Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Regjisori kinez gjobitet me 1.2 milionë se ka 3 fëmijë Empty Regjisori kinez gjobitet me 1.2 milionë se ka 3 fëmijë

Fri 17 Jan 2014 - 22:29
Message reputation : 100% (1 vote)
Regjisori kinez gjobitet me 1.2 milionë se ka 3 fëmijë RegjisAutoritetet kineze kanë gjobitur regjisorin, Zhang Yimou, me 1.2 milionë dollarë për shkak se ka tre fëmijë dhe kjo është në kundërshtim me politikën e vendit, ku lejohet të kesh vetëm një fëmijë.

Autoritetet e planifikimit familjar në qytetin Vuksi kanë thënë se, hetuesit kanë konstatuar se Zhang dhe gruaja e tij kanë shkelur rregullat, “duke bërë shumë fëmijë pa miratim zyrtar”.

Çiftit i janë dhënë 30 ditë kohë për të paguar gjobën. Autoritetet kanë thënë se gjoba është llogaritur në bazë të të ardhurave të çiftit në vitet, kur kanë lindur fëmijët.

Zhang është i njohur për filmat "Raise the Red Lantern" dhe "The Flowers of War". Ai ka qenë regjisor i ceremonisë së hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike në Pekin, në vitin 2008.

/Shekulli Online/ E.L./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Regjisori kinez gjobitet me 1.2 milionë se ka 3 fëmijë Empty Re: Regjisori kinez gjobitet me 1.2 milionë se ka 3 fëmijë

Sun 19 Jan 2014 - 0:09
Ketu e teperon Kina!

Nese prinderit kane mundesi te rrisin 3-4-5-6-7... femije, atehere nuk ka pse t'i ndalosh!

Deri me dje lejonin vetem nje, sot lejojne dy, po pse c'jane femijet?!

Duhet pare "edukimi" i femijeve dhe jo "numeri" i femijeve, mendoj une...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi