Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zbardhet tabela e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë (FOTO LAJM) Empty Zbardhet tabela e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë (FOTO LAJM)

Fri 7 Mar 2014 - 12:25
Qeveria ka miratuar dhe nivelin e ti të pagave. Portali Albeu ka mundur që të sigurojë tabelën e re të pagave, ku vihet re një rritje për të gjitha kategoritë.

Sipas tabelës, disa drejtues të parë, komisarë dhe kryekomisarë janë përballur me një ulje të pagës, ndërsa gjithë punonjësit e tjerë kanë përfituar rritje deri në 22 % mbi pagën.

Sipas vendimit, paga e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do të rritet me 7.775 lekë, ndërsa zëvendësdrejtori do të përfitojë një rritje page prej 7. 250 lekë.

Rritjen më të lartë mbi pagën përfitojnë kryeinspektorët, në masën 22 % mbi pagën. Ndërsa inspektorët, përfitojnë një rritje page prej 9.825 lekësh ose 21 % mbi pagën. Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit përcaktohen në katër ndarje.

Kështu, në pikën e parë janë vendosur punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për krimin e organizuar dhe krimet e rënda dhe Policinë Shkencore dhe në pikën e dytë punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për sigurinë publike dhe rendin publik.

Sipas vendimit, në pikën e tretë janë punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për kufirin dhe migracionin dhe në të fundit, punonjësit e Policisë së Shtetit në struktura të tjera policore dhe administrative e mbështetëse.

Një tjetër ndryshim i parashikuar në vendimin e Këshillit të Ministrave është edhe mënyra e pagesës për shkollën bazë të policisë. Kështu punonjësi i Policisë së Shtetit, që pranohet në shkollën bazë të policisë, gjatë kohës së qëndrimit në shkollë përfiton trajtim me pagë, në masën 8 000 lekë kur ka përfunduar arsimin e mesëm dhe 9 000 lekë kur ka përfunduar arsimin e lartë.”. /Albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi