Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Golden Gate, ura e vetëvrasjeve Empty Golden Gate, ura e vetëvrasjeve

Thu 27 Feb 2014 - 1:27
Që nga viti 1937 kur u inaugurua ura e njohur amerikane Golden Gate, gjatë vitit që lamë pas janë regjistruar shumë vetëvrasje. “Më 2013 nga kjo urë janë hedhur dhe janë vetëvrarë jo më pak se 46 persona”, shkruan “San Francisco Chronical”.Që nga viti i inaugurimit e deri më sot nga kjo urë kanë bërë vetëvrasje mbi 1600 persona, bën të ditur grupi i avokuesve nga Bridge Rail Foundation.Qysh nga viti 2008 grupet avokuese dhe aktivistët për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut kanë kërkuar nga komisioni metropolitan i transportit në Californi, që të ndërmarrin masat e sigurisë që do të parandalonin vetëvrasjet që po shtohen prej vitit në vit.

Sipas aktivistëve të njeriut kostoja e ndërtimit të masave të sigurisë në vitin 2008 është vlerësuar në 45 milionë dollarë, mirëpo rrjeti që kërkohej të ndërtohet në të dy anët e urës nuk është vendosur as sot e kësaj dite.

Kjo urë ndodhet në San Francisco dhe është e gjatë 1280 metra. Ura peshon 887 mijë ton, kurse ndërtimi i saj ka zgjatur rreth 5 vjet.



Në kohën kur u ndërtua ajo kushtoi 35.5 milionë dollarë dhe deri në vitin 2011 besohet se mbi këtë urë kanë parakaluar mbi 2 miliardë makina. Mesatarisht nga kjo urë në muaj vdesin nga 3 persona.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi