Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tronditëse, vëllezërit e vrasin dhe hedhin në pus 19-vjeçaren shtatzënë Empty Tronditëse, vëllezërit e vrasin dhe hedhin në pus 19-vjeçaren shtatzënë

Tue 4 Feb 2014 - 23:39
Tronditëse, vëllezërit e vrasin dhe hedhin në pus 19-vjeçaren shtatzënë 8-5-aylik-hamile-kadin-tore-kurbani-oldu_955582_340_226Një vajzë turke 19 vjeç, 8-muajshe shtatzënë u mbyt dhe u hodh në një pus, pasi u dënua me vdekje nga farefisi. E reja, e cila jetonte në një fshat pranë qytetit Viransehir, u vra nga dy vëllezërit e saj, pasi akuzohej se kishte çnderuar familjen. Dy vëllezërit në bashkëpunim me disa bashkëpunëtorë të tyre, u arrestuan.

Nga ana e mediave vendase thuhet se 19-vjeçarja me emrin Hacer, kishte pasur një lidhje me një djalë të ri, i cili ishte larguar nga vendi, pas ishte nisur për shërbimin ushtarak. Vetëm pas 4 muajsh vajza kishte kuptuar se ishte shtatzënë dhe ishte larguar nga fshati, për shkak të frikës se çfarë vendimi do të merrte “klani i çështjeve të nderit”.

Ajo u prit nga një i afërmi i saj në Diyarbakir, por më tej me anë të mashtrimit u morr sërish në fshat. Vetëm pak para lindjes së fëmijës familja i kishte dërguar mesazhe pajtimi, duke e ftuar që të kthehej pasi thuhej se e kishin falur. Por, duket se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, pasi “klani” kishte marrë vendim për ta vrarë duke kundërshtuar nënën e së resë, e cila kishte kundërshtuar gjatë gjithë kohës. Dy vëllezërit e Hacer, të cilët kishin shkuar për ta marrë në Diyarbakir, për ta shoqëruar në shtëpi, në të vërtetë e çuan në një zonë të izoluar ku dhe e mbytën.

/Shekulli Online/ E.L./
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Tronditëse, vëllezërit e vrasin dhe hedhin në pus 19-vjeçaren shtatzënë Empty Re: Tronditëse, vëllezërit e vrasin dhe hedhin në pus 19-vjeçaren shtatzënë

Wed 5 Feb 2014 - 0:03
e paska honger dy here e shkreta
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi