Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Preshevë, policia serbe ndërhyn nëpër klasa dhe konfiskon librat shqip Empty Preshevë, policia serbe ndërhyn nëpër klasa dhe konfiskon librat shqip

Fri 8 Nov 2013 - 23:06
PRESHEVE-Policia serbe sot në mënyrë të organizuar ka konfiskuar libra shkollor në klasat e shkollës fillore në Raincë të komunës së Preshevës.

Rasti është konfirmuar nga ana e komunës së Preshevës, duke bërë të ditur se forca policore të shoqëruara nga inspektorë policor kanë ndërhyrë nëpër klasa ku po vijonte mësimi dhe kanë konfiskuar librat nga klasa e parë deri në klasën e katërt.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se kjo është një ngjarje tmerruese që ka tronditur fëmijët e kësaj shkolle dhe një shqetësim për tërë banorët e Luginës së Preshevës.

“Kanë ardhur forca të shumta policore dhe kanë hyrë nëpër klasë për të konfiskuar librat shqip, duke përfshirë Abetaren mbarëkombëtare. Kjo është e palejueshme, skajshmërisht e kundërshtueshme, që ky tmerr të ndodhë për ne. Ne nuk mësojnë dot cirilikë, më parë do të mësonim anglisht ose gjermanisht”, deklaroi Ragmi Mustafa.

Kryetari i komunës së Preshevës i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi që të ndërhyjë lidhur me këtë ngjarje, duke biseduar me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe diplomacinë e jashtme, për të alarmuar këtë ngjarje terrori për fëmijët e Luginës.

“Nuk ka pas paralajmërim kjo ndodh pse janë libra shqip, dhe ata libra duhet të burgosen. Ata kanë burgosur në vitin 2010 një traktor me rimorkio me libra, të cilat nuk i kanë kthyer asnjëherë, dhe po të njëjtën tani janë duke e bërë. Ky është tmerri më i madh, sepse duan që shqiptarët mos të shkollohen shqip. Sepse preteksti tyre është që përmbajtja e njësive mësimore të librave shqip a është në harmoni me direktivat e Ministrisë në Beograd, dhe këto janë pretekste, për të injektuar një dozë më të madhe të pasigurisë tek shqiptarët në tokat tyre”, theksoi kryetari i komunës së Preshevës, i cili ka shtuar se nuk ekziston asnjë hapësirë për të biseduar me Beogradin për këtë çështje tmerruese.

(a.n/Ina/BalkanWeb)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Preshevë, policia serbe ndërhyn nëpër klasa dhe konfiskon librat shqip Empty Re: Preshevë, policia serbe ndërhyn nëpër klasa dhe konfiskon librat shqip

Fri 8 Nov 2013 - 23:18
Ndersa Kryeministri i Kosoves (Hasim Thaci), lexova ne nje lajm te top-chanel thoshte se "nuk ka me ndryshime kufijsh"!!!

A kane cipe ne faqe keta njerez qe flasin me keq se b*tha qe 10* ?!

Keshtu u c'lirua Shqiperia?!
Keshtu u c'lirua Kosova?!

...qe te vuaj Presheva?!
...qe te vuaj Ilirida?!
...qe te vuaj Cameria?!
...qe te vuaj Malesia?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi