Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si të interpretoni gjestet e femrave Empty Si të interpretoni gjestet e femrave

Mon 17 Feb 2014 - 1:53
Ashtu si meshkujt, edhe femrat bëjnë plot gjeste që flasin më shumë sesa fjalët! Qëndrimet e trupit janë komunikim më vete, edhe pse ato i bëjmë në mënyrë të pavetëdijshme! Zbulojini më poshtë…Mesazhe të fshehuraTë gjithë ne komunikojmë me trupin tonë dhe gjestet tona transmetojnë informacione të ndryshme. Për të interpretuar mesazhet dhe për të ndaluar së bëri hapa fals, zbuloni gjestet sekrete më të zakonshme te femrat nëpërmjet këtij artikulli.

Majat e gishtave të futura te xhepat e xhinseve

Ajo të shikon në mënyrë të çuditshme, si të ishte hera e parë që po të shihte; ose ndoshta mund të jetë edhe e vërtetë. Ndërkohë që fut majat e gishtave të saj të dorës te xhepat e xhinseve…

Interpretimi

Dyshimi justifikohet: ose është tmerrësisht seksuale ose është ekstremisht e nervozuar. Qetësohu, gishtërinjtë janë simboli i dëshirës. Fakti që janë “ankoruar” në pantallonat e saj, tregon se je duke ecur drejt rrugës së duhur… dhe që ajo mund të jetë gati për ta dëshmuar! Çfarë pret atëherë?!

Tendosja e krahëve

Sapo mbaron ëmbëlsirën, shtriqet duke i çuar krahët mbrapa, duke vënë në dukje gjoksin e saj pa asgjë të keqe. Mos është “goditur” nga një lodhje e papritur?

Interpretimi

Atë çka mund ta interpretoje si një shenjë mërzitjeje, nuk është gjë tjetër veçse një formë droje apo turpi. Sigurisht, shpirti i iniciativës seksuale nuk i përket, por sjellja e saj tregon një qasje seksuale ndaj jush. E ashtuquajtura qëndrimi mbrapa është një “ofertë” simbolike e trupit të saj apo një ftesë e nënkuptuar për t’u “djegur” në “flakën” e saj.

Krahu që mban të mbështetur kokën

Deri këtu gjithçka mirë; ajo ka pranuar një gotë të fundit me verë dhe ti je gati t’i ofrosh një mbrëmje të çmendur, sekretin e së cilës e di vetëm ti. Ndërkohë ajo është në divanin tënd, ka mbështetur kokën në pëllëmbën e dorës dhe me bërrylin të mbështetur diku tjetër…

Interpretimi

Stop! Kjo sjellje shpesh është tipike e një gruaje që nuk e ka shumë hall që të ndajë “territorin” e saj seksual. Është sigurisht në dispozicion për të dëgjuar të fshehtat e tua, por asgjë më shumë…

Duart “sanduiç”

Piknik pranvere. Jeni të shtrirë në mënyrë mjaft komode mbi një mbulesë me kuadrat të kuq që e keni hapur sigurisht mbi një shesh. Ajo, në gjunjë, vazhdon të spostojë këmbët sa andej këtej, duke i mbajtur duart fort në formë sanduiçi mes këmbëve… megjithëse nuk bën ftohtë!

Interpretimi

Merr kohën e duhur: duart “sanduiç” janë një veprim thuajse “relikt” që vjen nga fëmijëria dhe që nuk tregon domosdoshmërish një “lutje” seksuale… Të mbetet ty që ta zbulosh!

Krahët e kryqëzuara poshtë gjoksit

Sapo ke hequr asin tënd nga mënga dhe ajo kryqëzon krahët poshtë gjinjve…

Interpretimi

Lëviz! Krahët janë të kryqëzuar, është e vërtetë, por jo aq shumë sa për t’u mbrojtur dhe për të vlerësuar një nga pikat e saja të forta, gjoksin. Tregohuni të kujdesshëm nëse nuk e njihni mirë! Diçka fsheh! Duart e kryqëzuara gjithmonë thonë diçka!shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi