Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqi, aksidenti u merr jetën dy shqiptarëve Empty Greqi, aksidenti u merr jetën dy shqiptarëve

Fri 2 Dec 2011 - 13:46
Greqi, aksidenti u merr jetën dy shqiptarëve Aksident-natenDy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është mësuar ende, humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, në një aksident tragjik, pasditen e së enjtes në aksin që lidh Iraklian me Damastian, në prefekturën e Thivës, në Greqi.

Sipas policisë lokale, dy viktimat jane 43 dhe 45 vjec, ndërsa dy të plagosurit kushërinjte e tyre, të gjithë shtetas shqiptar.

Polica deklaroi se katër emigrantët shqiptarë po udhëtonin me një automjet tip “Opel”, i cili në rrethana ende të panjohura ka dalë nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Forcat zjarrëfikëse dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke gjetur të pajetë dy vëllezërit, të cilët ndodheshin në sediljet e prapme të makinës, ndërsa dy të plagosurit e tjerë, drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij 37-vjecare, ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi