Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shënohet Ditën e Alfabetit Shqip  Empty Shënohet Ditën e Alfabetit Shqip

Fri 22 Nov 2013 - 11:03
Shënohet Ditën e Alfabetit Shqip  D5u0



Gjatë ditës së sotme në Maqedoni shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 105 vjet në Kongresin e Manastirit.

Kongresi i Manastirit ishte hapur nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Në të kanë marrë pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata.

Në këtë Kongres është miratuar vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ata për gjuhën shqipe. Në Manastir në atë kohë kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurtë për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar, shkruan "Zhurnal".

Kryetar i Kongresit ishte zgjedhur Mit’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit 20, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe,në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

105 vjetori i alfabetit të gjuhës shqipe është shënuar gjatë ditës së djeshme në Çair të Shkupit ku u bë edhe hapja solemne e shkollës së re e quajtur “Kongresi i Manastirit”.


Burimi: Kosova Press
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Shënohet Ditën e Alfabetit Shqip  Empty Re: Shënohet Ditën e Alfabetit Shqip

Fri 22 Nov 2013 - 19:27
Alfabeti i gjuhes shqipe

Në Manastir u kthjell moti,
kemi alfabetin të pastër si loti.
Kemi një alfabet të shenjtë,
Rënjët i ka tek pellazgenjtë.

Margaritarë të çmuar gjëra të shenjta
I sollën tek ne mendjet e mprehta.
këto shenja,këto vija,
jane te kultivuara nga arberia.

Me parë përdoreshin shume alfabete
Ne fshatra krahina dhe qytete.
me 14 nentor delegatet e kongresit kishin zene pozita
Në krye të kuvendit qëndroi, mendjeholli Gjergj Fishta.

Me vitin 1908 në atë kongres,
shoqeria „Bashkimi" disa shkronja do ti paraqes,
erdhi momenti u paraqitën shkronjat
mbi Manastirin e alfabetit këndonin shqiponjat.

Sot ky alfabet gjithkund lexohet e shkruhet.
me penën e artë ajo ruhet.
Nga valët e Drinit të zi jehoi i tërë qyteti,
Këtë alfabet nuk e lekund,stuhia e as termeti.

Zeqirja Latifi, 14 Nëntor 2012
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi