Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama: Fituam në gjithë vendin, PD të mos cënojë numërimin Empty Rama: Fituam në gjithë vendin, PD të mos cënojë numërimin

Tue 10 May 2011 - 3:43
TIRANE - Kreu i PS, Edi Rama në një konferencë për media, prezantoi sot Adeina Farriçin, kandidaten socialiste që fitoi garën në zgjedhje në bashkinë e Burrelit.
“Fitoret e sotme spektakolare. Gjerdani i fitorefe është zgjatur dhe vazhdon të zgjatet. Falenderoj sot publikisht të gjithë fituesit. Fushë Kruja fitorja më e fundit me rezultat spektakolar, fitore e vështirë në Divjakë, Këlcyrën e Memaliajn që i marrim në dorëzim nga rivalët e dështuar të PD. Më tej me Gramshin, një bashki që deri në momentin që flasim është mbajtur pa sukses nga PD. Me Urën Vajgurore dhe Policianin. Rimarrim Ballshin, rikthehemi me entuziazëm dhe besim të madh se do bëjmë shumë për Tepelenën e marrë peng nga Saliu. Rikonfirmohemi në Ersekë, një mandat pas shumë vitesh në Krumë. Do mundohemi të nxjerrim nga agonia Sarandën. Rikthehemi në Përmet me një djalë të ri që do të shërbejë. Sigurisht i gëzohemi fitores së bujshme në Himarë. Pritet fitorja edhe në Kavajë. E vetmja rrugë po na bashkon edhe me ta. Mund ta qujmë të sigurtë dhe fitoren në Orikum, rikonfirmojmë besimin edhe për Pogradecin, një fitore të shkëlqyer edhe në Lushnje do marrim. Nuk diskutojmë Korcën, pavarësisht disa korcarëve të paudhë në krah të Saliut. Pas 20 vitesh ndasie na bashkuan edhe me Lacin arritëm të shtrinim ndikimin tonë”, pohoi Rama.
Ai shprehu më tej edhe shqetësimin e numërimit me hapa të ngadaltë të votave në Tiranë e Durrës, fenomen ky i denoncuar edhe nga deputetët e PS.
“Rrethimi i Tiranës dhe Durrësit nga njerëz të dëshpëruar që synojnë të godasin në zemër të vendit, as më shumë e as më pak lokomotivën e fitores që është e do të mbetet Tirana. U bëj apel atyre që po i shkojnë pas rrethimit të pamundur të Saliut që ta ndihmojnë të ftillohet. Në 8 Maj mësoi se nuk mund ta tërheq prej hunde qytetarin”, pohoi Rama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi