Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Opozita siriane: S’duam xhihadistë shqiptarë Empty Opozita siriane: S’duam xhihadistë shqiptarë

Sat 22 Mar 2014 - 20:15
Message reputation : 100% (1 vote)
Sheiku Al-Tai mbërrin në Tiranë: Lufta në Siri është politike dhe ekonomike. Shqiptarë të mos mashtrohen nga grupet ekstremiste
Opozita siriane: S’duam xhihadistë shqiptarë Syria-al%20tai
Një prej liderëve të opozitës siriane, Sheiku Faris Al-Tai ndodhet në Tiranë në kuadër të detyrës që i është ngarkuar si ambasador paqeje në botë për më shumë se 11 milionë sirianë.

Ai vizitoi Tiranën ditën e sotme për të sensibilizuar shqiptarët myslimanë se lufta në Siri është luftë politike dhe ekonomike dhe jo xhihad.

Pasi ngushëlloi familjarët e të rënëve shqiptarë në Siri, Sheiku Faris Al-Tai tha se Siria nuk ka nevojë për xhihadistë shqiptarë dhe se populli ynë ka keqinterpretuar konfliktin atje.

Ai theksoi se shqiptarët po keqinformohen dhe po bien pre e grupeve ekstremiste të lidhura me terroristët. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e propagandave ekstremiste.


-Intervista e plotë për "A1 Report"-

Është interesante të prezantohesh sot kur e gjithë bota flet për luftën në Siri një ambasador paqeje sirian! Apo jo?

Të falënderoj për këtë personifikim tëndin mbi mua dhe falënderoj Zotin që më ka dhënë këtë mundësi në këtë kohë të vështirë që të sjell zërin e vërtetë të popullit sirian nëpër botë. Ne të gjithë vëllezërit tanë në të gjithë tokën tone dhe këtu e kam fjalën për të gjithë njerëzit.

Cilës fe i përkisni ju personalisht? E dimë që shumica në Siri janë Myslimanë, ka shumë pak Kristianë, por ka dhe ndarje midis fesh?

Unë përfaqësoj në këtë post që kam të gjithë popullin tim, qofshin ata të çdo krahu fetar. Unë jam krenar për këtë gjë sepse unë njëkohësisht përfaqësoj dhe Kristianët e Sirisë. Po kështu edhe Myslimanët, po kështu edhe një fe e veçantë në Siri që quhet Duruz. Përfaqësoj edhe shumë parti opozitare të cilat janë paqësore në këtë konflikt dhe i gjithë ky përfaqësim përmblidhet vetëm te një gjë, tek paqja. Po kështu, përfaqësoj edhe vëllezërit tanë Kurd që jetojnë në Siri, sepse unë i kam këta dajallarë nga nëna ime. Jam krenar edhe për këtë popullsi të madhe që ndodhet në Siri, që janë Kurdët. Punoj me përkushtim deri sa të arrijë qëllimin tim, që të kthehet paqja dhe siguria në vendin tim.

Është interesante që një sirian nga Tirana flet me mesazhe paqeje. Ndërkohë që kemi shqiptarë, që duke u mbështetur edhe te besimi Islam në një interpretim të caktuar, shkojnë për të përdorur dhunën në Siri. Çfarë mund të themi për xhihadin në raport edhe me Shqipërinë, por edhe si filozofi?

Jam i trishtuar shumë për këtë që ka ndodhur me të rinjtë shqiptarë sepse është abuzuar me disa prej tyre, duke keqpërdorur termin xhihad në Siri. Në të vërtetë kjo fjalë…, mund të thuhet shumë thjesht, nuk ka xhihad në Siri dhe shpresoj që vëllezërit tanë në Shqipëri ta dinë se xhihadi është të kujdesemi dhe arsimojmë fëmijët tanë, të kujdesemi për sigurinë dhe të ardhmen e tyre, duke e mbushur të ardhmen e fëmijëve tanë me paqe, të sigurojmë të ardhmen e tyre qoftë materiale dhe shpirtërore. Duhet që të bëjnë xhihad duke luftuar injorancën, sëmundjet që na kanë goditur ne si njerëzim, duke afruar njerëzit me njëri-tjetrin qofshin këta popuj apo fise, pra të bëjmë xhihad duke shpërndarë dashurinë dhe të mirën nëpër njerëz.

Për sa i përket Sirisë, nuk ka lidhje me këtë xhihad që flitet në Shqipëri. Siria është toka e civilizimeve. Por flasim për një civilizim që është i vjetër më shumë se 7 mijë vjet. Është një vend tek i cili më së pari njerëzimi filloi të shkruante. Ajo është një tokë që është e dashur për të gjithë profetët e Zotit, dhe kjo është tokë që të gjithë profetët erdhën dhe sollën librat, mesazhet e tyre.

Ajo që po ndodh sot në Siri është një grindje midis vëllezërve të mi sirianë. Shkaqet janë të shumta. Një prej shkaqeve është se kush do të qeverisë atë vend, po kështu shkak është edhe lufta ekonomike që i bëhet Sirisë. Fatkeqësisht prej shumë shteteve është kërkuar prej tyre që mos të sjelli luftë, por të sjellin siguri dhe paqe në vendin tonë dhe mos të investojnë në vrasje dhe shkatërrimin e vendit.

E vërteta e jetës tonë është, globi tokësor është shtëpia jonë e shtrenjtë dhe e vetme. Shtetet janë thjesht ato dhomat e shtëpisë tonë. Kur ndodh problem në ndonjë dhomë, po kështu ai problem që është te një dhomë e veçantë do sjellë një lloj negativizmi tek dhomat e tjera. Po kështu, për çdo njeri i cili është i mençur dhe çdo njeri që me të vërtetë beson te Zoti në rrugën apo mënyrën e tij si beson, e ka për detyrë që ta ruajë këtë shtëpi të përbashkët që është globi tokësor dhe ta ruajë dhe me atë që jeton brenda në të, qofshim ne njerëzit apo dhe kafshët që na ka dhuruar Zoti.

Kjo është shkurtimisht se çfarë ndodh sot në Siri, dhe po kështu siç më vjen keq që po humbim jetë të popullit tonë atje, më vjen keq edhe humbjen e jetëve të të rinjve nga Shqipëria. Duhet ta dimë se prej fesë tonë, të vrasësh veten është e ndaluar. Sepse Zoti i gjithësisë, kur na krijoi ne njerëzit, na bëri pjesën më të mirë të tij. Dhe nëse ne jemi pjesa më e mirë e tij, asnjë prej nesh nuk ka të drejtë të cenojë jetët e të tjerëve ose të vrasë edhe veten e tij, sepse ne jemi të të njëjtit lloj.

Zoti është ai që e ka caktuar kur do jetosh, sa do jetosh dhe kur do largohesh prej kësaj bote. Nëse jemi me të vërtetë myslimanë, kjo do të thotë që jemi të dorëzuar tek caktimi i Zotit. Për këtë jemi të detyruar që të ruajmë paqen dhe sigurinë për të gjithë popujt e botës dhe duhet të përpiqemi që sa më shumë të ndërtojmë ura bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Duhet të përpiqemi të gjejmë se ku i kemi ato që na bashkojnë dhe na afrojnë me njëri-tjetrin. Duhet që ti ruajmë dhe ti sigurojmë sa më shumë këto ura. Unë them se ky është Islami në të cilin ne jemi mësuar në vendin tonë.

Në fakt dua t’ju them Sheikut që para dy javësh kam pasur Drejtorin e Mesazhit Islam të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, i cili interpretoi që Islami është paqe dhe në emër të paqes nuk mund të vritet. Kush shpëton një jetë, shpëton një gjithësi?

Ti e fillon komunikimin tënd me njeriun me paqe. Dhe e lut Zotin që ta mëshirojë atë që ke përballë dhe ti shtojë të mirat atij. E si mundet që ti njëkohësisht ti japësh Selam atij që ke përballë dhe njëkohësisht dhe ta vrasësh? Dhe për këtë unë i lutem atyre që më dëgjojnë sot që ta kuptojnë mirë këtë të vërtetë, se Zoti ka përmendur në Kuran që na ka krijuar popuj dhe fise, që të njihemi me njëri-tjetrin, që të jetojmë me njëri-tjetrin, që të shtojmë racën tonë dhe të shtojmë të mirat e jetës nëpër botë. Ky është Islami që na kanë mësuar, me të cilin jetojmë dhe ky Islami që ne besojmë.

Ka një simbolikë domethënëse fakti që flitet këtu te ne në Tirane…, vjen një ambasador paqeje i organizatave të ndryshme fetare dhe politike Sirian dhe flet për paqen ne Siri ku ajo mungon! Cili është misioni juaj në Tiranë i nderuar Sheik?

Në fakt unë dëgjova me anë të mediave se në Shqipëri është abuzuar me disa prej të rinjve shqiptarë kane shkuar për xhihad në Siri. Nuk është humbës nëna dhe babai i tij, por është humbës gjithë njerëzimi për ato jetë. Sepse çdo njeri ka të mirat e tij që përfiton vetë ai, po kështu përfitojmë dhe ne prej njëri-tjetrit. Unë ju siguroj juve prej popullit sirian. Do të vizitojë çdo vend në të cilin janë derguar në vendin tonë edhe fëmijë edhe të rinj.

Ajo që unë po shikoj në Shqipëri është një popull me të vërtetë për tu nderuar, po shikoj se traditat pothuajse i kemi të përbashkëta. Me të vërtetë po i ndjej këto tradita dhe më duket vetja sikur jam në Siri. Me të vërtetë jam tepër i gëzuar që gjendem në këtë vend. Shpresoj që të rinjtë e këtij vendi të edukohen që të ruajnë këto tradita të bukura. Duhet të shikojmë se çfarë po ndodh në këtë vend. Po ndodh që në këtë vend po ndërtohet, ka siguri, po shtohet dija dhe duhet që ne ta përmirësojmë veten tonë këto gjëra, sepse ajo që kemi ne sot është trashëgimia që na kanë lënë të parët tanë. Jemi të detyruar që ta sigurojmë këtë pasuri që na kanë lënë të parët sepse çdo gjë e cila prishet apo dëmtohet, atëherë do detyrojmë brezat që vijnë pas nesh që të ndërtojnë për së dyti atë që ne kemi shkatërruar.

Mbi Kuran apo dhe mbi Bibël ka interpretime të ndryshme. Në rastin konkret, sa interpretime kemi të Kuranit?

Gjuha arabe është gjuhë e pasur me sinonime. Fjalën mund ta përkthesh në disa rrugë. Duhet që çdo njeri sidomos vëllezërit që janë në Islam, që besojnë në Zot, po kështu dhe njerëzit e feve të tjera që besojnë në librat hyjnorë dhe ata që besojnë te të gjithë profetët, duhet që të përkthehet Kurani në atë në formë në të cilën ai ka ardhur që ti bëjë mirë njerëzimit. Qëllimi i Kuranit është dashuria dhe harmonia midis njerëzve. Erdhi që të na shtojë neve dijen, kuptimin për jetën, të mirën. Ne në Islam mësojmë se erdhi ky libër për ti plotësuar urdhëresat hyjnore. Dhe Kurani është ai i cili konsiston në ruajtjen e jetës së njeriut. Po kështu, jo vetëm kaq por edhe në jetën e kafshëve dhe në natyrën që na ka falur Zoti. Mua më trishton ai person i cili përkthen ajetet e Kuranit në atë mënyrë të cilën ai shfrytëzon interesat e tij duke përkthyer ajetet e Kuranit. Duhet të jesh tepër i sigurtë se në Kuran nuk ka asnjë ajet apo fjalë Zoti që thotë vrit.

Duke ju referuar harmonisë së feve në Shqipëri por dhe më gjerë, si e gjykoni këtë harmoni fetare Shqiptare?

Me atë që unë di për Shqipërinë, nuk ndryshon shumë nga Siria. Të jesh i sigurt se xhamitë tona janë të ndërtuara krah për krah me kisha. Unë si njeri myslimanë Sunit, kam një vëllazëri të ngushtë me vëllezërit tanë sirianë që mund të jenë katolikë apo ortodoks. Dashurinë që kemi për njëri-tjetrin nuk mund ta përkthejmë në asnjë lloj gjuhe. Për këtë, dua që prej popullit shqiptar ta forcojnë këtë rrugë që kanë, harmoninë që kanë dhe ne e falenderojmë Zotin që gjithsecili prej nesh beson në Zot, sepse ne nuk mund ta plotësojmë besimin tonë deri sa të duam ata të cilët i thonë vetes kristianë apo hebrenj. Sepse, ne në anën njerëzore dhe fetare nuk na lejohet që të shqetësojmë personat e tjerë, qoftë me një kërkesë apo me një pyetje.

Do doja një interpretim të konfliktit në Siri brenda kombësisë, etnive të kombit sirian, interpretim në mesazh paqeje?

E vërteta në Siri është se disa prej vëllezërve të mi, disa për interesa materiale që duan bashkëpunim, mirëkuptim apo paqe në Siri filluan me këtë program, por fatkeqësisht hynë duar të huaja midis nesh dhe shumë prej atyre që mund ti quash biznesmenë të fuqishëm erdhën dhe i mbështetën këto duar të huaja. Në vend që të na dhuronin trëndafila dhe ushqim për ne, na dhanë armë për të vrarë njëri tjetrin. Dhe filluan këto probleme në këtë rrugë. Në fillim njerëzit dolën në protesta. Që në fillime, ka patur përplasje. Unë nuk e shfajësoj qeverinë time, por e vërteta duhet thënë ashtu si është.

Pra, nuk është konflikt fetar?

Problemi te ne është se nuk ka pasur asnjë problem fetar në Siri. Lufta në Siri nuk është luftë fetare. Është luftë ekonomike. Siria ka qenë një vend tepër i dashur për turistët nga e gjithë bota. Në vitin 2010 na kanë vizituar 21 milionë turistë, sepse trashëgojmë një trashëgimi të civilizimit të hershëm. Shpresoj që të gjithë, burrat e moçëm në moshë janë ata të cilët janë gjëja më e shtrenjtë për ne. Gratë janë trëndafilat e shoqërisë tonë dhe shkaku i ekzistencës tonë. Fëmijët janë e ardhmja jonë, sepse ne duhet ti mësojmë fëmijët tanë dhe ti qartësojmë rrugën ku duhet të ecin. Dhe duhet që ti mësojmë një lloj lufte tjetrit, luftën me paqe, me dashuri, me mirësi dhe respektimin ndaj tjetrit duke marrë parasysh dallimin midis nesh , pamjeve tona, gjuhëve tona, feve tona. Dhe nëse ne do të ecim në këtë rrugë unë jam i sigurt që këta njerëz quhen besimtarë të Zotit. Kjo është ajo që unë ju këshilloj që ta ruajmë.

/Shekulli Online/E.D./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi