Prishi kontratën e qiradhënies , plumba kushërinjve
Tue 7 Jan 2014 - 19:48
VLORË – 13:30-Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjetër kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në parkingun e një hoteli në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa nga të shtënat me automatik ka gjetur vdekjen Mirdar Binjakaj, ndërsa është plagosur Ledion Binjakaj, vëllai i Mirdarit si dhe Reshat Muska 43 vjeç, kushëri i vëllezërve Binjakaj.
Shkak i krimit ka qenë një konflikt mes disa personave, i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
18:30-Shpallet në kërkim Kreshnik Nazëraj, i dyshuar për ngjarjen
Disa orë pas ngjarjes, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar të krimit, Kreshnik Nazërajn, 30 vjeç. Nazëraj, lindur në Fier dhe banues në Vlorë në lagjen Uji i Ftohtë, është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se është ai autori i ngjarjes së paradites së sotme, në Vlorë.
Policia lokale ka zbardhur edhe ngjarjen. Nga hetimet është zbuluar se, krimi ka ndodhur pasi një prej të plagosurve Klodian Binjakaj ka pasur me qera hotelin e babait të autorit Kreshnik Nazëraj.
Por kontrata ishte ndërprerë dhe familja Binjakaj pretendonte një shumë të madhe parash si pasojë e prishjes së kontratës së qiradhënies. Për këtë qëllim, ditën e sotme të plagosurit së bashku me disa të afërm kanë shkuar për të kërkuar shumë e lekëve që pretendonin. Si rezultat i mosmarrëveshjes mes palëve, konflikti ka denigruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe sendeve të forta.
/Shekulli Online/ E.L./

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Prishi kontratën e qiradhënies , plumba kushërinjve
Tue 7 Jan 2014 - 22:38
Kshu eshte kur prishen pazaret
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi