Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kriza e borxheve në SHBA Empty Kriza e borxheve në SHBA

Mon 25 Apr 2011 - 18:14
Kriza e huave ka përfshirë edhe SHBA-në. Agjencia e rejtingut S& P e paralajmëroi debitorin më të madh me heqjen e notës më të mirë të solvabilitetit "AAA". Ekspertët e ulën shkallën e besueshmërisë në kredishlyerje.

Dhjetëra vite me radhë ekonomia amerikane ishte më e fuqishmja në botë, ndërsa dollari amerikan ishte monedha kryesore. Por borxhet e viteve të fundit e kanë rrënuar këtë nam. Për herë të parë dyshohet hapur në aftësitë kredishlyerse amerikane. Stefan Scharfetter nga Baader Bank e Mynihut thotë se kjo nuk befason: "Mendoj se kjo është e drejtë, sepse kaherë kemi pritur një pozicionim të tillë."

SHBA si Irlanda

Andreas Rees, nga UniCredit pohon se vlerësimet më të reja janë pasojë e problemeve me buxhetin amerikan. "Borxhet në SHBA janë rritur shumë, pas falimentimit të Bankës Lehman në vjeshtë të vitit 2008. Amerikanët tani kanë borxhe në vlerë prej 100 për qind të prodhimit bruto, që është e ngjashme me Irlandën."

Kriza e borxheve në SHBA 06507916100shba

Edhe Stefan Scharfetter ka një mendim të tillë: "Disa thonë se gjendja në Amerikë nuk mund të krahasohet me Greqinë apo Portugalinë, por këtu ka diçka të ngjashme. Tani po e shohim që masa e borxheve tek amerikanët ka kaluar masën kritike."

Po pse pikërisht tani?!

Gjendja e rëndë me buxhetin në Uashington është ditur prej vitesh. Prandaj, shtrohet pyetja, pse pikërisht tani po tematizohet ky problem? Andreas Rees nuk ka ndonjë përgjigje.

"Mund të them vetëm se vendimi ishte shumë i guximshëm. Nuk duhet harruar që mund të ketë presion politik ndaj kësaj agjencie. Por me të drejtë shtrohet edhe pyetja: pse pikërisht tani?", thotë ai.

Ulja kaq e madhe e besueshmërisë kreditore ka detyruar qeverinë në Uashington që të veprojë menjëherë. Andreas Rees pohon se megjithatë nuk duhet pritur shumë: "Nuk duhet harruar që në fund të vitit të ardhshëm në SHBA mbahen zgjedhjet. Në atë kohë vështirë nuk mund të presësh kursime tepër të mëdha."

Presidentët e kanë më lehtë kur premtojnë sesa...

Një president që do të rizgjidhet në këtë post, më mirë e ka nëse premton lehtësime dhe jep dhurata, sesa kur kërkon që të kursehet. Por kursimet nuk kanë ndonjë alternativë, mendon Andreas Rees.
Ata që duan të blejnë gjera më të lira...

"Mendoj se SHBA-ja duhet të gjejë një rrugë të qëndrueshme për konsolidimin e borxheve. Nuk ka ndonjë rrugë tjetër, përveç kursimeve në disa sektorë të rëndësishëm publikë. Para së gjithash në sektorin e shëndetësisë, ku të dhënat në 10-15 vitet e fundit kanë eksploduar."

Pasojat e vlerësimeve të fundit mund të jenë dramatike, sepse kjo mund të çojë deri tek inflacioni i lartë me pasoja shumë të rënda për ekonominë botërore. Andreas Rees mendon se gjendja megjithatë nuk është kaq e keqe.

"Pasojat konkrete për tregun e financave janë të ulëta. Tani kemi dëgjuar vetëm një të shtënë paralajmëruese të një agjencie. Ka edhe agjenci të tjera të cilat ende nuk kanë reaguar, prandaj nuk shoh ndonjë shkak për shqetësime të mëdha", pohon ai.

Autor: Dirk Kaufmann / Bahri Cani

Redaktoi: Elert Ajazaj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi