Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Urime Dita e Alfabetit Shqiptar Empty Urime Dita e Alfabetit Shqiptar

Fri 22 Nov 2013 - 13:14
Sot në Maqedoni shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 105 vjet në Kongresin e Manastirit.
Kongresi i Manastirit ishte hapur nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Në të kanë marrë pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Në Manastir në atë kohë kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurtë për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.
Për kryetar të Kongresit është zgjedhur Mit’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.
Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit 20, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.
Për shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.
Njëqind e pesë vjetori i alfabetit të gjuhës shqipe është shënuar dje në Çair të Shkupit, me ç’rast u bë edhe hapja solemne e shkollës së re “Kongresi i Manastirit”.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Urime Dita e Alfabetit Shqiptar Empty Re: Urime Dita e Alfabetit Shqiptar

Fri 22 Nov 2013 - 19:20
Përfaqësuesit e Kongresit të Manastirit, sipas numrave në foto :

1. Midhat Frashëri, (Lumo Skëndo) delegat i Klubit të Selanikut dhe i Klubit të Janinës; 2. Gjergj Fishta, delegat i Shoqërisë Bashkim në Shkodër, 3. Emzot Kaçori, delegat i Durrësit, 4. Dom Nre Mjeda delegat i shoqërisë Agim në Shkodër, 5. G.D.Qiriaz Manastiri, delegat i Manastirit, nënkryetar i Kongresit, 6. Fehim be Zavalani, delegat i Manastirit, kryetar i Klubit të Manastirit, 7. Dimitri Mole, delegat i Filibesë, 8. Nyzhet Vrioni, delegat i Beratit, 9. Rok Berisha Gjakova, delegat i Shkupit, 10. Bajo Topulli Gjirokastra, delegat i Gjirokastrës, luftëtar i lirisë, 11. Thoma Abrami, delegat i Korçës, 12. Sotir Peci Dardha, delegat i shqiptarëve në Amerikë dhe të Bukureshtit, 13. Luigji Gurakuqi Shkodra, delegat i këtij qyteti, 14. Shahin Kolonja, delegat i Kolonjës, 15. Ahil Eftim Korça, delegat i Kostancës, 16. Adham Shkaba Statobërdha, delegat i Sofjes, 17. Dimitri Buda Elbasani, delegat i këtij qyteti, 18. Matea Logoreci shkodra, delegat i shoqërisë Agimi i këtij qyteti 19. Azis, delegat i Starovës, 20. Shevqet Frashëri, delegat i Korçës,21. Simeon Shuteriqi Elbasani, delegat i këtij qyteti, 22. Leonidha Naçi Korça, delegat i Vlorës, 23. Zejnel Glina, delegat i Leskoviqit, 24. Sami Pojani, delegat i Korçës, 25. Refik Toptani, delegat i Tiranës. 26. Mihal Gramenua, delegat i Korçës. Midis z. R. Toptani dhe z. M. Gramemo është Çeço Topulli, luftëtar i lirisë. Pranë Gramemos është Muhtari, dhe Kavas i klubit të Manastirit. Ngjitur me Ahil Eftimin është Xhelal Bepoda, dhe në mes të z. Shutiriqi dhe Glina është z. Selman nga Elbasani.
Urime Dita e Alfabetit Shqiptar 555333_585239071535011_64304286_n
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi