Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qentë njëlloj si njerëzit? Empty Qentë njëlloj si njerëzit?

Thu 20 Mar 2014 - 20:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Sipas studimeve të fundit qentë u përgjigjen emocioneve në të njëjtën mënyrë si njerëzit
Qentë njëlloj si njerëzit? Qente%20studim
Qentë kanë qenë miku më i mirë i njeriut për 30 mijë vjet, dhe tani shkencëtarët dinë të japin shpjegime pse. Sipas studimeve të fundit ,qentë u përgjigjen emocioneve në të njëjtën mënyrë si njerëzit. Shkencëtarët hungarezë zbuluan se qentë përdorin disa mekanizma të trurit të ngjashme me të njeriut.

Më në fund për të kuptuar se si miku ynë më i mirë na kërkon dhe se si komunikon në mjedisin tonë shoqëror , studiuesit hungarezë vëzhguan aktivitetin e trurit tek qeni dhe njeriu. Ata zbuluan se truri i qenve është i ndjeshëm ndaj tingujve akustike njësoj si tek njerëzit.

Attila Andics , drejtuesi i grupit kërkimor i cili kreu studimin , tha : “Qentë dhe njerëzit ndajnë një mjedis të ngjashëm social. Zbulimet tona sugjerojnë se ata gjithashtu, përdorin mekanizma të ngjashme të trurit për të përpunuar informacionin. Kjo mund të mbështesë suksesin e komunikimit vokal mes njeriut dhe qenit”.

Studimi i botuar në revistën “Biologjia Aktuale”, tregon se fushat e zërit evoluuan 100 milionë vjet më parë. Shkencëtarët mendojnë se qentë janë zbutur për herë të parë nga njerëzit rreth 32 mijë vjet më parë . Prova gjenetike të zbuluara vitin e kaluar, zbuluan paraardhësit e ujkut (qenve të sotëm) , të cilët ka shumë gjasa të zbuten nga gjuetarët.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi