Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kina pritet t’i dënojë me vdekje trafikantët shqiptarë Empty Kina pritet t’i dënojë me vdekje trafikantët shqiptarë

Mon 10 Feb 2014 - 21:46
Kina pritet t’i dënojë me vdekje trafikantët shqiptarë Kin
Ekzekutim me varje pritet të jetë dënimi për katër shqiptarët që u arrestuan nga policia kineze disa ditë më parë, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore, bën me dije NOA.

Kina ka një ligj të fortë për luftimin e drogës, ku trafikantët e drogës apo të njerëzve ekzekutohen në vdekje pa ndonjë mundësi për t’u mbrojtur me avokat.

Ata u ndaluan në qytetin Xinhua dhe se vepronin në bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria, ku edhe u arrestuan 30 shtetas nigerian. Ky rrjet ndërkombëtar vite me radhë ishte nën hetime dhe në këtë operacion ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos, të cilat i ofruan informata shtesë policisë kineze.

Nga informacionet e grumbulluara shpjegohet se shqiptarët nga Shqipëria përmes rrugëve ilegale sillnin në Kinë lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa gjatë kthimit ata merrnin refugjatë duke i premtuar tokën italiane. Kinezët paguanin shuma të mëdha parash për të mbërritur në destinacionin e kërkuar evropian.

Sipas informacioneve të policisë kineze, një nga shqiptarët kishte krijuar një rrjet të prostitucionit në këtë qytet detar duke ofruar kinezëve "femra të bardha".

Aksioni i arrestimeve u konfirmua edhe nga komandanti i forcave speciale Mario Parente në Romë.

/Shekulli Online/ E.L./
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kina pritet t’i dënojë me vdekje trafikantët shqiptarë Empty Re: Kina pritet t’i dënojë me vdekje trafikantët shqiptarë

Mon 10 Feb 2014 - 22:21
vete i hengri b... mire ti behet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi