Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Gruaja e Sokol Olldashit ndryshon mbiemër Empty Gruaja e Sokol Olldashit ndryshon mbiemër

Thu 27 Feb 2014 - 20:55
Në profilin e saj në Facebook, ajo nuk rezulton më me mbiemrin Olldashi, por me Boci. Por megjithë këtë ndryshim të pashpjegueshëm, si foto profili në llogarinë e saj në Facebook Leda mban peshoren dhe një çekiç prej druri, shenjën simbol të drejtësisë, ndërsa si imazh kryesor, ka të vendosur një foto ku ka dalë me ish-bashkëshortin. Interesante është që në profilin e saj në Facebook, nga miqtë e Olldashit në PD, ajo ka friend vetëm, Astrit Patozin.

E veja e deputetit gjatë gjithë këtyre muajve ka qëndruar në hije dhe e tërhequr nga mediat duke mos bërë asnjë koment. Ajo nuk ka folur deri më tani publikisht për humbjen e bashkëshortit. Familja Olldashi, vazhdon të jetojë në një apartament pranë Ambasadës Amerikane, në katin e dytë, për të cilën komshinjtë thonë se gjithë hapësira e katit është e familjes së deputetit.

“Dita” ka mësuar se gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë , asaj i ka qëndruar pranë, vjehrra dhe tezja e Sokol Olldashit duke mos e lënë për asnjë çast vetëm. Që nga dita kur humbi jetën bashkëshorti i saj ajo nuk e ka hequr zinë, Makina e saj personale, e parkuar shpesh në hyrje të pallatit nuk është aq luksoze sa e ish-bashkëshortit.

Fjalia që na përsërisin fqinjët gjatë bisedave me ta është: “Enkeleda është zonjë grua. Është një person i dashur, i komunikueshëm dhe ka një zemër të madhe”. Ajo është pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe jep lëndën “E drejta Romake”. Megjithëse konsiderohet si lëndë e vështirë, studentët kanë një opinion tejet pozitivë për të. Endeleda nuk ka munguar gjatë në shkollë pas ngjarjes tragjike, për të cilën ende nuk janë shuar plotësisht dyshimet mbi rrethanat. Ajo i është kthyer mësimdhënies.[flash(500,500)]Gruaja e Sokol Olldashit ndryshon mbiemër[/flash]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi