Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën Empty Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën

Mon 12 May 2014 - 1:42
Message reputation : 100% (1 vote)
Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën Save-619x325
A jeni të sigurt se dini gjithçka për marijuanën, për historinë dhe përdorimin e saj? Më poshtë do të gjeni disa kuriozitete tepër interesante rreth kësaj droge

8. Marijuana nuk është kërp!
Sa nga ju mendonin se marijuana ndoshta ishte kërp? Në fakt, ato e kanë gjethen shumë të ngjashme, por marijuana ka një lulëzim të ndryshëm, me THC të lartë, ndërkohë kërpi ka një përmbajtje të ulët. Gjithsesi, që nga viti 1970 këto droga janë shpallur si ilegale nga “Comprehensive Drug Abuse Prevention and Control Act”.

7. Qeveria e SHBA-së e përdori marijuanën për të luftuar nazistët.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një film, titulli i të cilit është “Hemp for Victory”, pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë film vlerësohet përdorimi i marijuanës dhe fermerët inkurajohen për ta kultivuar atë në ndihmë të ushtrisë. Megjithatë, qeveria amerikane u detyrua që të gënjente për ekzistencën e një filmi të tillë deri në vitin 1989, derisa i dha një kopje Bibliotekës së Kongresit. Tani, atë mund ta gjeni edhe në “YouTube”.

6. Marijuana është përdorur për mijëra vjet si ilaç.
Në Kinën antike, marijuana quhej “Ma”, ndërsa ajo përdorej për shumë qëllime: si karburant apo ilaç qysh në vitin 6000 Para Lindjes së Krishtit. Ndërkohë, në vitin 2737 Para Lindjes së Krishtit, perandori Rosso Shen Nung foli për vlerat e disa barërave e në mes tyre edhe për marijuanën, duke thënë se ajo mund të lehtësojë dhembjet e reumatizmës dhe të përdhesit.

5. Marijuana, sipas një studimi, u bën mirë mushkërive tona!
Sipas një studimi të fundit të Universitetit të Alabamas, që ka përfshirë 5000 tymues bari, thuhet se ata që pinë marijuanë kanë mushkëri më të mira sesa ata të cilët nuk e pinë atë. Ndërkaq, sipas një dokumenti të 2005-s, pirja e marijuanës ndihmon në parandalimin e kancerit të mushkërive, sepse ajo nuk përmban nikotinë, por kanabinoide dhe THC.



4. Qeveria indiane, më 1894-n, ka deklaruar se marijuana është e padëmshme!
Në Kinën antike, kanabisi u përdor sidomos si ilaç, ndërsa në Indi si një substancë çfarëdo: pihej në ceremonitë fetare dhe nga njerëzit e thjeshtë për t’u qetësuar. Por ndonjëherë, marijuana përdorej edhe si një pije, e cila quhej Bhang e që përfitohej nga zierja e saj me arra dhe qumësht. Nga një raport indian me titull “The Indian Hemp Drugs”, më 1894-n, është mësuar një konkluzion mjaft i rëndësishëm: përdorimi i marijuanës është i padëmshëm dhe ndalimi i saj do të sillte një dëm për të gjithë.

3. 14,4 milionë amerikanë pinë rregullisht marijuanë.
Sipas një raporti të hartuar nga qeveria në 2007-n, rreth 14.4 milionë amerikanë pinë rregullisht marijuanë! Ndërkohë, vitin e shkuar një analizë ka demonstruar se marijuana është kultura që sjell shumë para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, plotë 35,8 miliardë dollarë, një shifër që u konstatua më pas nga miliarderë të ndryshëm. Megjithëkëtë, fakti qëndron se amerikanët çmenden për marijuanën: 42 për qind e tyre e kanë tymosur atë të paktën një herë të vetme, përfshirë edhe Presidentin Obama!

2. Cila është etimologjia e fjalës “marijuanë”?
Askush në të vërtetë nuk e di me saktësi se si ka lindur emri marijuanë. Sipas folklorit, bëhet fjalë për bashkimin e emrave Maria dhe Juana, ndërkohë sipas një teorie tjetër ajo vjen nga fjala maraguanquo, e cila do të thotë bimë dehëse. Më 1873-shin, ajo u shfaq në variantin që të gjithë ne e njohim: kanabis. Më pas, me kalimin e kohës, duke u nisur nga vitet 1930-’40, asaj iu shtuan shumë pseudonime të tjera, si bar, drogë, miell i bardhë etj.

1. Përdorimi i marijuanës mund të shpëtojë planetin tonë.
A e dinit se marijuana mund të shpëtojë planetin tonë? Ashtu siç raportohet nga një studimi i Universitetit të McGill, një hektar kërp mund të prodhojë të njëjtën sasi fibrash bruto sa katër hektarë pemë. Ndërkohë, 11 deri në 31 milionë hektarë kërp industrial mund të plotësojnë nevojat e naftës në të gjithë planetin tonë! Në ndryshim me duhanin, i cili e shkatërron cilësinë e tokës pasi vilet, bima e kanabisit e bën atë më pjellore. Legalizimi i marijuanës do të hapte qindra dhe mijëra vende pune, do të ndihmonte në luftën kundër urisë botërore, ndërsa personave të sëmurë me AIDS, kancer, si dhe me sëmundje të tjera si skleroza, do t’u sillte shëndet të dëshiruar.shqiperi24
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën Empty Re: Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën

Wed 14 May 2014 - 0:18
Bimë shumë e vyeshme ,por ja që është ndaluar të përdoret...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën Empty Re: Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën

Sat 17 May 2014 - 22:40
10 mitet që duhen rrëzuar rreth marijuanës

Të vërtetat dhe legjendat mbi drogën më popullore në botë
Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën 0420potsmokers0158
Në përgjithësi ka sasi të konsiderueshme informacioni të gabuar mbi marijuanën. Si fillim duhet të dimë marijuana është produkt i bimës Kanabis Sativa. Marijuana është përzierje gjethesh, farash, kërcejsh, me ngjyrë të gjelbër, kafe ose gri (Cannabis sativa). Kanabis është një term, i cili i referohet marijuanës apo drogave të tjera që vijnë nga e njëjta bimë. Forma të tjera të kanabisit përfshijnë hashashin. Të gjitha format e kanabisit janë droga psikoaktive (ndryshuese të proceseve mendore). Ndër emrat e rrugës më të përdorur është “bari”, por ekzistojnë më shumë se 200 emra për të. Të gjitha format e marijuanës ndryshojnë gjendjet e mendjes, ose e thënë me fjalë të tjera mënyrën sesi truri punon.

Të gjitha përmbajnë THC (delta-9-tetrahydrocannabinol), kimikati kryesor aktiv tek marijuana. Po ashtu ato përmbajnë më shumë se 400 kimikate të tjera. Efekti i marijuanës tek përdoruesi varet nga fortësia e THC që përmban. Marijuana mund të tymoset si një cigare ose në pipë apo llullë. THC tek marijuana përthithet nga indet dhjamore të organeve të ndryshme. Gjurmë (metabolite) të TCH mund të gjenden tek testet standarde të urinës, deri disa ditë pas tymosjes. Ndonjëherë tek përdoruesit kronikë gjurmët mund të gjenden deri në disa javë pas përdorimit.

Njerëzit mund të përdorin marijuanë për shumë arsye. Të rinjtë, një ndër arsyet kryesore kanë presionin që u bëjnë miqtë apo personat rreth tyre që e përdorin. Disa mund ta përdorin sepse mendojnë se është në modë, pasi e kanë parë në televizor apo kanë lexuar për të. Arsye tjetër mund të jetë sepse e mendojnë si një mënyrë për t’u shpëtuar problemeve në familje, punë, shkollë, shoqëri etj. Më poshtë jepen disa nga mitet më të përfolura mbi marijuanën, të shoqëruara nga fakte reale. A po funksionon ndalimi i marijuanës? A çon përdorimi i përkohshëm në varësi ndaj drogave? Më poshtë mund të gjeni përgjigjet.


10 – Ndalimi i përdorimit të marijuanës mbron efektivisht fëmijët

Fakt: Në 2011, përdorimi i marijuanës nga të rinjtë arriti numrin më të lartë në 30 vitet e fundit, ku përdorues është një në 15 nxënës të shkollave të mesme: sipas raportimeve ata përdorin marijuanë pothuajse çdo ditë, dhe për herë të parë, adoleshentët amerikanë raportuan se konsumonin marijuanë më shumë se cigare. Por: adoleshentët nuk konsumojnë më marijuanë në shtetet ku marijuana mjekësore është legale, ndryshe nga shtetet ku ajo nuk është legalizuar ende. Avokatët e legalizimit argumentojnë se mënyra më e mirë e reduktimit të përdorimit të marijuanës nga të rinjtë është legalizimi i saj.

9 – Holanda dhe Portugalia kanë legalizuar marijuanën

Fakt: Portugalia dhe Hollanda nuk e kanë legalizuar asnjëherë marijuanën. Ata kanë një politikë zyrtare që nga 1976: të mos përforcojnë ligjet ekzistuese kundrejt posedimit të sasive të vogla apo dyqaneve të kafeve që shesin sasi të vogla. Por rritja, shpërndarja dhe importimi i marijuanës është ende krim në Hollandë. Ndërkohë që Portugalia ka dekriminalizuar të gjitha drogat, kjo nuk është e njëjta gjë me legalizimin. Përvetësimi, posedimi dhe përdorimi i marijuanës janë krime administrative në Portugali, të dënueshme nga sanksionet civile të tilla si gjobat apo shërbimet komunitare.

8 – Burgjet janë të mbushur me të dënuar për posedim marijuane

Fakt: Në Shtetet e Bashkuara çdo vit arrestohen 750 mijë njerëz për krime që lidhen me marijuanën. Në shtete të ndryshme ka variacione të shumta rreth asaj që ndodh më pas. Jo të gjitha arrestimet çojnë në ndjekje penale, dhe relativisht vetëm një pjesë e vogël e tyre që ndiqen penalisht dhe që dënohen për posedim të thjeshtë droge përfundojnë në burg. Pjesa më e madhe e tyre gjobiten ose vendosen nën mbikëqyrje komunitare. Rreth 40 mijë të burgosur shtetëror dhe të burgjeve federale janë të dënuar aktualisht për krime që lidhen me marijuanën, dhe pothuajse gjysma e tyre janë të burgosur për shkelje që lidhen vetëm me marijuanën; pjesa më e madhe e tyre ishin të përfshirë në shpërndarjen e marijuanës. Më pak se një përqind e tyre janë të dënuar vetëm për posedim.

7 – Përdorimi i marijuanës shkakton kancer

Fakt: Është e vërtetë se tymosja e marijuanës, ashtu si dhe tymosja e cigareve, ka përmbajtje kancerogjene. Por edhe përdoruesit më të mëdhenj të drogave, zakonisht konsumojnë shumë më pak drogë nga sa konsumojnë përdoruesit e cigareve; madje ndoshta jo aq mjaftueshëm sa për të shkaktuar kancer. Një studim i Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, doli në përfundimin se edhe përdorimi më i shpeshtë i marijuanës nuk çon me patjetër në kancer të mushkërive. “Ne hipotetizuam se do të kishte një korrelacion pozitiv ndërmjet përdorimit të marijuanës dhe kancerit të mushkërive, dhe se ky korrelacion do të rritej me rritjen e sasisë së përdorimit të saj”, është shprehur udhëheqësi i këtij studimi. “Ajo që ne zbuluam në të vërtetë ishte se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet tyre, madje mund të kishte disa sugjerime për disa efekte mbrojtëse”. Ky dhe studime të tjera sugjerojnë se drogat realisht mund të ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së tumoreve kancerogjene.

6 – Përdorimi i marijuanës çon në krim dhe sjelle kriminale

Fakt: Niveli i përdorimit të drogave është më i lartë tek personat e dënuar se sa tek ata të padënuar, por kjo jo detyrimisht nënkupton se droga shkakton sjellje kriminale. Një tjetër faktor mund të lidhet me të dy këto rezultate – ose mund të jetë se rastësia ndjek një rrugë tjetër, dhe se janë kriminelët ata që janë më të predispozuar që të përdorin drogë. Korrelacioni nuk është shkaktar. Thjesht sepse është treguar një përqindje e lartë e të arrestuarve që përdorin marijuanë, nuk është fakt se marijuana ka shkaktuar krimet e tyre. Steve Fox, përgjegjës për politikat e marijuanës në Amerikë, është shprehur: “Ne mund të nxjerrim një studim ku tregohet se 98 % e personave që janë arrestuar për krime kanë konsumuar ujë 48 orë para kryerjes së këtyre krimeve”. Për më tepër, droga, ndryshe nga alkooli, nuk sjell me patjetër shfaqje të agresivitetit, ndaj dhe është më e vështirë ta lidhësh drogën me krimet e dhunshme.

5 – Përdorimi i marijuanës çon në varësi

Fakt: Ekziston mundësia që njerëzit që përdorin marijuanë të bëhen të varur prej saj, por kjo ndodh vetëm në ato raste të persona që janë përdorues të rregullt dhe që përdorin sasi të mëdha të marijuanës. Kërkuesit kanë treguar se vetëm rreth nëntë përqind e përdoruesve të marijuanës bëhen klinikisht të varur prej saj, deri në një masë të caktuar, krahasuar me 15 % të përdoruesve të kokainës dhe 24 % të përdoruesve të heroinës. Ekspertët e kësaj fushe, tentojnë ta shikojnë përdorimin e marijuanës si diçka që çon në varësi, ndërkohë që të tjerë besojnë se kjo varet në bazë të konceptit që e përkufizon atë. Është pranuar se varësia lidhet me përcaktimin e asaj se “çfarë nënkuptohet me varësi”.

4 – Pjesa më e madhe e përdoruesve të marijuanës përdorin sasi të mëdha të tij

Fakt: 40 deri në 50 përqind të njerëzve që kanë përdorur marijuanën kanë raportuar një total prej 12 ose më pak ditësh përdorim të saj gjatë gjithë jetës së tyre. Rreth 1/3 e përdoruesve të marijuanës kanë raportuar se kanë përdorur marijuanë për 10 ditë ose më pak gjatë një viti. Rreth 6 milion e amerikanëve, prej 30 milion përdoruesve mbi moshën 12 vjeçare, konsumojnë marijuanë pothuajse çdo ditë, sipas të dhënave të brendshme – një e pesta e atye që kanë raportuar se kanë konsumuar marijuanë brenda një viti – dhe që përbëjnë rreth 80 % të përdoruesve të marijuanës.

3 – Marijuana është “rruga” drejt përdorimit të drogave të tjera

Fakt: Fëmijët që përdorin marijuanë, sipas statistikave, janë më të predispozuar që të fillojnë të përdorin dhe droga të tjera, por kjo nuk do të thotë se përdorimi i marijuanës shkakton përdorimin e drogave të tjera. Të njëjtët faktorë që ndikojnë në përdorimin e marijuanës me shumë mundësi mund të shpjegojnë dhe përdorimin e drogave të tjera. Një raport i Institutit të Mjekësisë gjeti se “nuk ka evidenca përfundimtare dhe shkencore që efektet që jep përdorimi i marijuanës janë të lidhura me abuzimin pasues të drogave të tjera të paligjshme”.

2 – Marijuana është tërësisht e padëmshme

Fakt: Përdorimi i shpeshtë dhe në sasi të mëdha mund të jetë i dëmshëm. Duke qenë se marijuana është kimikisht e ngjashme me cigaret, përdoruesit e shpeshtë të saj janë të ekspozuar ndaj të njëjtave efekteve shëndetësore që janë dhe konsumuesit e duhanit: si bronkiti dhe sëmundje të tjera të rrugëve aspiratore. Sërish, rreziqet vijnë nga tymosja, që nuk është e vetmja mënyrë e përdorimit të saj. Një rrezik tjetër: aksidentet me makina që shkaktohen nga problemet që vijnë si pasojë e përdorimit në sasi të mëdha të marijuanës, edhe pse rreziku është më i vogël se nga të ngarit të makinës në gjendje të dehur.

1 – Marijuana është drogë e rrezikshme

Fakt: Studime të shumta kanë treguar se përdorimi i marijuanës është më pak i rrezikshëm se përdorimi i alkoolit apo duhanit, dhe shumë më pak i rrezikshëm se përdorimi i drogave të “rënda” si kokaina apo heroina. /TO/
Sponsored content

Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën Empty Re: Kuriozitet: Tetë gjëra që nuk dini për marijuanën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi