Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA-të liberalizojnë marijuanën Empty SHBA-të liberalizojnë marijuanën

Mon 30 Dec 2013 - 21:05
Në Kolorado dhe Uashington janë hapur kafenetë e para ku mund të tymoset marijuanë për qëllime mjekësore.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë hapur kafenetë e para ku mund të tymoset marijuanë për qëllime mjekësore. Kultivuesit e marijuanës do të kenë përfitime të mëdha nga “liberalizimi” i marijuanës, ashtu sikundër edhe autoritetet lokale janë përgatitur të arkëtojnë taksat nga biznesi i ri. E ndërsa në Holandë ligjet për të ashtuquajturat “coffe shop” sa vijnë e shtrëngohen, si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në Amerikë do të hapen lokalet  e para në Uashington dhe Kolorado. Të dyja shtetet kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pas referendumit të nëntorit të kaluar, por ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar 2014, raporton “Top Channel”.

Në Shtetet e Bashkuara kanabisi për përdorim mjekësor është i ligjshëm në 19 shtete, por Kolorado dhe Uashingtoni kanë bërë një hap përpara, duke aktivizuar një sistem ku entet lokale do të mbikëqyrin kultivimin, shpërndarjen dhe tregtimin e marijuanës. Potenciali i tregut është i madh. Sipas një studimi të kompanisë ArcVieë, shitja formale e kanabisit do të rritet me 64% deri në mes të 2014-ës, nga 1.4 miliardë dollarë në 2.34 miliardë.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi