Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dorezat me sinjal per ciklistet Empty Dorezat me sinjal per ciklistet

Fri 13 Dec 2013 - 23:36
Dorezat me sinjal per ciklistet 1386856715-dorezSinjalizimi i synimit për të marrë kthesën teksa udhëtohet me biçikletë do të mund të bëhet me një dorezë të ndritshme dhe jo duke ngritur krahun. Është ideja e një programuesi amerikan, që ka zhvilluar prototipin e këtyre sinjalizuesve dhe që tani po kërkon sponsor. Quhet Zach Vorhies, jeton në San Francisko dhe është një ish-inxhinier programesh i Google, ku më parë ka mbikëqyrur integrimin e Google Earth në sistemet e navigimit të automjeteve.
Pasi ka braktisur tryezën e punës në Mountain View, Vorhies i është përkushtuar shpikjes së tij që po përpiqet ta financojë përmes një platforme shumëpalëshe, me të cilën duhet të mbledhë 35 mijë dollarë. Përdorimi i dorezës është shumë i thjeshtë: mjafton të afrosh gishtin e madh tek ai tregues dhe sinjali nis të pulsojë si një llampë, duke rregulluar intensitetin në bazë të ndritshmërisë në rrugë. Vohries është nisur nga doreza të zakonshme biçiklete, duke hasur jo pak vështirësi në fillim. “Prototipët e parë ishin shumë të mëdhenj dhe kishin probleme në vendosjen e baterive”, ka treguar ai. “Më pas krijuam një sistem ushqimi me bateri njëpërdorimshe ose të rikarikueshme, që menaxhojnë ngarkesën elektrike pikërisht sipas tipit të tyre”, ka sqaruar më tej inxhinieri.shqiperia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi