Studiuesi italian që punoi për Shqipërinë
Thu 30 Jan 2014 - 18:26
Është e natyrshme që At Valentinit në këtë qytet do t’i lindte pasioni i historianit
Ndriçim Kulla
Kur shkova në Padova mësova me habi se kisha e Shën Antonit quhej bazilika e vogël. Në mendjen time kisha e Shën Antonit ishte njësuar me katedralen e qytetit dhe kështu e quajta unë kur kërkova një doracak për të në një nga dyqanet e shumtë që shesin suvenire për turistët dhe pelegrinët. Shitësi për habinë time më dha një doracak me Kishën e Shën Marisë së Padovës. Unë mendova se ai e kishte keqkuptuar italishten time dhe ia përsërita kërkesën, por ai që kishte gabuar isha unë dhe jo ai. “Incidenti” u zgjidh mes të qeshurash kur unë i tregova atij se vij nga Shqipëria, vendi ku ka një kult të veçantë të Shna Ndout dhe se çdo shqiptar që nuk ka qenë në Padova beson, si unë, se kisha e Shën Antonit është kisha kryesore e Padovës. “Ah cercate il Santo!” - u shpreh padovani në të folurën e qytetit ku bazilika e Shën Antonit quhet thjesht dhe shkurt “Il Santo” (Shenjti).
Me këtë mora vesh se Shën Antoni është një shenjt i qytetit, mbrojtës shpirtëror i tij. Njëri nga të katër shenjtët e Padovës, që janë S. Prosdocimo, S. Antonio di Padova, Santa Giustina dhe S. Daniele. Në fakt, kisha e vërtetë e shenjtorit, siç e pashë më pas ishte kisha e Santa Maria Mater Domini, ku shenjti ishte varrosur sipas vullnetit që kishte shprehur. Ai e zgjodhi këtë kishë që ishte pranë manastirit të cilin ai krijoi tre vjet para se të vdiste, se duket që aty e kishte gjetur frymëzimin për të bërë shumë nga gjërat e pavdekshme që bëri. Kisha e vogël ku u varros së pari shenjti është përfshirë me një aftësi të rrallë arkitektonike në bazilikën e shenjtit, me emrin Cappella Della Madona Mora.
Unë hyra në bazilikë dhe dëgjova meshë atje dhe m’u duk se shpirti im u njësua me shpirtin e Valentinit, i cili gjithashtu kishte dëgjuar meshë në këtë kishë të famshme. U përzjeva me turmën e pelegrinëve që vinin në Padova për Shën Antonin dhe admirova së bashku me ta strukturat arkitektonike të bazilikës, ashtu siç kishte bërë edhe At Valentini dikur. Ndoshta edhe te ky kompleks arkitektonik e kishte gjetur frymëzimin për të parë ndër kulturat elementët pajtues të tyre, ashtu siç qenë pajtuar në këtë ndërtesë të madhe shumëshekullorestili arkitektonik gotik, romanesk, bizantin, barok etj. E kisha Valentinin në mendje gjatë gjithë kohës që isha në Padova, edhe në çastet kur po admiroja basorelievet e famshme me temë nga jeta e shenjtit, të cilat qenë vepër e Donatellos së madh. Duke ndjekur gjurmët e At Valentinit në Padova shkova te Cappella degli Scrovegni, kisha e famshme tek e cila gjenden një numër afreskesh që janë vepër e Giottos gjenial. Më pas shkova në Palazzo Della Ragione dhe atje kuptova thelbin e qytetërimit të këtij rajoni, produkt i të cilit kishte qenë edhe Zef Valentini. Palazzo della Ragione është salla më e madhe e mbuluar në Europë që mbulohet nga një çati që nuk mbështetet në kolona. Salla ka një gjatësi prej 81.5 metrash, gjerësi prej 27 metrash dhe lartësi prej 24 metrash. Ajo përmban një nga tregjet më të vjetra në Europë.
Ndërtimi i këtij pallati ka nisur në 1172 dhe ka përfunduar në 1219. Një shekull më pas, në 1306, një murg Augustinian, Fra Giovanni, ndërtoi çatinë më të famshme të Evropës. Këtë pallat unë guxoj ta quaj katedrale të qytetërimit dhe për mua ajo është simbol i harmonisë që feja katolike krijoi me fushat e tjera të jetës brenda qytetërimit, boshti i të cilit ajo ishte. Në sytë e mi edhe vepra e Valentinit merr pamjen e kësaj katedraleje të qytetërimit. Një katedrale të tillë intelektuale donte të ndërtonte ai për shqiptarët. Dhe ia arriti kësaj. Ky qe projekti i madh i jetëssë tij. Projekti i kësaj katedraleje intelektuale nuk është më pak gjenial se ai i katedrales së vërtetë të Padovës, e cila urindërtua në shekullin XVI sipas projektit të gjenialit Mikelanxhelo. Më pas, gjatë shëtitjeve të mia në Padova qëndrova në Prato della Valle, i cili është sheshi i dytë më i madh i Europës.
Sheshi është i rrethuar nga 78 statuja, të cilat u përkasin qytetarëve më të famshëm të Padovës në kohëra. Zef Valentini nuk është njëri prej tyre. Por kjo është e natyrshme se ai punoi për Shqipërinë, larg Padovës, nga e cila iku që në moshë të re. Valentinit nuk ia ka borxh një statujë Padova, por Shkodra, qyteti ku erdhi së pari në Shqipëri dhe ku punoi, por edhe Tirana, kryeqyteti i vendit për të cilin ai bëri aq shumë si studiues. Gjatë qëndrimit tim në Padova u ndala të vizitoj edhe sinagogën e shekullit XVI, një ndërtesë e stilit barok, ndër më të çmuarat në Evropë. Edhe Valentini duhet ta ketë admiruar atë, s’ka se si të mos jetë mahnitur para hijeshisë arkitektonike të sajë, ani se ishte një vepër hebraike . Nuk është rastësi fakti që në shkrimet e Valentinit nuk gjen asnjë gjurmë antisemitizmi, ndryshe nga ç’ndodh me klerikë të tjerë të kohës së tij, për fat të keq edhe në Shqipëri. Si një njeri me bindje iluministe unë nuk mund të mos ndalesha të vizitoja edhe të famshmen Caffe Pedrocchi, e cila deri në vitin 1916 kishte qëndruar e hapur ditë e natë, prandaj edhe quhet kafeneja pa porta. Për më shumë se një shekull ka qenë një vend i rëndësishëm takimi për intelektualët, studentët, akademikët dhe politikanët italianë të kohës. Në këtë kafe mblidheshin studentët revolucionarë për të bërë debatet e tyre të zjarrta. E kapaveten duke medituar se si do të më kishin gjykuar mua këta studentë me bindje jakobine, me siguri si një renegat. Unë nga bindjet politike iluministe isha më afër tyre.
Jezuitët kishin qenë armiqtë e tyre të betuar. Si t’ua shpjegoja unë atyre se isha një iluminist i bindur dhe se fakti që unë kisha gjetur mirëkuptim intelektual te jezuiti Valentini ishte një pajtim kulturash që nuk mund të imagjinohej në kohën e tyre, por që ishte bërë i mundshëm në kohën time dhe kjo falë njerëzve si Valentini. Unë guxoj të them se edhe studentët revolucionarë të Caffe Pedrocchi të vitit 1848 do te qenë mrekulluar nga Valentini në një tjetër kohë. Edhe në Shqipërinë e kohës kur erdhi At Valentini kishte të rinj radikalë, të sojit të atyre të Caffe Pedrocchi të vitit 1848, të cilët e akuzonin Valentinin si konservator, deri edhe klerik reaksionar, akuza këto që më pas do t’i përfshinte në arsenalin e vet diktatura komuniste për të goditur njerëzit si Zef Valentini. Nëse e lexon veprën e tij e kupton se ai jo vetëm që nuk ishte konservator dhe reaksionar, por ishte një njeri me prirje moderne dhe reformatore. E gjithë vepra e tij kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve është një thirrje për reforma. Por jo çfarëdolloj reformash, si ato të nxitura nga ideologjitë radikale, por reforma të urta, të vlefshme. At Valentini u bë një shqiptar i mirë pa u bërë një nacionalist shqiptar. Ai u bë një shqiptar ekumenik, një shqiptar i pajisur me vetëdijen e dialogut të kulturave, por para së gjithash me vetëdijen e vleravekulturore të katolicizmit shqiptar.
Duke ndjekur rrugën e Valentinit
Nuk mbeta pa shkuar as në Mattarello, qyteza e vogël në Trento Alto Adige nga ku familja e Valentinit kishte ardhur në Padova, pak kohë para lindjes së tij. Mattarelo duhet të kishte pasur një peshë një formimin e Valentinit në sajë të rrëfimeve familjare, siç do ta shpjegoj më tutje. Më pas shkova dhe në Goricia, (Gorizia), ku Valentini bëri rishtarinë si aspirant për të hyrë në Urdhrin Jezuit. Vizitova Chierin, vendin e studimeve të Valentinit, Milanon ku ai kaloi vitet e fundit të jetës. Më bëhet sikur e shikoja At Valentinin diku në këto vende, në rininë e tij, duke ecur krah për krah me Giovanni Batista Montini, atë që më pas do të bëhej Papa Paolo VI. Se që Papa Paolo VI dhe At Valentini kanë qenë njohur që në moshë të hershme, këtë e ka pohuar vetë Ati i Shenjtë, kur tha në audiencën që dha për një dërgatë (delegacion) shqiptare në 1968, me rastin e 500- vjetorit të vdekjes së Skënderbeut: “Keni këtu At Valentinin, të cilin unë e njoh që atëherë kur nuk e kishte këtë mjekër të mrekullueshme që ka sot. Kështu që duket e natyrshme që ata të kenë pasur një njohje me takime jo të rralla, aq më tepër që të dy i bashkonte pasioni për studimet, deri edhe ato filozofike, për Neo-Tomizmin”.
Nga fjalët e tij të mëpasme në këtë audiencë, Papa Paolo VI tregoi se kishtedijeni mbi veprën e Valentinit, kur tha: Ka punuar shumë për këtë 500-vjetor, ashtu si dhe për të gjitha gjërat shqiptare, ndaj kërkojani dhe dëgjojani këshillat që ju jep në gjithë mençurinë e vet. Siç shihet, Papa Paolo VI i tha At Valentinit statusin e një lloj ambasadori, të një nunci apostolik për shqiptarët, në një kohë që ishte e pamundur që Selia e Shenjtë të kishte Nunciaturë Apostolike (ambasadë) në Shqipërinë komuniste. Kështu që, At Zef Valentini, që nga viti 1968 dhe deri sa vdiq në 1979, mund të quhet edhe si Nunci Apostolik për shqiptarët, madje dhe për Shqipërinë. Më tutje, në fjalimin e tij Papa Paolo VI tha fjalët që përbëjnë një testament apostolic, duke qenë se u drejtoheshin jo vetëm shqiptarëve bashkëkohës, por edhe brezave që do të vinin më pas: Shqiptarë! Duajeni At Valentinin, se ai ju dashuron me zemër. Çmojeni, se ai punon paprerë, për t’ia bërë të ditur botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji sepse i ka dhënë çështjes suaj mendjen dhe shpirtin e vet. Ky vlerësim i Atit të Shenjtë për Zef Valentinin është para së gjithash një konfirmim i faktit se ati jezuit e kishte kapërcyer me sukses atë rrezik që kalojnëmisionarët si ai, që të shndërrohen në një lloj nacionalisti vendas në vendet ku shkojnë.
Frymëzimi i studiuesit
Për të shkruar këtë libër e pashë të udhës se duhej të shkoja në mjediset ku kishte jetuar e punuar Valentini, për të ndjerë shpirtin dhe frymëzimin e tij. Kësisoj shkova në Padova, në vendlindjen e tij dhe shëtita në vendet ku kishte ecur edhe ai, në vendet ku qe rritur. E ndjeva dhe unë ashtu si Valentini dikur mrekullimin që të shkakton qyteti i Shën Antonit (Shna Ndou), Pataviumi i vjetër i kohës romake. Nëse nuk do të kisha vizituar Padovën, nuk do ta kisha rrokur plotësisht psenë pasioneve të shumëfishta të Valentinit. Një njeri inteligjent si Valentini, i lindur e rritur në një qytet si Padova, me një të kaluar të ndritshme, vetvetiu do të ishte nxitur nga interesa të shumanshme. Është e natyrshme që At Valentinit në këtë qytet do t’i lindte pasioni i historianit. Padova është qyteti më i vjetër i Italisë verilindore dhe sipas legjendës është themeluar në kohën e rënies së Trojës, pra është mbi 3000-vjeçar (viti 1132 para Krishtit). Në Padova, njeriu lind dhe rritet me historinë, kësisoj çdo njeri inteligjent si At Valentini do të kishte prirjen të bëhej paksa historian.
Albanologu
Valentini nuk është thjesht një studiues, një autor, ai është edhe një shkollë më vete. Çdo studiues që i hyn studimit të veprës së tij, ka përfitimin shtesë që të bëjë njëherësh edhe një shkollë metodologjie shkencore në të gjitha disiplinat e albanologjisë, një shkollë ku mësohen metodat e kërkimit, stili i punës dhe shumë elementë të tjerë që e formojnë një studiues. Valentini veç të tjerash ka qenë edhe një mësues, një mësimdhënës me aftësi të rralla. Si një njeri që ka ushtruar profesionin e mësimdhënësit në nivele të ndryshme të arsimit, deri në atë universitar, unë guxoj të them se pashë tek ai një model nga i cili çdo mësimdhënës ka diçka për të mësuar.
I rritur në Padova
E imagjinoj Zefin e ri duke ecur në rrugët e qytetit ku zhvillohen ngjarjet e pjesës më të madhe të një prej komedive të Shekspirit- është fjala për “The Taming of the shrew”. Mjaft që të kalosh në kodrat përreth Padovës dhe të duket se takohesh me disa nga poetët më të mëdhenj të kohërave, se këtyre kodrave u kanë kënduar Lucani, Martiali, Petrarca, Ugo Foscolo dhe Shelley. Nëse ndjek rrjedhën e lumit në anë të të cilit shtrihet qyteti, ai të çon drejt e në “Eneidën” e Virgjilit, me trojanët që vijnë në Itali për të themeluar qytete, ndër të cilat edhe Padova. Universiteti tetëshekullor i qytetit, me famë në botë, në të cilin ka dhënë mësim edhe Galileo Galilei, kishte një rrezatim dijeje që nuk mund të mos e ndjente Valentini i ri, ndonëse nuk e frekuentoi atë. Çdo i huaj që viziton Padovën mund të jetë në mëdyshje se cilin nga objektet e saj të famshme duhet të vizitojë më parë, Universitetin e famshëm dhe antik të ngritur që në vitin 1222, apo hapësirat e shumta me vlera historike e artistike të qytetit. Unë si një vizitor shqiptar nuk e kisha këtë mëdyshje. Vendi i parë që pashë ishte Basilica Pontificia di Sant Antonio di Padova, e cila është kisha e Shën Antonit, i njohur në Shqipëri si Shna Ndou.
Qyteti që nderon studiuesin
Padova nuk duhet ta harrojë, por duhet ta nderojë birin të saj. Për këtë arsye Kolegji Universitar Antonianum i kërkoi Institutit të Glotologjisë në Universitetin e Padovas, nëpërmjet prof. Giovanni Battista Pellegrini, drejtuesit të Seminarit të Filologjisë Ballkanike, të bëhej promotori i një përmbledhjeje studimesh për nder të tij nga studiues të shquar italianë dhe të huaj. Publikimi iu besua Shtëpisë së njohur Botuese për vepra të tilla shkencore, Leo Olschi në Firence… E gjithë kjo le të kontribuojë sa më shumë në mbajtjen gjallë të kujtimit dhe veprës së këtij studiuesi të shquar padovan, albanolog, historian dhe autor i një numri të madh librash dhe artikujsh me një frymëmarrje të gjerë shkencore. (Alesandro Scurani, në “Studi Albanologici Balacanici, Bizantini e Orientali”, in onore di Giuseppe Valentini S. J., “Leo Olsici Editore”, Firenze, f. VIII) Ata që kanë njohuri nga botimet akademike, e kuptojnë mirë se një nderim i tillë si ky që iu bë At Valentinit, është një nder që i bëhet rrallëkujt në fushën akademike.
A nuk ka një paradoks këtu, mendova. Padova, vendlindja e At Valentinit, dhe Italia, atdheu i tij i parë, e nderojnë kështu kaq lart për veprën e tij, e cila i përket kryesisht Shqipërisë! Po Shqipëria, vendi të cilit ai i kushtoi pothuajse krejt jetën e tij prej studiuesi, çfarë ka bërë për të? Me mendime të tilla, në vazhdim të turneut tim valentinian, bëra një vizitë në Crespano del Grappa ku At Valentini shkoi kur u largua nga Padova në moshën 12-vjeçare, për të ndjekur pas mësuesin e tij privat, rektorin e Seminarit Ipeshkvnor të Padovës, Gaetano Sartori. Në Crespano del Grappa Zef Valentini do të qëndronte për gjashtë vjet deri kur e thirrën në shërbimin ushtarak, në fillim të vitit 1918. Pikërisht në Crespano del Grappa në vitet që kaloi me Sartorin u bë formimi intelektual i të riut Valentini.
Qyteza gjendet në provincën venete, në rrëzë të Malit Grappa, i cili ishte dhe është i famshëm për sanktuarin e Madonna del Covolo që është një vend pelegrinazhi përgjatë gjithë vitit për besimtarët katolikë. Në Crespano del Grappa Zef Valentini i ri u ndesh me një tjetër Sartori, i cili kishte bërë emër të madh aty, ipeshkvi Giovanni Battista Sartori (1775-1859), ishnxënës i Seminarit Ipeshkvnor të Padovës, i cili kishte dhuruar pasurinë e tij për të bërë ndërtimet që e shndërruan Crespanon nga një fshat në një qytezë. shekulli

- Dy shqiptarë dhe një italian masakrojnë në Mikono turistin italian
- Studiuesi gjerman ka shokuar botën me atë çka ka zbuluar për shqiptarët
- Studiuesi japonez komenton Kanunin e Lekë Dukagjinit
- Shqipëria e kërcënuar nga Islami? Studiuesi Cimbalo: Ligjet e shtetit mund ta ndalin!
- Leopardi dhe… kameramani shikon ç’i punoi!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi