Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekzekutim me kallashnikov dy kushërinjve, sherri për një pronë Empty Ekzekutim me kallashnikov dy kushërinjve, sherri për një pronë

Tue 7 May 2013 - 13:57
Ekzekutim me kallashnikov dy kushërinjve, sherri për një pronë Kallash1Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një fshat të Kurbini. Viktimat janë janë shtetasit Dedë dhe Luigj Vukaj nga Kushë e Kuqe të cilët janë ekzekutuar nga një bashkëfshatar i tyre 70 vjecar.
Policia bën me dije se dy kusherinjtë ishin konfliktuar një javë me parë me të moshuarin Ndue Gjini ndërsa ky i fundit u ka zënë pritë mbrëmë dhe i ka ekzekutuar me breshëri automatiku. Pas një ore polcia ka arritur ta prangosë Gjinini cili sqaroi se i gjithë konflikti kishte ndodhur për një pronë./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekzekutim me kallashnikov dy kushërinjve, sherri për një pronë Empty Re: Ekzekutim me kallashnikov dy kushërinjve, sherri për një pronë

Wed 8 May 2013 - 10:57
“Më fyen rëndë ndaj i ekzekutova xhaxha e nip me kallashnikov”
Ekzekutim me kallashnikov dy kushërinjve, sherri për një pronë Vendi72-vjeçari Ndue Gjini I cili ekzekutoi me kallashnikov në një pritë Luigj dhe Dedë Vukën, komshinj të tij, ka rrëfyer në polici edhe motivet që e shtynë për të kryer krimin mizor. Ai ka treguar se nuk mundi ti duronte fyrtjet që I bëheshin herë pas here nga 31-vjeçari Dedë Vuka dhe 50-vjeçari Luigj Vuka.
“Kulmi i përplasjes me fqinjët e mi ka qenë para një jave në qendër të fshatit. Ne kemi pasur probleme me pronësinë, pasi na ndante një gardh, por kurrë nuk kam dashur t’i vras. Kulmi ka arritur një orë para vrasjes, pasi Lugji dhe Deda hynë në lokal dhe filluan të më tallnin. Sjellje të cilën e kishin bërë edhe më parë, por atje kishte mjaft njerëz të pranishëm dhe nuk munda më”, ka rrëfyer 72-vjeçari. Ai ka treguar se jeton i vetëm, pasi fëmijët janë emigrantë. “Vazhdimisht jam përpjekur të mos konfliktohem me ta, pasi me banesën e viktimave na ndan një gardh dhe nuk doja që fëmijët e mi t’i lija në konflikt. Po nuk munda t’i kapërdija fyerjet e atyre të dyve”, tregon I moshuari që shton se më parë është përjekur ti shmanget sherrit që të mos fus fëmijët që ka në emigracion në hasmëri.
Ndërkaq policia e Kurbinit dyshon se autori mund të jetë ndihmuar nga një banor tjetër i fshatit dhe shtëpia e ti vijon të ruhet nga policia për shkak të ndonjë hakmarrjeje të mundshme./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi