Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kim Jong Un, 645 mln USD për mallra luksi Empty Kim Jong Un, 645 mln USD për mallra luksi

Thu 20 Feb 2014 - 20:12
Udhëheqësi Kim Jong Un shkel sanksionet e perëndimit, duke importuar mallra luksi në vendin e tij me vlerë 645 mln dollarëLideri kroanoverior, Kim Jong Un shpenzon pasuri të tëra për mallra luksi, madje ka tejkaluar edhe shpenzimet e të atit të tij, i cili njihet në historinë e këtij vendi si lideri më “ekstravagantë.

Këtë e bën të ditur një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar ditën e hënë. Babai i Kim Jong-ut, i cili vdiq në vitin 2011, u bë i apasionuar pas jetës luksoze në vitin 2006, kur SHBA-të vendosën sanksione të rrepta ndaj shtetit koreanoverior.

Duket se trashëgimtari i tij, Kim Jong Un-i po ndjek të njëjtin pasion për jetën e luksit. Raporti i Kombeve të Bashkuara shkruan se në kundërshtim me sanksionet, Kim Jong Un-i ka importuar whiskey dhe konjakë nga më të shtrenjtët, si edhe ka blerë pajisjet e nevojshme për të ndërtuar një kinema që mund të përballojë një audiencë prej 1 mijë personash.

Gjithashtu, raporti thotë se regjimi koreanoverior po përpiqet të importojë edhe një numër të konsiderueshëm automjetesh “Mercedes”. Sipas raportit, shpenzimet e bëra nga regjimi koreanoverior për mallrat e luksit në vitin 2012 ishte 645.8 mln dollarë, duke pësuar një rritje prej 300 mln dollarësh nga koha e regjimit të të atit të Kim Jong Un-it.

/Shekulli Online/E.D./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi