Profesionet e rregulluara në “Top Show”
Wed 23 Nov 2011 - 1:11
Protesta e studentëvë të mjekësisë për ndryshimin e ligjit për profesionet e rregulluara, nxiti ideatorët e emisionit “Top Show”, në Top Channel për të diskutuar mbi këtë çështje në mbrëmjen e së martës.
Të ftuar në panelin e gazetarit Alban Dudushi kanë qenë përfaqësues të Minsitrisë së Arsimit, deputetë, pëfaqësi nga studentët, si dhe të ftuar nga Shoqëria Civile.
Epiqendra e debatit ka qenë praktika dhe stazhi pa pagesë, që duhet të bëjnë studentët pasi kryjenë vitet e studimeve për degët përkatëse dhe siç dihet kjo i prek akoma më tepër studentët e mjekësisë, duke qenë se është edhe një nga fakultetet më afatgjatë për t’u përfunduar.
“Në 10 vjet, 25 milion lekë duhet të shpenzojë një familje shqiptare dhe na shtohet akoma më tepër koha për të dalë në punë. 33.5 milion lekë paguan një familje nga rrethet për të studiuar një fëmijë dhe me gjithë këtë kohë dhe shpenzime, në fund studenti fiton vetëm dijet pa çuar në shtëpi asnjë lek”, - tha përfaqësuesi i i studentëve të mjekësisë.
Ndërsa për zv/ministren e Arsimit, Nora Malaj gjithçka është bërë për të rritur profesionalizmin e studentëve para se të dalin në tregun e punës.
"Është bërë një amendim në ligj për të mos u përballur me dyndjen e studentëve që dalin nga shkolla dhe për të mbuluar "shqyerjen" e dyerve të universiteteve disa vite më parë. Duke qenë se qeveria hapi dyert e universiteteve pa kriter disa vite më parë, tani duke qenë se studentët që dalin nga shkolla janë më të shumtë se kërkesat e treguat atëherë ligji është bërë për të ngadalësuar dhe fshehur këtë papërgjegjësi", tha deputetja e PS, Ledi Shamku.
Ndërkohë që disa ditë më parë, mbi 2 mijë studentë kanë firmosur peticionin për rivendosjen e pagës me 50% gjatë periudhes së stazhit, si dhe për vendosjen e kritereve dhe standarteve përsa i përket çështjes së specializimeve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi