Rikthehet sot ‘Nata e Bardhë’ Rama: Kinematë hapur gjithë natën
Fri 29 Nov 2013 - 21:41
TIRANE -Për aktivitetet e “Natës së Bardhë” ka shkruar edhe vetë kryeministri Edi Rama. Në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama ka postuar një foto të kinemasë, nga ku sqaron se Kinematë do të jenë hapur për të gjithë qyetatrët dhe gjatë gjithë natës. Gjatë ditës deri në orën 16:00 do të shfaqen filma në kinematë IMPERIAL për fëmijë me çmim të reduktuar 150 lekë (nga 300-500 lekë). Në kinemanë pranë Qendrës Kristal, do të shfaqen filma shqiptarë me subjekt luftën NACL dhe FALAS për veteranët.
Filma të rinj me çmim të reduktuar 300 lekë bileta tek 2 sallat Imperial tek Hotel Sheraton, Kinema "Agimi" dhe tek kinemaja në qendrën Kristal.
Rikthehet sot “Nata e Bardhë”, ku aktivitetet do fillojnë paradite dhe do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit.
Për herë të parë Galeria Kombëtare e Arteve dhe Muzeu Historik Kombëtar do të jenë hapur deri në mëngjes duke ju bashkuar festimeve. Ku vizitorët do të mund të shohin falas në Galeri, ekspozita dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë.
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave nga ora 10:00 e paradites deri në orën 22:00 do kenë shfaqje të ndryshme për vogëlushët, ndërsa hyrja do jetë falas.
Po ashtu, çdo restorant apo bar me tabelën “Këtu festohet Nata e Bardhë” do të ofrojë shërbim nën kosto në datën 29 Nëntor, nga ora 22:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit të datës 30 Nëntor. Po ashtu edhe kinematë do të jenë hapur gjatë gjithë natës dhe me rastin e kësaj feste çmimi i biletave do të jetë i reduktuar vetëm 300 lekë.
(er.nu/m.s/BalkanWeb)

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Rikthehet sot ‘Nata e Bardhë’ Rama: Kinematë hapur gjithë natën
Fri 29 Nov 2013 - 21:56
po i vjen me ne fund mbas kaq vitesh era Kryeqytet
se deri dje kishte vandalet ne qeveri
se deri dje kishte vandalet ne qeveri
Re: Rikthehet sot ‘Nata e Bardhë’ Rama: Kinematë hapur gjithë natën
Sat 30 Nov 2013 - 2:07
Ka lezet Tirana me kete lloj feste, njerez te lumtur sado ne kriz, rini te bashkuar sado pa punesi kudo, familje neper bare restorante sado mezi arrin rroga ne fund muaji aman festa e nates se bardh esht e bukur.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi