeve kanë dhënë lajmin e vetëvrasjes së një prifti gjerman. Në manastirin e Augustinit, në qytetin lindor Erfurt, ku Martin Luteri kishte kaluar gjashtë vjet si një murg në fillim të shekullit të 16-të, prifti gjerman Roland Weisselberg, 73 vjeçar, ka djegur veten, më 1 nëntor 2006, si protestë ndaj përhapjes së Islamit dhe “Islamizimit të Evropës”. Një ditë më vonë ai ka ndërruar jetë.

Shih: Priest burns himself to death over Islam

http://www.timesonline.co.uk/tol/news/world/europe/article623634.ece.

E gjithë kjo dëshmon se Islami është feja që po marshon me hapa të sigurt në Evropë dhe Amerikë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi