Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
valtrim
valtrim
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
<b>Postime</b> Postime : 28
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/01/2014

DËSHMITARI: OLIVER IVANOVIC URDHËROI VRASJEN E 20 MITROVICASVE Empty DËSHMITARI: OLIVER IVANOVIC URDHËROI VRASJEN E 20 MITROVICASVE

Fri 31 Jan 2014 - 10:00
sa Mustafa mezi po e pret ballafaqimin me Oliver Ivanovicin në gjyq. Aty do t'i thotë se është kriminel.

Mustafa është i mbijetuari i një masakre, që, siç thotë, e kishte udhëhequr Ivanovic. Mbi 20 shqiptarë ishin pushkatuar nga forcat policore. Mustafa ia kishte parë fytyrën Ivanovicit mesditën e 14 prillit 1999, ne lagjen e tij në Mitrovicë duke drejtuar operacionin. Uniformën blu të policisë kishte pasur të veshur Ivanovic.

"Shef, çka po bëjmë me ta", ka thënë se e kishte pyetur një serb Oliver Ivanovicin. "Zbatoji urdhrat që kemi marrë", i ishte përgjigjur ai.

Ky dialog mes dy policëve të Serbisë nuk i shkoqitet nga mendja Isa Mustafës. Ai është njëri prej të mbijetuarve të masakrës për të cilën është arrestuar Ivanovic këtë javë. Dyshohet për krime të luftës dhe për vrasje të rëndë pas luftës.

Isa Mustafa të enjten ka folur për Kohën Ditore për shpëtimin nga plumbat e njësisë policore serbe që dyshohej se udhëhiqej nga politikani serb.

Ai ishte ndarë nga djali tri vjeç, gruaja shtatzënë, e babai plak, për t'u dërguar drejt vdekjes.

"Në atë moment mendja: gruaja shtatzënë, djali i vogël, baba plak, cka ka me heq gruaja jeme gjithë jetën. Ato momente nuk harrohen kurrë", ka treguar ai.

Dëshmitari ka treguar se para se të nisin vrasjet, serbët kishin dërguar një cung dhe një sëpatë. U kishin thënë se me të do t'ua prisnin kokat.

Mustafa thotë se ka pasur shumë forca policore, me shami dhe maska në kokë. Ka pasur edhe pa maska në kokë, të cilët thotë se i ka identifikuar. Pa maska, tregon se, kanë qenë: Oliver Ivanovic, Igor Simici, Sergjan Aleksic dhe Vlastimir Aleksic.

"Kur na vendosën aty filluan të na shanin, të na provokonin. Njëri iu drejtua Oliverit dhe e pyeti se cka të bëjnë. Ai tha: vetëm veproni sipas detyrës që keni! Dhe kanë filluar ekzekutimin e grupit të parë. Aty afër një nga një i merrnin dhe i ekzekutonin", ka thënë dëshmitari.

"Aty prej grupit janë ekzekutuar katër, prej nëntë që kemi qenë. Ka ardhur urdhëri se u mbush numri dhe mos vrisni më. Neve na liruan dhe na përcollën deri tek rruga kryesore. Aty i kam parë edhe kur janë ekzekutuar Skender Paçarada, Fatmir Mustafa, kushëriri im, Avni Abazi dhe Mehmet Deferi. Kurse më të keqes i kemi shpëtuar unë, Shefki Kosumi, Mentor Mehana, Xhemshit Ismajli dhe Behgjet Ferizi", ka shtuar ai.
http://www.gazetaexpress.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi