Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi? Empty S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi?

Sat 21 Dec 2013 - 0:39
Kur thuhet Siberi të gjithë na kapin “ethet” dhe imagjinojmë një vend të mbuluar nga dëbora dhe akujt, pa jetë ku temperaturat zbresin nën zero në numra dy-shifrorë.
S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi? Siberi-rruga

S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi? Siberi-rruga1
Por jo. Kur jemi në dhjetor, në Siberi nuk ka rënë asnjë flok dëbore dhe kjo ka bërë që shumë meteorologë të ngrenë pyetjen; cfarë po ndodh?

Raportimet e “Siberian Times” dhe imazhet e përcjella prej saj në internet flasin për një ‘pranverë’ të pazakontë në lindjen e largët ruse. Në qytetin e Krasnoyarsk-ut dëborë nuk ka rënë prej muajsh, madje edhe ajo ‘e vjetra’ që kishte zënë shtresë tashmë është duke u shkrirë thuajse totalisht.
S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi? Siberi-rosat

Bimët po celin sërish dhe ujërat e liqeneve dhe të lumenjve janë më shumë se të lëngshëm. Ndryshe nga vitet e tjera kur mbizotëronte akulli, këtë dhjetor në ujërat e qytetit të Krasnoyarsk-ut sheh rosa dhe pata.
“Nuk mbaj mend në jetën time një dhjetor kaq të ngrohtë dhe pa dëborë. Në dhjetorin e vitit 1963 vërtet nuk pati dëborë, por temperaturat shënonin deri në -24 gradë celcius dhe gjithcka ishte e akullt. Kjo është hera e parë në jetën time që përballem me një situatë të tillë”, thotë Fyodor Olifirenko, 83 vjeç banor vendas.
S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi? Siberi-plazhi
Aktualisht temperaturat në këtë qytet të largët të Siberisë shënojnë -3 gradë celcius, ndërkohë që minimalja historike e regjistruar në këtë rajon është -47 gradë celcius.

/Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi