Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nis restaurimi i “Tomka dhe shokët e tij” në Amerikë Empty Nis restaurimi i “Tomka dhe shokët e tij” në Amerikë

Fri 21 Feb 2014 - 21:47
Nis restaurimi i “Tomka dhe shokët e tij” në Amerikë Ball_723577
Restaurimi i filmave shqiptarë ka qenë një nga projektet më emergjente që është pohuar jo vetëm nga kineastët, por dhe nga vetë AQSHF. Në kuadër të këtij projekti mësohet se filmi i njohur i regjisores Xhanfise Keko “Tomka dhe shokët e tij” është nisur për t’u restauruar në laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center). Edhe pse nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë të ditur se, ky është filmi i dytë i përzgjedhur për t’u restauruar pranë këtij laboratori në Amerikë,
Nis restaurimi i “Tomka dhe shokët e tij” në Amerikë 2_857139Nis restaurimi i “Tomka dhe shokët e tij” në Amerikë 2_857139
pas filmit “Nëntori i dytë”.

Stafi i specializuar teknik i laboratorit të LOC do të verë në dispozicion kohën, profesionalizmin dhe fondet për këtë projekt si pjesë e programit të tyre të diplomacisë ndërkombëtare për të ndihmuar arkivat në rrezik në të gjithë botën. Do të prodhohet një kopje e re 35 mm, pozitiv, bardhë e zi, me titra në anglisht. Në këtë mënyrë filmi do të ketë mundësinë të shfaqet në të gjitha mënyrat e projeksionit qofshin këto arkivale apo dixhitale si dhe të arrijë një audiencë të gjerë ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film tek publiku ndërkombëtar. Plot 36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij” i prodhuar në vitin 1977 do t’i nënshtruar restaurimit.
Nis restaurimi i “Tomka dhe shokët e tij” në Amerikë 1_978968
Pas filmit “Nëntori i dytë” janë në pritje për t’iu nënshtruar procesit të restaurimit filmat, “Ballë për Ballë”, “Kapedani” dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ndërkohë që çdo film i restauruar do të shfaqet më parë në festivalet e filmave, në bashkëpunim me institucionet partnere të ACP dhe pastaj për një publik më të gjerë. Jo pak jehonë pati dhe shfaqja e këtij filmi me titrat në anglisht më datë 29 mars 2013 në Amerikë, ndërkohë që më 3 nëntor 2012, varianti i restauruar i filmit “Nëntori i dytë” çeli “Festivalin e 13 të Filmit Shqiptar” në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë në kinema “Millenium” në Tiranë. Sot shumë prej filmave që ruhen në magazina me kushte jo të përshtatshme janë në rrezik për të humbur përgjithmonë, ndaj projekte e restaurimit me të huajt marrin shumë vlerësim.
(SotNews)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi