Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza Empty Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza

Tue 17 Dec 2013 - 17:56
Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza Prostituta
Durrës- Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se në qytetin e Durrësit, brenda vitit 2013 janë shpëtuar nga trafikimi për prostitucion tetë vajza, identitetet e të cilave nuk janë bërë të ditura.

Sipas të dhënave, vajzat i përkasin moshës 16 deri në 22 vjeç. Këto statistika janë bërë të ditura në një mbledhje të prefekturës së qytetit të Durrësit.

Bëhet me dije se këtë vit janë kthyer nga shteti italian tetë vajza, të cilat shfrytëzoheshin si dhe trafikoheshin për qëllime prostitucioni.

Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj, theksoi se nevojitet bashkëpunim mes institucioneve. Në mbledhjen e prefekturës është vënë theksi në angazhimin institucional për të arritur rezultate konkrete, lidhur me fenomenin e trafikimit të femrave.

/Shekulli Online/S.H./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza Empty Re: Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza

Sat 21 Dec 2013 - 17:55
Shpetojne 8 dhe masakrojne 800, sipas atij striptizmit te bukur!!!

Ju jeni per pushkatim te gjithe...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza Empty Re: Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza

Thu 9 Jan 2014 - 0:33
Histori dashurie që përfundojnë te semafori


Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza Bababab2

Nga Laureta Roshi

- Ditën e nesërme pritet që në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë të zhvillohet seanca e parë për rrjetin e trafikut ndërkombëtar të prostitucionit. Ky rrjet u zbulua në fund të gushtit të vitit 2013, pas dëshmive të një prej viktimave në Athinë, A.B nga Gjirokastra, si dhe pas një kallëzim të minorenes M.K nga Delvina.

Hetimet nisën në Sarandë

Në 28 gusht të vitit 2013 pas kallëzimit që bëri 16 -vjeçarja M.K në komisariatin e policisë Sarandë, prokurori i çështjes Julian Çafka kërkoi arrestimin e dy shtetasve: Martin Buzheri 22 vjeç dhe Elton Ruçi Zhupa 34 vjeç, të dy banorë në Delvinë.

Policia prangosi Martin Buzherin, pas një operacioni të shpejtë në qytetin e Delvinës dhe shpalli në kërkim policor Elton Zhupa (Ruçi). Elton Zhupa, është emri i ndryshuar i Elton Muharem Ruçit, lindur në Koshan të Tepelenës dhe banues në Delvinë.

Policia në momentin që arrestoi Martin Buzherin, i gjeti atij në makinë drogë dhe pas një kontrolli të imtësishëm në banesën me qira, u gjet edhe një sasi e konsiderueshme parash. Policia vijoi hetimet, ku në dy celularët e autorit gjeti 58 mesazhe, të cilët i dhanë policisë edhe pistat e hetimit.

Dëshmia tronditëse e 16-vjeçares

Me shtetasin Martin Bizhuri, njihemi prej disa kohësh dhe ai më ka propozuar që të largoheshim në Greqi. Pas kësaj bisede unë jam takuar dhe herë të tjera me Martinin dhe më datë 03.07.2013 në orën 12:00 unë së bashku me Martinin dhe shokun e tij E.Zh., dhe pasi kemi hipur në makinën e këtij të fundit jemi nisur në drejtim të Kakavijës. Makina, me të cilën udhëtuam në drejtim të Kakavijës është e markës “Pezho” me ngjyrë blu me targë AA 749 FZ.

Kur kemi shkuar në Kakavijë organet shqiptare na kanë lejuar të iknim, ndërsa në palën greke na kanë mbajtur aty për disa orë. Arsyeja se përse ata në kanë mbajtur aty, ishte se unë isha nën moshë dhe nuk më vulosën pasaportën dhe më pas ata na kanë kthyer mbrapsht në tokën shqiptare. Kur unë jam kthyer në doganën shqiptare, jam takuar përsëri me E. ZH. dhe Martinin, të cilët ishin ulur në një kafe aty pranë. Kemi qëndruar duke pritur aty deri në orën 19:30 kur ka ardhur autobusi i linjës së Sarandës dhe më pas unë kam hipur në të vetëm dhe jam nisur në drejtim të qytetit të Athinës, kurse Martini me E., do të niseshin më vonë me makinë.

Unë kam mbërritur në Athinë në orën 06:00 të mëngjesit dhe te stacioni ku zbrita më ka pritur një vajzë, e cila quhet Anisa, po mbiemrin nuk ja di dhe është e moshës rreth 23 vjeç dhe është nga qyteti i Gjirokastrës. Pasi u takova me Anisën kemi shkuar në një shtëpi që mesa mësova ishte e E.ZH, dhe kam qëndruar aty dy ditë së bashku me Anisën dhe pas dy ditësh kanë ardhur edhe Martini, i cili erdhi në mëngjes ndërsa E.ZH, erdhi në drekë.

Pyetje:Çfarë pune do të bënit ju në qytetin e Athinës, po Martini me çfarë pune do merrej?

Përgjigje: Sipas bisedës që Martini kishte bërë me E.ZH, unë do të punoja si pastruese për momentin sa do të shkonim aty, kurse Martini do të gjente punë tjetër, po unë nuk di se çfarë pune konkretisht. Duke qëndruar në shtëpi në ditët në vazhdim nga ana e E.ZH., ka filluar presioni në mënyra të ndryshme që unë të dilja dhe të punoja si prostitutë. Këtë bisedë ai e ka hapur në ditën e katër, pasi unë kisha shkuar në Athinë, kur më tha se më kishte gjetur një punë dhe në pasdite do të takonim pronarin grek për të biseduar në lidhje me punën që unë do të bëja. Kur kemi shkuar për të takuar kemi qenë unë së bashku me E.ZH, dhe një vajzë tjetër, të cilën unë nuk e njihja, dhe që ishte e njohura e E.ZH, dhe di që ishte nga Durrësi dhe më vonë aty ka ardhur dhe Anisa.

Kur kemi shkuar aty jemi futur në një lokal, ku me sa pashë ishte një lokal ku bëhej seks dhe aty kemi takuar një shtetas grek që ishte i moshës 55 vjeç. Pasi jemi takuar aty E.ZH, më ka thënë se do të punoja aty dhe do shkoja me klientë që do të vinin kundrejt pagesës prej 30 euro për çdo klient. Unë nuk kam pranuar që ta kryer këtë rol dhe më pas jemi larguar dhe kemi shkuar në një lokal, ku kemi gjetur Martinin, të ulur me një shoqe tjetër të E.ZH. Pasi jemi ulur aty, vajzën nga Durrësi ka ardhur dhe e ka marrë një djalë shqiptar, por nuk me di nga ishte dhe ata janë larguar dhe si kam takuar më, por di që ishte shok i E.ZH. Kur shkuam aty E.ZH shkëmbeu një debat me Martinin për arsye se, pse ai ishte me shoqen e tij dhe në lokal nuk kemi qëndruar shumë dhe më pas kemi shkuar në shtëpi. Gjatë rrugës E.ZH, më tha se do ta mbyllte derën nga brenda dhe s’do ta lejonte Martinin të hynte në shtëpi.

Kur kemi shkuar në shtëpi unë jam shtrirë te krevati, ku kisha fjetur për tre ditë rresht dhe E.ZH, ka ardhur është afruar te unë dhe në dorë ka pasur një thikë e në dhomë së bashku me mua ishte dhe Anisa. Ai filloi të më kërcënonte dhe të më qëllonte si mua dhe Anisën, dhe më pas më ka vënë thikën në fyt dhe filloi të më prekte në të gjitha pjesën e trupit. Mua kjo situatë nuk më ka pëlqyer dhe e kam kundërshtuar, lidhur me këto prekje dhe më pas ai më ka kapur me forcë dhe më ka përdhunuar. Prezent në dhomë në momentin që ka ndodhur kjo ishte dhe Anisa, e cila ishte keqtrajtuar dhe ajo nga ana e E.ZH. Pa kaluar shumë në shtëpi erdhi Martini dhe filloi t’i binte derës dhe E.ZH, sapo e hapte dhe është drejtuar nga unë me një thikë në dorë, duke më thënë që të mos nxirja zë ose do të më vriste, si mua dhe Anisën.

Martini u përpoq të hapte derën por ishte e mbyllur me zinxhir dhe E.ZH, i ka thënë se nuk kishte më punë në shtëpinë e tij dhe të largohej. Më pas Martini i tha që të më nxirrte mua nga shtëpia, por ai s’pranoi. Martini ka qëndruar tek dera rreth 3 orë dhe më pas është larguar. Gjatë kësaj kohe unë kam qenë në dhomë dhe kisha frikë të thërrisja për shkak të dhunës që E.ZH, ushtroi ndaj meje dhe thikës që ai kishte në dorë.

Pyetje: Në çfarë forme është ushtruar presioni nga ana e shtetasit E.Zh, ndaj jush për të punuar si prostitutë?

Përgjigje: Presioni ndaj meje është ushtruar me kërcënime se do të më vriste në rast se unë do të njoftoja familjen time, e cila ishte në Shqipëri. Në disa raste më ka keqtrajtuar fizikisht duke më rrahur dhe goditur me sende të forta.

Historia e minorenes

Dëshmia tronditëse e 16-vjeçares tregonte, për përdhunimet dhe pazaret me pronarët grekë në qendër të Athinës. “Ata me detyronin të shkoja me klientë të ndryshëm dhe nëse kundërshtoja ata më dhunonin, duke më rrahur”, pohon 16-vjeçarja, së cilës ia thyen edhe dhëmbët, sepse nuk pranoi të punonte si prostitutë.

Ajo tregon se e gjithë ngjarja ka nisur pas njohjes së saj me Martin Buxherin, i cili i premtoi se do të jetonin bashkë në Greqi dhe do të punonin, duke ndërtuar një familje.

Ajo thotë se, pas një bisede për një jetë më të mirë në Athinë, përmes ndihmës së Elton Zhupës, Martin Buxheri e mori minorenen M.K dhe u nisën në 3 korrik 2013 të kalonin në Kakavijë. Policia shqiptare i la të kalonin, policia greke e ktheu minorenen M.K. Ajo i telefonoi familjes. Por ata i thyen telefonin dhe e hipën në autobusin e linjës Maksa Travel, ku shoferi mori para dhe e kaloi në Greqi.

Kur vajza mbërriti në Athinë, e priste një person tjetër, i cili ishte quajtur “njeriu prej xhami”. Ai e kishte identifikuar lehtë 16-vjeçaren dhe e kishte marrë, duke e çuar në një nga banesat me qira, ku grupi i trafikut mbante vajzat të cilat i përdorte si prostituta.

Ajo thotë se kontaktin e parë atje, e pati me një nga të fejuarat e Elton Zhupës, nga Gjirokastra. Ajo ishte 24 vjeç, me arsim të lartë, e thërrisnin Stela. Ajo i kishte treguar 16-vjeçares M.K, se quhej Anisa, se kishte një vëlla dhe ishte e detyruar të qëndronte atje, se në të kundërt ata do t’ia vrisnin vëllanë.

Rrjeti i prostitucionit përfshinte vajza nga rrethi i Përmetit, Durrësit, Gjirokastrës dhe Delvinës, të cilat pasi përdoreshin në motelet e Delvinës dhe hotelet buzë detit në Sarandë, për klientët e gjetur nga tutorët, niseshin drejt Greqisë. Policia shoqëroi në komisariat disa nga klientët e deklaruar nga vajzat, banorë të Delvinës. Skandali përfshiu sipërmarrës tregtarë familjarë që kishin paguar 10.000 lekë ora për marrëdhëniet me vajzat.

Por, prindërit e M.K e kishin denoncuar në polici Buzherin, të cilët e akuzonin se i kishte rrëmbyer vajzën. Pas një kohe qëndrimin në Greqi Martin Buzheri dhe 16-vjeçarja u kthyen në Shqipëri, duke thënë se vajza kishte ikur me dëshirë dhe ata ishin të fejuar. Pas kthimit në Qaf Bot, ajo deklaroi se ishte e dashuruar me Martinin, edhe pse mbi trupin e saj ende kishte shenja dhune.

Çifti i të rinjve jetonin në periferi të Delvinës, në një banesë qira, të cilën e paguanin me para që dilnin nga prostituimi i saj dhe vajzave të tjera në jug të vendit. Por, policia e arrestoi Martin Buzherin pas dëshmisë së bërë nga 16-vjeçarja, e cila nuk e duroi më dhunën dhe iu drejtua dyerve të policisë. Pas arrestimit të një prej autorëve, të gjitha viktimat e tjera, vajzat që ishin detyruar të punoni si prostituta me dhunë, dëshmuan në polici për të gjitha ngjarjet dhe historitë e tyre të tmerrit.

Policia shpalli më pas në kërkim edhe Elton Zhupën, një nga djemtë e familjes së ardhur nga Koshani i Tepelenës për një jetë më të mirë në Delvinë. Nëna e tij Hamine pohon se, ka ndërmjetësuar për fejesat e të birit si çdo nënë, fejesa më e fundit në Përmet në muajin maj. Por, djali i saj të gjitha vajzat, me të cilat ishte fejuar i përdortë si prostituta, njëherë në Shqipëri dhe më pas i çonte në Greqi.

Ndërsa 16-vjeçarja M.K, u kthye te prindërit, por thashethemet dhe presioni në qytetin e vogël të Delvinës bënë që ata të shisnin shtëpinë dhe të largoheshin që atje.

Babai i minorenes ka treguar se shpeshherë janë kërcënuar dhe anëtarë të tjerë ta bandës kanë tentuar ta rrëmbejnë sërish vajzën. Sipas prindërve ajo është shumë e trembur dhe do të përballet në polici me të gjithë autorët. Ajo ka kërkuar që të shtrihet hetimi edhe përtej kufijve, pasi ka shumë vajza të tjera që detyrohen nënë kërcënimin e dhunës të punojnë si prostituta.

"Kam frikë, nuk dua të përballem vetëm me një prej tyre, kam besuar se do zbulohet e vërteta, do shpëtojnë edhe ato që janë në Athinë, edhe motra ime e vogël, me të cilën më kërcënuan se do ta vrisnin, edhe babai im. Janë provat, nuk është vetëm deklarimi Im", ajo pohon se nuk do të hesht. Kohët e fundit ajo është rehabilituar nën terapi këshilluese si viktimë e trafikut të qenieve njerëzore.
Sponsored content

Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza Empty Re: Trafikoheshin për prostitucion, shpëtohen 8 vajza

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi