Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

 Çmimi i biletës së urbanit, ministria e Transporteve: Dhe po u rrit nuk e subvencionojmë Empty Çmimi i biletës së urbanit, ministria e Transporteve: Dhe po u rrit nuk e subvencionojmë

Mon 3 Feb 2014 - 22:27


Çmimi i biletës së urbanit, ministria e Transporteve: Dhe po u rrit nuk e subvencionojmëTIRANË-Ministria e Financave thekson se nuk do të ketë subvencionim për biletën e urbanit dhe sikur çmimi i kësaj fundit të rritet.
Marenglen Porici e bëri të ditur këtë sot në emisionin ‘Njerëz në Fokus”, të moderuara nga gazetarja Ola Bruko ku të ftuar ishin dhe përfaqësues nga Shoqata e Transporteve, Bashkia e Tiranës dhe Sindikata e Transportit.

Në debatin mbi problematikën e transportit urban, përfaqësia e Shoqatave të Transportit theksoi se nuk do të reshtin në kërkesën për rritjen e çmimit të biletës së urbanit brenda Tiranës.
“Kemi që në vitin 2008 që kërkojmë rritjen e çmimit, vetëm çmimi i biletës nuk rritet. U rrit çmimi i karburantit, zëri kryesor, nga 104 lekë që ka qenë në vitin 2008, sot jemi në shifrat e rreth 200 lekë për litër”.

Sipas Shijakut, kjo ka sjellë dhe vështirësi në pagesat e punonjësve të shërbimit urban.
“Jemi akuzuar që kemi shkelur marrëveshje. Jo nuk kemi shkelur asnjë marrëveshje, por jo të gjithë operatorët patën mundësinë të paguanin detyrimet, është financiarisht e pamundur.
Nuk shlyejmë dot pagat as tani brenda 15 ditëshit”

Por kryetari i Sindikatës së Transporteve thekson se grevat dhe do të përshkallëzohen nëse punonjësit nuk paguhen. Ai tregon se marrëveshja që bënë me Shoqatën e Transporteve u shkel.
“Cdo njeri e ka detyrimin që secili të paguhet. Këta punëtorë janë punonjës të shoqatave të ndryshme të urbanëve të Tiranës, mbi 200 punonjës, kanë 3 muaj, 2 muaj, 1 muaj e gjys. Muajin janar tani u derdhën pagat sipas rregullit, u prish marrdhënia që lidhëm më 20 nëntor. U ra dakort që të paguhen pagat e prapambetura, pjesën e parë do e paguajnë më 28 dhjetor e më pas në 28 janar. Në 28 dhjetor u pagua, por në janar nuk u pagua pjesa e mbetur debitore, por as pagat e muajit janar. Imagjino cfarë situate ndodhen punonjësit”.

Porici theksoi se deri tani tek ministria e Transportit tha se përvec licencimit, pushteti qendror nuk ka asnjë kompetencë tjetër tek shoqatat e transportit urban, sepse për to kujdeset, pushteti lokal.
“Si specialist në transportin rrugor nuk ka mbërritur asnjë draft. Dimë një gjë, që negociatat nuk janë të tanishme, me shoqatën e transportit urban, janë shumë të hershme dhe për cmimet, dhe me rritjen e biletës. Përshembull, ministria nuk mbulon dot transportin urban në Korcë, këtë e menaxhon Bashkia, por në fund të fundit qytetarët i mbron vetëm, nëpërmjet monitorimit”.

Ndërkaq çmimi i rritjes së biletës së urbanit kryeqytetas varion nga 500 deri në 700 lekë të vjetra.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi