Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cilin mbiemër të mbaj?  Empty Cilin mbiemër të mbaj?

Thu 9 Oct 2014 - 13:18
Cilin mbiemër të mbaj?  Mbiemrat-GJC
Të mbash mbiemrin tënd apo të bashkëshortit pas martese? Apo bashkëshorti të marrë mbiemrin tënd? Po. Se ka edhe kështu, por ama janë raste të rralla.

“Ka nga ata që zgjedhin të marrin mbiemrin e bashkëshortes në raste të rralla dhe për arsye dokumentacioni”, thotë një punonjëse e gjendjes civile.

Por, gjithsesi këto mbeten raste shumë sporadike pasi pyetja më e shpeshtë që shtrohet në diskutim është pikërisht një vendim që më së shumti u takon femrave.

“Në zyrat tona vijnë për shpallje martese, pas 11 ditësh vijnë të bëjnë aktin e martesës. Kryesisht zgjedhin mbiemrin e bashkëshortit, por ka edhe nga ato që zgjedhin mbiemrin e tyre për të mos ndryshuar dokumentet, pashaportë, diploma etj. Janë 20% që zgjedhin mbiemrin e tyre dhe 80% të bashkëshortit”, shpjegon punonjësja e gjendjes civile.

Por, kjo nuk është një pyetje që nxit diskutim vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën. 10% e amerikanëve mendojnë se mbajtja e mbiemrit të vajzërisë do të thotë se nuk je dedikuar në martesën tënde. 50% mendojnë se duhet të jetë ligjërisht e kërkuar që të marrësh mbiemrin e burrit.

Prirja e grave për të mbajtur mbiemrat e tyre të vajzërisë pas martesës arriti kulmin në vitet ‘90, kur rreth 23% e grave mbanin mbiemrin e vajzërisë, shifër që erdhi duke u zbutur gradualisht në rreth 18% në vitin 2000. Ky është reultati i një studimi 35-vjeçar i Social Behavior and Personality. Dhe studimet tregojnë se vendimet e grave në këtë çështje janë më tepër për shkak të faktorëve të tjerë sesa ideve politike apo fetare, në lidhje me të drejtat e grave, apo rolet martesore, sikurse besohet shpesh.



/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi