Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Skandal në Greqi shqiptarëve u hiqet apandesiti i shëndoshë Empty Skandal në Greqi shqiptarëve u hiqet apandesiti i shëndoshë

Fri 14 Jan 2011 - 22:07
JANINE- Një studim i Universitetit të Janinës, zbulon abuzimet e mjekëve greke me emigrantët shqiptarë në 6 spitale të Greqise. Skandali i publikuar nga revista prestigjioze amerikane “The Atlantik” tregon për operacionet e jashtëligjshme të heqjes së apandesitit tek pacientet shqiptarë.

Sipas revistës, në vitin 2001 në spitalet greke qarkullonin fjalë se kirurgët, për të rritur numrin e operacioneve, u diagnostikuan apendesitë të paqena emigrantëve shqiptarë. Atëherë një mjeke e sapodiplomuar, Athina Tatsioni, vendosi të verifikonte akuzat dhe me ndihmën e disa profesorëve e kolegëve mjekë, realizoi një studim zyrtar për të vertetuar se apandecitet e hequr tek pacientët me emra dhe identitet shqiptar në 6 spitale të ndryshme greke, ishin 3-herë më të shëndetshëm se ato të pacientëve grekë.

Mjekja Tatsioni sot bën pjesë në grupin e kërkuesve shkencorë të profesorit të njohur Xhon Joanidis, i cili e nxiti të verifikonte overdozën e operacioneve për heqjen e apandesitit ndaj pacientëve shqiptarëve duke vertetuar se nderhyrjet nuk janë bërë konform rregullave. Studimi tregoi se kirurgët grekë rrisnin numrin e operacioneve duke abuzuar me pacientët shqiptarë dhe profesionin, për të marrë rroga dhe përqindje me të majme. (Lajmi eshte transmetuar ne TV NEWS24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi