Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Mon 3 Feb 2014 - 23:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë 80142PRISHTINE-Askush nuk ka tentuar dhe as nuk tenton që përmes Ligjit për mbrojtje nga ndotja akustike, të cilin e ka sponsoruar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe që në parim është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ta ndalojë “Ezanin”, thirrje kjo që i fton besimtarët mysliman në lutje, e as këmbanat e kishave katolike apo ortodokse në Kosovë. Kështu deklarojnë përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend dhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Deklaratat e tilla vijnë pas debatit lidhur me këtë çështje, i cili është bërë i zjarrtë nga deputetë, mediat dhe rrjetet sociale.

Kundërshtimet ndaj këtij ligji kryesisht kanë qenë të ndërlidhura me çështjen e thirrjes së “Ezanit” dhe në mjaft raste kjo është keqinterpretuar si ndalesë për thirrjen e tillë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës kanë zhvilluar ditën e hënë një takim, për të sqaruar situatën e krijuar, por edhe për të shkëmbyer përsëri mendimet lidhur me ligjin.

Ministri Gashi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ministria që ai drejton e as Qeveria e Kosovës në përgjithësi, nuk kanë pasur mosmarrëveshje me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe në parim ishin pajtuar që në fillim lidhur me projektligjin.

“Në asnjë moment, as qeveria, as ministri, e askush nuk ka pasur tendencë e as ide që ta ndaloj ezanin. Unë, personalisht, do të kisha qenë kundër po që se dikush do të kishte tentuar ta ndaloj ezanin. Fjala, prej fillimit, ka qenë që të arrihet një marrëveshje ndërmjet qytetarëve, qeverisë dhe Bashkësisë Islame, për nivelin e zërit që i lëshohet ezanit, pra në këtë rast, nga altoparlantë të ndryshëm. Ka pasur mirëkuptim dhe ka shumë mirëkuptim nga BIK-u, por këtu kanë interferuar zëra, të cilët kanë dashur ta keqpërdorin këtë situatë për përfitime politike”, shprehet Gashi.

Ahmet Sadriu, zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës për komunikim me media, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë pasur mosmarrëveshje me Qeverinë e Kosovës lidhur me Ligjit për mbrojtje nga ndotja akustike.

Madje, sipas tij, qeveria ka pranuar vërejtjet e caktuara, që shkojnë në të mirë të ligjit dhe që shmangin keqkuptimet.

“Këtu nuk ka të bëjë me ndalesë të Ezanit. Më shumë kemi të bëjmë me një përkufizim të tonit, në një kohë dhe në një periudhë të caktuar. Kështu që, ne u dakorduam që bashkërisht ta zgjedhim formën e aplikimit të këtij ligji. Por, çka është me rëndësi këtu dhe ndoshta edhe reagimet kanë ardhur për këtë shkak, është kategorizimi i objekteve fetare si burim zhurme. Mirëpo, ne u morëm vesh që kjo të ndahet në një kapitull të veçantë dhe të rregullohet kjo në marrëveshje në mes nesh”, bën të ditur Sadriu.

Ministri Gashi ka konfirmuar se pjesa e ligjit, e cila ka të bëjë me objektet fetare, do të përfshihet në një kapitull të veçantë brenda po të njëjtit ligj.

Dom Lush Gjergji, famullitar i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, në bisedën me Radion Evropa e Lirë, shpërfaq qëndrimin bazë të Kishës katolike në Kosovë, siç thotë ai, për harmonizim dhe rregullim në bazë të ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit nga ndotja akustike.

“Për çdo gjë jemi jo vetëm dakord, por propozues, përkrahës që gjërat të harmonizohen me ligj dhe ashtu të përcaktohet çdo gjë. Nëse ka diçka që ka ende të harmonizohet dhe të rregullohet, jemi të gatshëm për një bashkëpunim miqësor dhe vëllazëror. Nuk duam ta ngarkojmë askënd, prandaj as ndotjen akustike, sepse jemi në shërbim të Zotit dhe të popullit dhe duam që populli ta ndjej vetveten sa më mirë dhe sa më qetë”, thotë Dom Lush Gjergji.

Në anën tjetër, Lëvizja Islame për Bashkim, e njohur si LISBA, përmes rrjeteve sociale, ka reaguar ndaj këtij ligji.

Siç thuhet, “anëtarët e kryesisë së LISBA-s kanë rënë dakord që nuk do të lejojnë ndalimin e ezanit e as uljen e zërit”.

Ata madje i kanë bërë thirrje ministrit Gashi duke thënë “nëse është trim le të vijë dhe ta ndalojë Ezanin”.

Por, ministri Gashi, ka theksuar se LISBA po e keqpërdor situatën, ndërkohë që, siç thotë ai, kjo lëvizje nuk është përfaqësuese e fesë islame në Kosovë.

“LISBA, e cila çdo herë e keqpërdorë çdo situatë që vjen, për të manipuluar me opinionin, për të dalë si gardian të vetëshpallur të fesë islame. Dihet kush e reprezenton fenë islame në Kosovë. Është BIK-u dhe dihet që Kushtetuta e mbron çdo bashkësi fetare, përfshirë edhe bashkësinë islame dhe nuk ka nevojë për gjëra të tilla që krijojnë përçarje dhe dhunë në Kosovë”, thekson Gashi.

Sadriu shprehu indinjatën për, siç ka thënë ai, elektrizimin e situatës nga mediet, lidhur me çështjen e ligjit.

Ai po ashtu thkesoi se nuk ka nevojë askush që të marrë kujdestarinë mbi organizimin e jetës fetare, përveç institucionit legjitim dhe legal, në këtë rast, Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Ne jemi ata që jemi përgjegjës. Bashkësia Islame, si institucion që është kredibil, që është përgjegjës për organizimin e jetës dhe mbarëvajtjes së jetës fetare (islame) në Kosovë, ajo është përgjegjëse dhe do t’i marrë përgjegjësitë. Nuk kemi nevojë që dikush të na ‘kujdestarojë’ dhe të tentojë që t’i marrë përgjegjësitë e një institucioni, siç është Bashkësia Islame”, thotë Sadriu.

Ministri Gashi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tashmë kanë rene dakort me Bashkësinë Islame të Kosovës që të filloj pilot-projekti, fillimisht në Prishtinë, i cili do t’ia mundësojë Bashkësisë Islame të Kosovës që ta centralizojë transmetimin e thirrjes së “Ezanit” , në mënyrë që në të njëjtën kohë dhe me volumin e caktuar të njëjtë, “Ezani” të thirret në të gjitha xhamitë e Prishtinës.

(d.b/EvropaeLire/BalkanWeb)
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 9:55
PO por ezani dhe renja e kembonave nuk jan Zhurm ..por thirje.per lutje .. dhe adhurim..
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 13:27
Message reputation : 100% (1 vote)
jane aq zhurme sa qe te cajne trapin sepse kush do te falet hyn ne dhome dhe falet aty ZOTI eshte kudo ai sheh, ska nevoje as per kisha e as per xhamia
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 15:29
Durrsaku shkruajti:jane aq zhurme sa qe te cajne trapin sepse kush do te falet hyn ne dhome dhe falet aty ZOTI  eshte kudo ai sheh, ska nevoje as per kisha e as per xhamia
Po bash keshtu mendoni komunistat dikur.. por i hangri dreqi ato dhe ka me i hanger edhe disa qe kan mbet neokomunista...
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 15:36
Princo shkruajti:

komunistat? nqs mendonin keshtu mire kane bere perderisa kemi VATIKANIN nje perandori pasurish dhe njerezit ne afrike vuajne per buke apo xhamia me kupola floriri dhe po njerezit skane buke te hane, pse nuk i shesin dhe te ndohmojne boten?
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 15:40
Durrsaku shkruajti:

Vatikani ska qen kuren e kures komunist.. me vjen keq qe nuk din ta besh dallimin..
Ato kan qen qe kan dasht fen e tyre, dhe nuk kan qen femohues si komunistat e as dyftyrsha e treftyrsha....pamvarsisht se a ekan besimin e drejt apo jo...
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 15:43

ore mos i dredho pergjigjes PO TE THOJA NUK ME PELQEN AS KISHA AS XHAMIA KUR KANE PASURI DHE FLASIN NE EMER TE ZOTIT DHE SHOHIN SESI NJEREZIT VUAJNE PER BUKEN E GOJES kuptoje mire kete
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 15:49
Shiko se kush po i dredhon pergjegjes o inderuar..
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 15:52
Princo shkruajti:Shiko se kush po i dredhon  pergjegjes o inderuar..
UNE PO TE THEM QE SME PELQEJNE KISHA E XHAMI NDERSA TI ME THUA QE KISHA SESHTE KOMUNIZEM  grrrr grrrr 
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 16:07
Durrsaku shkruajti:
Princo shkruajti:Shiko se kush po i dredhon  pergjegjes o inderuar..
UNE PO TE THEM QE SME PELQEJNE KISHA E XHAMI NDERSA TI ME THUA QE KISHA SESHTE KOMUNIZEM  grrrr grrrr 
Po pra ty qeshu qeshu me veten se nuk ike fjalet askund me ate qe je duke deklaruar shikoje me lart shenimet dhe vazhdo te qeshesh .....
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 19:28
Princo shkruajti:
Durrsaku shkruajti:
Princo shkruajti:Shiko se kush po i dredhon  pergjegjes o inderuar..
UNE PO TE THEM QE SME PELQEJNE KISHA E XHAMI NDERSA TI ME THUA QE KISHA SESHTE KOMUNIZEM  grrrr grrrr 
Po pra ty qeshu qeshu me veten se nuk ike fjalet askund me ate qe je duke deklaruar shikoje me lart shenimet dhe vazhdo te qeshesh .....
po shihi ti more se ckam thene une se une e di se cpo them dhe po te them kete ZOTI ESHTE KUDO SKA NEVOJE TE SHKOSH AS NE KISHE AS NE XHAMI MJAFTON HYR NE DHOME DHE FALU DHE AI TE SHEH KA ME QARTE SE KAQ ndersa ti me thua jo vatikani seshte komunist  grrrr 
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 19:39
Durrsaku shkruajti:
Princo shkruajti:
Durrsaku shkruajti:
Princo shkruajti:
Durrsaku shkruajti:jane aq zhurme sa qe te cajne trapin sepse kush do te falet hyn ne dhome dhe falet aty ZOTI  eshte kudo ai sheh, ska nevoje as per kisha e as per xhamia
Po bash keshtu mendoni komunistat  dikur.. por  i hangri dreqi ato dhe ka me i hanger edhe disa qe kan mbet neokomunista...
komunistat? nqs mendonin keshtu mire kane bere perderisa kemi VATIKANIN nje perandori pasurish dhe njerezit ne afrike vuajne per buke apo xhamia me kupola floriri dhe po njerezit skane buke te hane, pse nuk i shesin dhe te ndohmojne boten?
Vatikani ska qen kuren e kures komunist.. me vjen keq qe nuk din ta besh dallimin..
Ato kan qen qe kan dasht fen e tyre, dhe nuk kan qen femohues si komunistat e as dyftyrsha e treftyrsha....pamvarsisht se  a ekan  besimin e drejt apo jo...
ore mos i dredho pergjigjes PO TE THOJA NUK ME PELQEN AS KISHA AS XHAMIA KUR KANE PASURI DHE FLASIN NE EMER TE ZOTIT DHE SHOHIN SESI NJEREZIT VUAJNE PER BUKEN E GOJES kuptoje mire kete

esheh se si ka qen biseda ju keni permend vatikanin komunistat? nqs mendonin keshtu mire kane bere perderisa kemi VATIKANIN nje perandori pasurish dhe njerezit ne afrike vuajne per buke apo xhamia me kupola floriri dhe po njerezit skane buke te hane, pse nuk i shesin dhe te ndohmojne boten
dhe po ta bej te qart se nuk eshte ashtu sic thua ti...ngase ju nuk i njhnin regullat e fes ama te asnjeres,, ngase ju po mendoni se fe dometh vetem me shku ne xhami apo ne kish... e perseri po te them qe kjo ka qen bimndja e komunistve duke u munduar ti largojn njerzit nga besimi..

pastaj ju keni permend vatikanin sedi pse ..!!? sigurisht se ke deshiruar te besh krahasimin me lindjes dhe vatikanit .. nuk edi andaj nuk po komemntoj ma shum,.. nuk deshiroj te paragjykoj.. por une ju pergjegja atje ku ju keni permend vatikanin si shtet i pasur .. une ju kam than se ato nuk kan qen komunista qe kan arit aq shum por duke dashur fen e tyre.. pamvarsisht se nuk e kan besimin e drejt..
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 19:52
Durrsaku shkruajti:ore tani na dole te besimi i vatikanit eshte i drejte apo i padrejte ufaaaaaaaaaaaaaaaaaa ik mer shoku se ti qenke jarebi
nje pyetje kam per ty nqs mund te me kthesh pergjigje
je nga ato myslimanet me mjeker te gjate e pantallona te shkurtra apo mysliman me veshje te rregullt? ta di se me ke po flas

Hehehhe eh mir a vec fjalen e fundit e lexove a ??!! e pritsha edhe kete..deri sa kam une ket besim normal qe ashtu mendoj dhe kam bindjen Pse ti mendon se ai i krishteri i vatikanit mendon qe une kam besim te drejt ..
Une jam musliman besimtar qe po mundohem te jem nga praktikues dhe nuk me behet vone se ty DON apo NUK done te bisedosh me mua.. Po keshtu jeni ju njerzit i vlersoni sipas veshjesh dhe pamjes e jo sipas bindjes dhe veprave...
Geri
Geri
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 927
<b>Hobi</b> Hobi : Te Gjuj peshk :P
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tiron
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 21:40
Kujdes Temen :
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 22:11
Message reputation : 100% (1 vote)
Postimet jashte teme me fyerje e diskutime personale drejt anetareve u futen ne kosh,tema rihapet per diskutim per ata qe jane te afte te argumentojne rreth temes vec, te tjeret te mbajne sehir..Dhe ju lutem stafi respektoni njeri tjetrin,mos drejtoni pyetje personale si dhe permbajuni rregullave te ketij forumi.

Diskutime te kendshme!
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Tue 4 Feb 2014 - 22:15
AnGeLiC shkruajti:Postimet jashte teme me fyerje e diskutime personale drejt anetareve u futen ne kosh,tema rihapet per diskutim per ata qe jane te afte te argumentojne rreth temes vec, te tjeret te mbajne sehir..Dhe ju lutem stafi respektoni njeri tjetrin,mos drejtoni pyetje personale si dhe permbajuni rregullave te ketij forumi.

Diskutime te kendshme!
Flm respekete per fshirjen dhe pastrimin......
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Thu 6 Feb 2014 - 10:18
Princo shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:Postimet jashte teme me fyerje e diskutime personale drejt anetareve u futen ne kosh,tema rihapet per diskutim per ata qe jane te afte te argumentojne rreth temes vec, te tjeret te mbajne sehir..Dhe ju lutem stafi respektoni njeri tjetrin,mos drejtoni pyetje personale si dhe permbajuni rregullave te ketij forumi.

Diskutime te kendshme!
Flm respekete per fshirjen dhe pastrimin......

Kush foli? ...............  grrrr 

Po harrove...................ate fjalen "IMPONIM" ???

A e di ti qe tellalli vetem "IMPONON" ???

Se per thirrjen e lutjes, xhamine nuk e shkuli njeri nga vendi, aty eshte dhe kush do shkon e lutet por "nuk hiqni dot dore nga pushtimi ju" ate thoni...

C'jane keto metoda imponimi,...................................

Pse, nuk dine te shkojne te falen njerezit apo humbasin rrugen ???

Dhe me kryesorja, c'eshte ajo turrqishte ne mes te SHQIPERISE ???

PSE NUK FLITET SHQIP NE MINARE TE XHAMISE M'U NE MES TE SHQIPERISE ???

SEPSE JENI TURRQ PUSHTUES ???
Sponsored content

Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë Empty Re: Ndotja akustike, fetë: Askush nuk e ndalon ezanin në Kosovë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi