Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Një kryerilindës...pa varr Empty Një kryerilindës...pa varr

Mon 24 Mar 2014 - 11:19
Një kryerilindës...pa varr 82834Në Sarandë i kanë ngritur një bust dhe mënyra sesi është konceptuar ai, i bën njerëzit të mendojnë se shqiptari i madh Hoxha Tahsini prehet prej kohësh në atdhe. Sështë e vërtetë dhe më keq se kaq, megjithëse i dihen disa indikacione se ku mund të jetë varri, askush nuk është në gjendje të thotë diçka më shumë. Pse? Ndryshimet e mëdha në Turqi, ndër kohëra; fati i keq i Hoxhas që ishte pa të afërm; kohët; të gjitha bashkë e kanë mundësuar këtë. Por, edhe shteti shqiptar me strukturat e veta ka qenë i pazoti të organizohet, që të paktën ti ngjallin kujtimin dhe të ketë qoftë edhe një tabelëz atje ku ka jetuar. Të gjithë këtë ndërmarrje e ka marrë përsipër një nga pinjollet e veta në Shqipëri. Për ata që se dinë, ky njeri i përkorë nuk u martua kurrë, por stërmbesa e të vëllait dhe gjaku i tij prej vitesh, rropatet të sjellë në atdhe gjërat që kanë mbetur prej tij. Nga ajo që lexojmë, dijetarin e madh e kanë zhvatur. Për shkak se i mungonin pinjollët iu grabitën dorëshkrimet, thotë Mehdi Frashëri, që e vlerëson si pakkush. Anipse, stërmbesa e tij po bën atë që se bëri Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Shkoi në Stamboll dhe hulumtoi përmes vështirësive të mëdha, veprën e të parit të saj. Pasi e identifikoi, sduhet të harrojmë se me këtë emër ka shumë mundësi që të konfuzohet, ajo gjeti materialin e duhur dhe iu fut përkthimit të kësaj vepre. Është e bindur se do të iki sërish.
Është folur shumë, ashtu si flitet zakonisht, por asnjëherë në bazë për këtë personalitet të madh, që i ka dhënë aq shumë kulturës turke, por që nga ana tjetër ishte një mësues dhe veprimtar i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare. Ose ati i Rilindasve shqiptarë, si shpreheshin bashkëkohësit e vet. Me ato që lexojmë, në vëllimet që Manushaqja ka përgatitur për lexuesin shqiptar, pa asnjë dyshim, Hoxha Tahsini ishte Rilindasi me kulturën me të gjerë të përgjithshme dhe jo më kot ishte ngritur deri në postin e rektorit të Universitetit të Stambollit. Për fat të keq përpara ardhjes së këtyre botimeve, vërtetë cilësore të ONUFRIT, gjërat kanë qenë shumë të zvargura për të. Që do të thotë: Përmendej shpesh dhe emri i vet është i njohur edhe për përfunduesin e thjeshtë të gjimnazit, por në thellësi se çfarë përmbante personaliteti i tij, besojmë se ka ndodhur rrallë.
E në fakt, skishin faj aspak. Faji më i madh ishte koha që kish mbuluar shkrimet e tij dhe përpjekja për ti sjellë në gjuhën e re dhe më shumë akoma në një format të dashur dhe të asimilueshëm për publikun. Këtë e ka bërë me përpjekjet e veta kjo grua vërtetë kurajoze.
Ajo që lexon prej tij, në këtë vëllime, të mrekullon. Arsyeja është që ai njeh shumë mirë filozofinë, Platonin, Aristotelin, Heraklitin, Empedoklin, Parmenidin, Sokratin, Demokritin, Epikurin dhe deri Avicenën, Xhordano Brunon, Galileun, Dekartin, Bekonin etj...I dhënë shumë pas astronomisë dhe kozmozgonisë dhe krejt ndryshe nga pothuaj të gjithë ekipi i madh i Rilindjes, ai njeh shumë mirë dhe shkencat ekzakte. Me këtë njeri, në shkrimet e veta, mund të shikosh përmasat reale të dijetarit. Ai shkruan qartë dhe shumë thukët. Për fat të madh, kultura e vet shkon që nga fillesat e shkrimeve dhe derisa krijon një model latin për alfabetin e gjuhës shqipe. Nuk mbaron dhe këtu pasi dituria e tij çan shtigje dhe ai shkon deri te poezia kozmogonike. Pa asnjë dyshim, ky është më i pari enciklopedist me origjinë me shqiptar me të cilin do mund të krenohej çdo vend.
Shkrimet që duhet thënë se kanë pasur shumë punë për tu përkthyer dhe më pas për tu redaktuar, sipas pasardhëses së tij të tregojnë një stil të ngjeshur dhe një vëmendje shumë interesante të tij për frazën. Nuk e rëndon kurrsesi frazën dhe nuk do të tregojë erudicionin duke përdorur shprehje që nuk janë në funksion të idesë. Shkon qartë atje ku do të shtjellojë idenë e vet. Në parathënien e vet, Dr. Zeqo, hedh dritë në mënyrë shumë të përmbledhur për veprën e vet dhe të mundëson që të orientohesh.
E mrekullueshme është ajo që thotë një personalitet i kulturës turke, Ismail Haki Bereqet Zade, bashkëkohës i tij në librin e vet”Kujtime të së kaluarës” do shkruante :”…Ai qe kredhur në kërkimin e fshehtësisë së krijimit. Qe një filozof që njihte të vërtetën, kishte zemër të ndjeshme dhe të dlirë, sjellja dhe qëndrimi i tij ishte plot hijeshi, fliste fjalë të ngrohta e të matura. Nganjëherë zhytej aq thellë në mendime, sa nuk mund të përshkruhet, por edhe në këto raste, ai kishte një ëmbëlsi dhe dukej më madhështor”...Kjo i mjafton pasardhëses së vet. Kjo mjafton për ne, që të na turpërojë që si dimë ende edhe varrin.

(er.nu/Milosao/BalkanWeb)



http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/nje-kryerilindes---pa-varr-178967.html
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një kryerilindës...pa varr Empty Re: Një kryerilindës...pa varr

Mon 24 Mar 2014 - 13:04
Princo mundesh mos hapesh me tema ne kete kategori sepse une perdor kod qe te duken bukur ne portal! Dhe meqe po te shkruaj, zhvendose pak temen tek forumi 'Te ndryshme' se jam nga cel e smund te bej shume gjera qe ketu!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Një kryerilindës...pa varr Empty Re: Një kryerilindës...pa varr

Mon 24 Mar 2014 - 13:13
Ka nje shkolle dhe nje rruge me emrin e Hoxha Tasim ne Tirone.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Një kryerilindës...pa varr Empty Re: Një kryerilindës...pa varr

Mon 24 Mar 2014 - 22:35
AnGeLiC shkruajti:Princo mundesh mos hapesh me tema ne kete kategori sepse une perdor kod qe te duken bukur ne portal! Dhe meqe po te shkruaj, zhvendose pak temen tek forumi 'Te ndryshme' se jam nga cel e smund te bej shume gjera qe ketu!
Me falni nuk kemi te drejt Na te hapim te ma apo  eshte penges dhe problem dicka tjeter.. hehe ok..
Sponsored content

Një kryerilindës...pa varr Empty Re: Një kryerilindës...pa varr

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi