Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fobitë, frikërat që na vështirësojnë jetën Empty Fobitë, frikërat që na vështirësojnë jetën

Fri 7 Feb 2014 - 0:46
Janë frikëra të paarsyetuara, të tepruara dhe shpeshherë të çmendura. Të bëjnë të humbasësh ndjenjat, vetëkontrollin, arsyen dhe nuk i komandon thuajse kurrë.Fobitë janë ato çka me plot gojën mund t’i quash frikëra që të dëmtojnë përditshmërinë dhe ta bëjnë jetën më të komplikuar. Prej tyre nuk shpëton thuajse askush. I ri apo i moshuar, femër apo mashkull, i pasur apo i varfër, person i panjohur apo njerëz të njohur.Por cilat janë fobitë e disa prej njerëzve më të famshëm të televizionit? Prezantuesja legjendare Oprah Winfrey ka fobi nga çamçakëzi, fobi e krijuar që në fëmijëri, kur gjyshja e saj i ngjiste ato nëpër tavolina.Aktorja e njohur e Hollivudit Nicole Kidman ka fobi fluturat, këngëtarja e famshmeRihanna peshqit, Orlando Bloom derrat dhe Robert de Niro nga dentistët.
Madje, as udhëheqës shtetesh dhe njerëz që kanë drejtuar luftëra nuk i kanë mposhtur fobitë nga të cilat kanë vuajtur gjatë gjithë jetës së tyre. Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, kishte fobi nga vdekja e parakohshme,Richard Nixon frikësohej për vdekje nga spitalet, ndërsa për Napoleon Bonapartinthuhet se macet i shkaktonin fobi të llahtarshme.
Fobikë nga macet kanë qenë gjithashtu edhe Hitleri, Musolini dhe Jul Çezari. Të mëdhenjtë e kinematografisë botërore si Woody Allen apo Alfred Hitchcock janë gjithashtu fobikë. Allen është multifobik duke nisur nga lartësitë, hapësirat e mbyllura dhe insektet e duke vijuar me fobitë nga ngjyrat e shndritshme, kafshët, ashensorët dhe kikirikët me gjalpë.
Ndërsa Hitchcock kishte fobi nga vezët pasi e konsideronte të tmerrshme strukturën e tyre.
Fobitë e Bledi Strakoshës
Aulona Minga, mikja e Bledi Strakoshës, tregon fobitë e tij për emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.
“Bledi ka fobi lartësinë dhe më habit fakti që shtëpinë e ka në katin e dhjetë. Ka një ballkon shumë të këndshëm, por nuk qëndron shumë aty”, thotë gazetarja.
Ajo shton se një tjetër fobi e moderatorit të njohur janë edhe vendet e populluara.
“I ka fobi vendet shumë të populluara. Nëse do të pish kafe me Bledin, të jesh i sigurtë që ai do të gjejë ndonjë vend të fshehur, me shumë pak njerëz.”
/ Top Channel
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Fobitë, frikërat që na vështirësojnë jetën Empty Re: Fobitë, frikërat që na vështirësojnë jetën

Fri 7 Feb 2014 - 15:30
Po e vertet eshte ..
Ndersa fobia me e keqe qe ishkatroj disa njerez eshte "Islamofobia"....!
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Fobitë, frikërat që na vështirësojnë jetën Empty Re: Fobitë, frikërat që na vështirësojnë jetën

Fri 7 Feb 2014 - 15:35
kam tmerr lartesite por tmeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeerr ama
Sponsored content

Fobitë, frikërat që na vështirësojnë jetën Empty Re: Fobitë, frikërat që na vështirësojnë jetën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi