Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Goditet rrjeti i trafikut të femrave, pranga 2 personave Empty Goditet rrjeti i trafikut të femrave, pranga 2 personave

Sat 23 Nov 2013 - 15:36
Goditet rrjeti i trafikut të femrave, pranga 2 personave O-PROSTITUTE-facebookPolicia e Durrësit ka goditur paraditen e sotme një grup kriminal që merrej me trafikimin e femrave. Si rezultat i operacionit në pranga kanë përfunduar 2 persona, njëri prej tyre shtetas bullgar, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Burime nga policia bëjnë me dije se organizata rekrutonte femra nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga zonat rurale dhe më pas i detyronte të ushtronin prostitucion në Durrës, e qytete të tjera. Ndërkaq një pjesë tjetër i trafikonte edhe drejt shtetit fqinj, Italisë.



Të arrestuarit janë shtetasi bullgar Tomcho Tomov 55 vjeç dhe Alesio Cullhaj 25 vjeç nga Elbasani, të cilët u kapën në flagrancë teksa po tentonin të trafikonin vajzën me inicialet V. T në drejtim të Italisë.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi