Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova, rrezik nga ekstremizmi fetar Empty Kosova, rrezik nga ekstremizmi fetar

Tue 26 Nov 2013 - 13:34
Rreziku kryesor për Kosovën, pas strukturave paralele në veri, është ekstremizmi politik dhe fetar. Kështu thotë një dokument i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili pak ditë më parë i është prezantuar Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme nga vetë ministri Enver Hoxhaj.

Në dokumentin në fjalë, të cilit i referohet e përditshmja “Zëri”, radhiten shqetësimet për një sërë problemesh me të cilat mund të ballafaqohet Kosova në të ardhmen.

Në dokument theksohet se, prirjet ekstremiste në Kosovë nuk do të kenë sukses nëse nuk do të ndihmohen nga faktorë të jashtëm.

“Për këtë arsye ne kërkojmë që të mbajmë marrëdhënie të mira me agjencitë e zbatimit të ligjit me fqinjët tanë të parë dhe me vendet e tjera, të shqetësuara për mundësinë e ekstremizmit politik ose fetar”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Ndërkohë, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme bëjnë të ditur se nga komisioni parlamentar nuk ka pasur asnjë reagim përsa i përket këtij dokumenti.
/ Top Channel
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kosova, rrezik nga ekstremizmi fetar Empty Re: Kosova, rrezik nga ekstremizmi fetar

Tue 26 Nov 2013 - 22:17
Edhe kete e ka zan paniku i ngratin por nuk ekeni nxjer lajmin krjet se ka than edhe fajtor eshte Albin kurti..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi