Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Skandali, sallami i hedhur në rrugë pas aksidentit, mblidhet sërish  Empty Skandali, sallami i hedhur në rrugë pas aksidentit, mblidhet sërish

Thu 20 Mar 2014 - 0:09
Çfarë ndodh me produkte ushqimore në një furgon, të cilat përfunduan në rrugë pas një aksidenti të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës? Produktet kanë përfunduar mbi asfaltin me vajin e derdhur nga automjetet dhe pluhurit të rrugës!

Këto pamje janë xhiruar ditën e shtunë më 15 mars në autostradën Tiranë -Durrës pas një aksidenti tragjik, në të cilin u përfshi një autoveturë dhe një furgon i njw kompanie të sallameve.

Në pamje duken qartë dhe produktet ushqimore të shpërndara nëpër asfalt. Por ajo ç’ka ndodh pas aksidentit është në kufijtë e një skandali, pasi siç shihni nga pamjet produktet e shpërndara nëpër rrugë pas aksidentit mblidhen nga punonjësit e kompanisë dhe rifuten sërish në një tjetër furgon që afrohet për të marrë mallin.

Produktet e shpërndara në rrugë, janë sallam, dhe qofte të konfeksionuara, të cilat qëndrojnë në rrugë për mbi 30 minuta deri sa mbaron dhe ekspertiza nga policia rrugore për shkaqet e aksidentit.

“A1Report” ka kontaktuar dhe me kompaninë për të mësuar se ç’farë është bërë me këto produkte, nëse janë asgjësuar apo rihedhur në treg por përgjigja ka qenë “telefoni më vonë!”

Siç duket nga pamjet janë disa punëtorë të kompanisë, të cilët afrohen me arkat e kuqe dhe me shpejtësi mbledhin pakot me qoftet e konfeksionuara dhe sallamin. Në fakt ta pranishëm në vendin e aksidentit janë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë për detyrë pastrimin e rrugës, ç’ka lë një dyshim se përse për t’i hequr nga rruga produktet përfshihen punonjësit e kompanisë hako dhe jo zjarrfikësit.

Fati i produkteve nëse janë rihedhur sërish në treg apo jo nuk dihet, por ajo ç’ka duket qartë nga pamjet është se mënyra se si trajtohen produktet ushqimore është jashtë ç’do kushti të higjienës si dhe garancisë për produkte të sigurta!

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi