Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Wikileaks: Venizelos u lind si turk me mbiemër Turkogllu Empty Wikileaks: Venizelos u lind si turk me mbiemër Turkogllu

Tue 19 Nov 2013 - 17:11
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, e ka pasur mbiemrin Turkogllu, që në përkthim nga gjuha turke do të thotë "djalë i një turku", por të njëjtin e ka ndryshuar me qëllim që të ketë sukses në karrierën e tij politike.

Këtë e informacion e ka dorëzuar Ambasada amerikane në Athinë deri te centrali i saj, ndërsa para ca kohësh përmes faqes " Wikileaks " doli në kuadër të korrespondencave të zbuluara të përfaqësive diplomatike të SHBA-së në mbarë botën.

"Dokumenti i Ambasadës amerikane në Athinë, i zbuluar nga ana e " Wikileaksit", i konfirmon zërat shumëvjeçare se emri i parë i zotëri Venizelosit, lideri i partisë PASOK dhe ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, ka qenë Turkogllu. Ky fakt vetvetiu nuk do të ketë vlerë të rëndësishme, por do të mund të implikonte se ministri e ka ndryshuar mbiemrin e tij pasi ka vlerësuar se një gjë e këtillë do të jetë pengesë për karrierën e tij politike, theksohet në sqarimin e telegramit amerikan në faqen e internet faqes së theksuar e kryesuar nga Julian Assenge.

Ky dokument, i cili fillimisht është publikuar më 7 tetor të vitit 2009, por përsëri është ripublikuar më 27 korrik të vitit 2013 ka edhe një pikë interesante, ndërsa ajo është se në të vlerësohet se "njohuritë e Venizelosit në çështjet e mbrojtjes për momentin janë minimale" se dokumenti është përgatitur derisa ai është ministër i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë.

Më tej, në të njëjtin dokument të publikuar nga " Wikileaks ", shtohet se "Në mbrojtje, zotëri Venizelos pritet të ballafaqohet me qorrsokakun me furnizimet publike për armë dhe ta stimulojë organizatën e demoralizuar nga lodhja dhe mungesa e drejtimit në kuadër të Qeverisë paraprake".

Venizelos është zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë nga 25 korriku i vitit 2013, ndërsa paraprakisht ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave nga 17 qershori i vitit 2011 deri më 21 mars të vitit 2012. Ai është anëtar i parlamentit grek nga Lëvizja socialiste Panheleniste (PASOK) për njësinë e parë zgjedhore në Selanik.

Sipas të dhënave zyrtare, Venizelos drejtpërdrejt është i involvuar në kontestin për emrin e Maqedonisë në periudhën kur disa elemente në Greqi kundërshtojnë për përdorimin e emrit "Maqedonia" nga ana e Republikës së Maqedonisë së pavarur.  
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi