Profesionet që rrezikojnë të prishin martesat
Mon 17 Mar 2014 - 1:06
Janë disa profesione që bëhen vërtet shkak për divorce. Kështu pohon një studim më i fundit britanik, sipas të cilit mjekët janë më të ekspozuar ndaj riskut të divorcit sesa inxhinierët.
Prishja më e shpeshtë e vatrës familjare ka ndodhur në ato raste, ku njëri nga bashkëshortët është valltar, koreograf, barist apo kinezoterapeutët. Sipas të dhënave rreth 40 për qind e çifteve që kanë një nga profesionet e mësipërme janë divorcuar.
Infermierët dhe punëtorët e tjerë mjekësorë, artistët dhe sportistët janë menjëherë pas tyre dhe kanë 30 për qind shanse që martesa t’u prishet. Më së paku të rrezikuar, sipas studimit, janë martesat e inxhinierëve me vetëm 2 për qind të rrezikut për prishje martese.
Në këtë studim gjithashtu theksohet që orari i zgjatur, puna jashtë orarit dhe gjatë fundjavës nuk ka ndikim të madh te prishja e martesave. Autorët e studimit kanë analizuar çiftet e divorcuara që i përkasin 449 profesioneve të ndryshme.
Drejtori i agjencisë “Reality and Performance”, Hamid Agini, thotë që nuk janë përfshirë të gjitha profesionet në këtë studim, madje nuk janë përmendur ato profesione te të cilat, divorcet janë dukuria më e shpeshtë, siç janë politikanët, drejtorët dhe gazetarët.gazetaarberia.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi