Ja cilat janë të brendshmet e padukshme
Wed 27 Nov 2013 - 22:03
Ka një numër mjaft të madh linjash që i dizenjojnë të brendshmet në mënyrë që të jenë të padukshme dhe të eliminohen format e rripat, por këto lloj të brendshmesh po bëjnë xhiron e botës në internet për format dhe pamjen e pazakontë. Prodhuar nga një markë e quajtur “Babapanty”, këto të mbathura të padukshme kanë në thelb tri shirita silikoni, të lidhur në mënyrë strategjike, dy nga të cilët kalojnë në mes të këmbëve dhe dalin duke u bigëzuar nga katrori i copës.
Marka ka nisur një platformë për të financuar projektin me qëllim arritjen e 10, 000 $, por deri tani janë ofruar vetëm pesë mbështetës, ku të gjithë bashkë kanë dhuruar 110$ për shkak ndoshta se janë jo komode dhe jo të këndshme në pamje.
Një përshkrim i platformës mbështetëse thotë: “Përdorini çdo ditë, ndihuni seksi dhe e lirshme edhe kur jeni me ciklin”. Gjithashtu ajo liston një sërë avantazhesh krahasuar me mbathjet e zakonshme, “jo përdredhje, jo dukje, jo forma të shëmtuara nën veshjet tuaja”.
/Shekulli Online/ E.L./
- MarinWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 84
Postime : 23043
Vendndodhja : diku neper bote
Anetaresuar : 24/01/2010
Re: Ja cilat janë të brendshmet e padukshme
Wed 27 Nov 2013 - 23:17
sa paska ec moda perpara
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi