Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Deputeti holandez: Nuk e kuptoj KE-në, Shqipëria është vendi më i korruptuar Empty Deputeti holandez: Nuk e kuptoj KE-në, Shqipëria është vendi më i korruptuar

Tue 17 Dec 2013 - 17:47
  • Verheijen: S'mund të rregullosh shtratin, kur shtëpia juaj ndodhet ende në flakë

Deputeti holandez: Nuk e kuptoj KE-në, Shqipëria është vendi më i korruptuar 002_RBIAdam-image-1202627
Deputeti holandez: Nuk e kuptoj KE-në, Shqipëria është vendi më i korruptuar ESM-01-028-20131214
Ndryshe nga seç pritej, kundër dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë nuk ka dalë vetëm Holanda. I mendimit për shtyrjen e dhënies së statusit për në qershor të vitit të ardhshëm janë shprehur dhe Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Danimarka.

Qëndrimi i pesë vendeve skeptike është bërë i ditur në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së sot në Bruksel.

Ministri danez është shprehur se, Shqipëria ka ende nevojë për të treguar se është duke bërë çmos, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një kohë që këto pesë vende mendojnë se Shqipëria ende nuk është gati, 23 vendet e tjera të BE-së janë shprehur pro.

Holanda ishte vendi i parë dhe vendi më skeptik. Parlamenti i saj miratoi dhe një mocion ku i kërkonte qeverisë të “bllokonte” dhënien e statusit.

Deputeti i VVD-së (parti në pushtet), Mark Verheijen në një intervistë për gazetën “Elsevier”, ka shprehur shqetësim lidhur me planin e Brukselit për zgjerimin e BE-së.

Ai ka theksuar se nuk e kupton propozimin e Komisionit Evropian për të bërë Shqipërinë vend kandidat për anëtarësim. “Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë. Nuk mund të rregullosh shtratin, kur shtëpia juaj ndodhet ende në flakë”, shprehet deputeti holandez. “Evropa nuk duhet të humbë qytetarinë. Edhe ata që janë pro-Evropianë të pamat, duhet të kuptojnë se ka ende shumë gjëra për të rregulluar.”shekulli.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Deputeti holandez: Nuk e kuptoj KE-në, Shqipëria është vendi më i korruptuar Empty Re: Deputeti holandez: Nuk e kuptoj KE-në, Shqipëria është vendi më i korruptuar

Tue 17 Dec 2013 - 17:54
Statusi, tërhiqet Holanda?
  • Timermans: Akoma nuk kemi vendosur gjë. Do të flasim me homologët

Deputeti holandez: Nuk e kuptoj KE-në, Shqipëria është vendi më i korruptuar 0fdefcdf29a5ad2ef144fd0ce489e4518db1282aDeputeti holandez: Nuk e kuptoj KE-në, Shqipëria është vendi më i korruptuar 5d9634aa15b3173b0b124700f395362fdea96bf5
Qëndrimi i Holandës për të mbështetur Shqipërinë për statusin kandidat duket se është ende i “ashpër” edhe pse nuk ka marrë akoma një vendim përfundimtar.

Ministri i Jashtëm, Frans Timermans, i pyetur nga gazetarët para zhvillimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, theksoi se ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me pozicionin që do të mbajë Holanda për Shqipërinë.

Përveç Holandës, një tjetër vend që është spektik për dhënien e statusit është dhe Danimarka. Nick Haekkerup ka deklaruar se qëndrimi i tyre është i përafërt me atë të Holandës, dhe ka propozuar shtyerjen e dhënies së statusit për vendin tonë.

A do t’i thoni “PO” Shqipërisë sot?

Timermans: Akoma nuk kemi vendosur gjë. Do të flasim me kolegët tanë që të shohim se çfarë do të vendosë Këshilli Evropian.

Po për Serbinë?

Timermans: Edhe për këtë duhet të flasim me Këshillin, por jam shumë optimist.

Pra ju nuk prisni asnjë vendim për këta dy shtete sot?

Timermans: Nuk e di, mund t’i lihet Komisionit Evropian ky vendim, ose mund ta marrim sot vendimin, varet se çfarë do të thonë kolegët.
Po për Serbinë dhe Malin e Zi?

Timermans: Le të shohim se çfarë do të thonë kolegët e mi për këtë. Do të përpiqem të gjej një kompromis për t’i dhënë mbështetjen më të mirë drejt BE-së.



Qëndrimet e disa shteteve për statusin e Shqipërisë:

1- Nick Haekkerup - Minsitri i Danimarkës për Çështjet Evropiane

Qëndrimi i Danimarkës është se Shqipëria ka bërë progres, por ne kemi nevojë të shohim rezultate konkrete në një periudhë më të gjatë kohore, para se të vendosim për statusin e kandidatit. Ne i afrohemi qëndrimit të Holandës.

2- Carl Bildt - Ministri i Jashtëm i Suedisë

Shpresoj që të marrim një vendim pozitiv për Shqipërinë, për statusin e saj si kandidate në BE, por nuk jam i sigurt për këtë sepse ka disa rezervime nga disa shtete.

A keni folur me ministrin e Jashtëm të Holandës përreth bllokimit që po i bën Shqipërisë për statusin?

Jo, ende nuk kam folur me të, por natyrisht që do flas.

A shikoni një arsye për ta bllokuar Shqipërinë?

Statusi kandidat është diçka e papërcaktuar dhe e pa sqaruar mirë, është si një punë gjyqi. Dhe sipas meje ata i kanë bërë disa gjëra më mirë nga çfarë e prisnim, si për shembull zgjedhjet, lufta kundër korrupsionit, zgjedhja e qeverisë së re. Këta janë gjëra që duhen marrë parasysh. Kjo do të thotë që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.

3- Karl Erjaveni - Ministër i Jashtëm i Sllovenisë

Ne do e mbështesim kandidaturën e Shqipërisë, pasi vendi ka bërë progres, ndërkohë që do të mbështesim dhe fillimin e negociatave për Serbinë.

4- Alexandër Stubb - Ministri i Jashtëm i Finlandës

A do ta mbështesni kandidaturën e Shqipërisë sot?

Po, patjetër që do ta mbështesim kandidaturën e Shqipërinë, por ka ende pyetje të hapura rreth saj. Jam optimist se sot do të merret një vendim.

5- Jean Asselborn - Ministri i Jashtëm i Luksemburgut

A e mbështesni kandidaturën e Shqipërisë?

Po, natyrisht që e mbështesim dhe do të mundohemi t’i japim një zgjidhje deri në fund të javës kur mbyllet mbledhja e Këshillit.

6- Linas Antanas Linkebicius - Ministri i Jashtëm i Lituanisë

A prisni një vendim për Shqipërinë sot, apo pozicioni i Holandës është pothuaj i pamundur?

Ne do të shkëmbejmë pikëpamjet tona, do të shohim mundësinë e marrjes së një vendimi përreth zgjerimit të BE-së, kështu që në këtë vendim përfshihet edhe Shqipëria.



Statusi, BE pritet të japë sot vendimin për Shqipërinë

Këshilli i BE-së do të mblidhet sot për të marrë vendim lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për statusin e Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes informale të ditës së hënë, ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar për Shqipërinë, por nuk morën ndonjë vendim. Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec u shpreh optimist për një vendim pozitiv të martën për statusin kandidat.

Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së do të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes, ndërsa më pas do të ketë një edhe konferencë për shtyp, për vendimet e marra. Përveç Holandës që më herët ka shprehur votën kundër, në dilemë për qëndrimin e tyre janë edhe Danimarka, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi