Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
+4
Alex
Princo
Tironci
Anabel
8 posters
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Nuk i dhanë leje të takojë nënën, shqiptari vret gardianin e burgut
Tue 25 Mar 2014 - 19:39
First topic message reminder :
Një i burgosur shqiptar ka vrarë me thikë gardianin e burgut, pasi iu refuzua leja për të dalë nga burgu
Një i burgosur shqiptar ka vrarë me thikë rojën e burgut në Malandrino. Mësohet se, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe më herët ai ka parashtruar një kërkesë për të marrë lejë, se do të takonte nënën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar me iniciale Ilir Kareli, pas refuzimit të autoriteteve të burgut për t’i dhënë leje për të vizituar nënën e tij, ka kërcënuar me vdekje gardianët. “Nuk më lini të shoh nënën time do i marr jetën njërit prej jush”, mësohet të ketë thënë shqiptari.
Por, nuk është mjaftuar me kaq, ku kërcënimin e ka kthyer në vepër, duke sulmuar me thikë gardianin me iniciale G.T., i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas medieve greke shqiptari e ka qëlluar gardianin me një thikë të improvizuar. Mësohet se gardiani 46-vjeçar, babai i dy fëmijëve, është transportuar me urgjencë në spital, por s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen. Autoritetet greke kanë shtuar masat e sigurisë nëpër burgje, për shkak të trazirave të ndodhura kohët e fundit.
/Shekulli Online/ E.L./

Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Mon 7 Apr 2014 - 23:26
1997 denohet per grabitje, lirohet ne 2005 kthehet ne shqiperi dhe pas ca muajsh shkon ne Greqi. Ne 2007 hyn ne banese vjedh 100 euro tenton te vrase familjaret ne gjume me xham, arrestohet dhe denohet. Nderkohe ishte ne hetim per tregti droge dhe per vrasje! Keto dhe me shume ne "Opinion" Tv Klan live tani.
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Mon 7 Apr 2014 - 23:48
Ishte i burgosur per vrasje me vite pervec te tjerash qe the ,,pra vrasja e gardianit sishte vrasja e pare per te..
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Mon 7 Apr 2014 - 23:56
Nderkohe qe po vuante denimin ishte nen hetim per nje sere vrasjesh dha narkotrafik.
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Tue 8 Apr 2014 - 0:03
E pra e te rroje Shqiperia per te tille engjellusha qe ka se sben ta shajme tani matrapazin qe na shiste motrat ne prostitucion e i ushqente ato me droge...Pavaresisht kesaj ai ishte shqerre sepse u vra nga gardianet Greke! E nese ndodhte ne Shqiperi kishin then,ska gje nje matrapaz me pak Shqiptar!
- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Tue 8 Apr 2014 - 10:01
Analistet po komentojne
Vemendje
Vemendje
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Tue 8 Apr 2014 - 16:00
Si se kuptoni o njerez.
N,q,s Shqiptari eshte ne kete rast indiviti kriminel.
Ne Greqi eshte shteti kriminel. Se ato gardiane perfaqesojne shtetin.

- MarinWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 84
Postime : 23043
Vendndodhja : diku neper bote
Anetaresuar : 24/01/2010
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Tue 8 Apr 2014 - 20:46
do te thoja se kot njeri ne burg nuk te mban , po vrave do te vrasin , me vjen keq sepse menyra qe perdoren mbi kte person ishte mese cnjerezore per kete do thoja fuck elenet dhe elenicat
- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Tue 8 Apr 2014 - 23:52
amin amin
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Wed 9 Apr 2014 - 0:13
Idjotesi!!! Injorance!!! Duhet te respektosh qe secili ka te drejten e mendimit vetjak,dhe po ashtu ka te drejten ta shpreh ate hapur...Qofte edhe gabim,gjepur,gomarllek te flas eshte e drejta e tij ta shpreh ate....Por i jepet mundesia keshtu qe permes komunikimit e shprehjes se mendimit rreth temes ai/ajo te mesoje dicka,te shikoje qe ne mendimet qe kishte ishte vertet gabim dhe qe mundet te ndryshoje mendimet e tij! Ose qe sido qe te jete merr nje pozite per ceshtjen ne fjale dhe e mbeshtet ate qe mendon e beson pavaresisht kundershtimeve e gjykimeve nga te tjeret!
Cfare perfiton? Kshu mendon se ben dicka e ne fakt sben asgje me shume sesa i ul piket vetes tende me shume me kete sjellje
Cfare perfiton? Kshu mendon se ben dicka e ne fakt sben asgje me shume sesa i ul piket vetes tende me shume me kete sjellje
- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Wed 9 Apr 2014 - 0:30
Sipas disa burimeve te gazetave te ndryshme zemra e shkulur nga trupi i pajete te ndjerit Kudret Kume do te kthehet ne Shqiperi.
Ajo bashke me disa inde jane marre nga trupi i te ndjerit pa u bere te ditur arsyet,por mendohet per shitje,marre nga mjeket ligjore greke.
Komentet jashte teme do fshihen nga stafi moderues
"Nuk kam ndërmend të censuroj veten time, në mënyrë që të rehatoj injorancën tënde."
Ajo bashke me disa inde jane marre nga trupi i te ndjerit pa u bere te ditur arsyet,por mendohet per shitje,marre nga mjeket ligjore greke.
Komentet jashte teme do fshihen nga stafi moderues
"Nuk kam ndërmend të censuroj veten time, në mënyrë që të rehatoj injorancën tënde."
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Wed 9 Apr 2014 - 1:17
Nuk kerkova ta besh!
Grekët do të sjellin zemrën e Ilia Karelit
Policia greke ka lajmëruar Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe Konsullatën Shqiptare në Selanik nëpërmjet një faksi që të marrin në dorëzim zemrën e Ilia Karelit që i është hequr atij për arsye autopsie nga mjekët ligjorë, si dhe disa inde të pjesëve të ndryshme të trupit të marra për të njëjtin qëllim.
Ndërkohë detajet rreth vrasjes së shqiptarit, Ilia Kareli duket se nuk kanë fund. Pas dëshimve të tetë gardianëve të burgut të Nigritas, të cilët akuzohen se pas torturimit kanë shkaktuar vdekjen e shqiptarit, del se 42-vjeçari kishte ardhur nga burgu i Malandrinos i rrahur brutalisht.
“Ilia Kareli erdhi me gërvishtjeve në fytyrë dhe pothuajse në të gjithë trupin e tij ishte i nxirë dhe sytë i fryrë. Ne e pyetëm nëse ai dëshiron ndihmën mjekësore, por ai refuzoi”, ka thënë një prej gardianëve në dëshiminë e tij. Është hera e dytë që ata thirrën për të dëshmuar, pasi herën e parë janë njohur me akt-akuzën dhe kanë kërkuar afat kohor për të përgatitur bashkë me avokatët e tyre mbrojtjen ligjore.
Avokati i njërit prej të pandehurve tha se “Kareli ishte me shëndet shumë të dobët, kur mbërriti në stacionin e policisë ITEA, përpara transferimit të tij të fundit në burgun e Nigritës”.
Aktakuza kundër punonjësve të burgut të Nigritas, nuk lë asnjë pikë dyshimi për fajësinë e tyre në vdekjen e Ilia Karelit. Hetuesja Jeorgjia Tutuntzi i akuzon 15 të pendehurit si protagonistë në torturimin e të burgosurit shqiptar, tortura që përfundimisht çuan në vdekjen e tij. Sipas aktakuzës, të gjithë ata, për më shumë se dy orë e torturuan “vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike” Ilia Karelin, me qëllim që ta ndeshkonin për vrasjen e kolegut të tyre grek, Jorgos Tsironis, më 25 mars, në burgun e Malandrinos.
Gjithë të pandehurit, 12 gradianë, një rreshter, një tetar dhe një nga rojet e jashtme të burgut, e lagnin vazhdimisht me ujë Karelin, me qëllim që goditjet e tyre të shkaktonin sa më shumë dhimbje.
“Duke vepruar të gjithë së bashku, ju e goditnit Ilia Karelin me grushte, me shkelma, me një çarçaf të modifikuar në hobe që kishte nyje të shumta, me gjatësi rreth 50 cm; e goditnit në pjesë të ndryshme të trupit, në shpinë, në këmbë, kryesisht në shputat dhe në pulpët, në gjoks, në në bark dhe në kokë, duke e lagur njëkohësisht me ujë, me qëllim që goditjet të shkaktojnë sa më shumë dhimbje”, nënvizon akakuza. Aktakuza vë në dukje se torturimi i Karelit zgjati nga ora 15,37 deri në 18,38, në dhomën e pritjes të burgut të Nigritas, dhomë që thirret si “frigorifer”, në gjuhën e gardianëve.
Aty Karelin e vendosën sapo mbërriti në burgun e Nigritas, deri sa të kryheshin disa punime teknike në qelinë ku do të dërgohej përfundimisht e do të jepte shpirt pak më vonë, mbrëmjen e 17 marsit.
Sipas aktakuzës, si rezultat i torturave Karelit iu shkaktuan plagë të shumta dhe fraktura, si dhe thyerje të kafazit të kraharorit. Kjo thyerje, nga ana e vet, ka shkaktuar filtrimin e hemorragjisë në indet e buta, duke shtypur zemrën gjatë lëvizjeve respiratore dhe lëvizjeve të trupit.
Në vazhdim, rreth orës 18,38, të pandehurit e kanë ngritur peshë Ilia Karelin dhe e kanë çuar në qelinë e izolimit, ku ka qëndruar i vetëm, i lagur dhe dukshëm i lënduar, dhe nuk janë kujdesur që të vizitohej nga një mjek.
Sipas akuzës, thyerja e kafazit të kraharorit, ndërthurur me aktet e torturës, “ishte e mundur të sillte dhe përfundimisht solli vdekjen për shkak të aritmisë (çrregullim i rrhjeve të zemrës). Ilia Kareli vdiq disa orë më vonë, në harkun kohor nga ora 18,38 deri 23,15, atëherë kur u konstatua se nuk merrte më frymë dhe u njoftua qendra e ndihmës së shpejtë që e transportoi në spitalin e Serresit, aty ku u konfirmua vdekja e tij, thuhet në aktkakuzën e firmosur nga hetuesja e çështjes.
/Shekulli Online/ G.F./
Na lajmi ne fjale se isha duke shkruar pyetesorin e njohjes se vetvetes,mire eshte ta provosh njehere dhe ti!

Wed 9 Apr 2014 - 2:00
Po tani e kuptoni se cfare torturash I kane bere te ndierit.
Nuk eshte kollaj te dali shpirti.
Kto kane shkuar ne exstremmmmmmmmmmmmmmm

- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Wed 9 Apr 2014 - 11:28
Eh si kur te kishte ndodhur kjo diku tjeter e jo ne Greqi se shihet kush "e mbron".. cfar fjalori do te kishte ketu..
-Po ja kjo eshte jeta.. ka humbur Njerzia vec njerzit mbeten..keshtu thoshte nji poet..
-Po ja kjo eshte jeta.. ka humbur Njerzia vec njerzit mbeten..keshtu thoshte nji poet..
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Wed 9 Apr 2014 - 21:42
Fotot e torturimit të Ilia Karelit
Mediat greke kanë vazhduar me publikimet e detajeve rreth torturimit të Ilia Karelit, që sollën edhe vdekjen e tij. Gazeta greke “To Vima” ka publikuar disa foto të shqiptarit Ilia Kareli pas torturave nga gardianët e burgut të Nigritas. Në imazhet tronditëse, që janë marrë nga kamerat e regjistrimit duket shumë qartë edhe drejtori i burgut.
Rreth orës 3.45 minuta të 27 marsit gardianët shtyjnë Karelin në dhomën e torturës dhe më pas 2 orë e 45 minutash e nxjerrim jashtë pothuajse lakuriq dhe të torturuar e fusin në qelinë ku është lënë të vdesë.
Mediat greke e quajnë një “Abu Ghraib” në Greqi. (Burgu në qendër të Irakut ku mori emër për shkak të torturave që i bëheshin të burgosurve nga ushtarë amerikanë)
Ndërkohë gjashtë prej tetë gardianëve të burgut të Nigritas, që akuzohen për torturimin me pasojë vdekjen, e Ilia Karelit, janë dërguar në qeli, pas deponimeve në hetuesi, që kanë zgjatur nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë të martën.
Dy gradianë të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë. Të pandehurit që implikohen në torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit janë gjithësej 15. Shtatë të tjerët janë thirrur për t’u paraqitur sot në hetuesi. Por sipas avokatëve të tyre, ata do të paraqiten sot vetëm për të marrë dosjet e akuzës dhe do të kërkojnë disa ditë afat që të përgatitin deponimet e tyre.shekulli.

Wed 9 Apr 2014 - 22:12
Pjella te pista!
U urrej fytyren,edhe pse ish nje i burgosur autori.
Nje i burgosur jo per vrasje,sepse s'ka akuze vrasjeje,por trafikim droge.
Askushi te mos sjelle lajme te rrema per vrasje,sepse vrasje s'kish kryer.
Bushtrat me fytyre hienash.
Fara me e piste qe ekziston.
Kam kaluar dogana te ndryshme ,opr sjeljen brutale qe ben ky popull ****** askush popull tjeter se ben.
Mizoria,edhe urrjetja i shqyen per shqiptaret jo me pak se shpendi grabitqar gjoksin e Prometeut.
Shkofshin ne djall,edhe mallkuar ata bij kurvash qe ushtrojne dhune.
Amin!
U urrej fytyren,edhe pse ish nje i burgosur autori.
Nje i burgosur jo per vrasje,sepse s'ka akuze vrasjeje,por trafikim droge.
Askushi te mos sjelle lajme te rrema per vrasje,sepse vrasje s'kish kryer.
Bushtrat me fytyre hienash.
Fara me e piste qe ekziston.
Kam kaluar dogana te ndryshme ,opr sjeljen brutale qe ben ky popull ****** askush popull tjeter se ben.
Mizoria,edhe urrjetja i shqyen per shqiptaret jo me pak se shpendi grabitqar gjoksin e Prometeut.
Shkofshin ne djall,edhe mallkuar ata bij kurvash qe ushtrojne dhune.
Amin!
- MarinWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 84
Postime : 23043
Vendndodhja : diku neper bote
Anetaresuar : 24/01/2010
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Wed 9 Apr 2014 - 23:25
nese ne bote egziston nje kale me ngjyre jeshile atehere do ket dhe grek te mire . e kam thene dhe me siper po vrave nje dite do te vritesh po ama kto foto ta renqethin mishin .gjynah qe kareli u torturua keshtu ...
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Thu 10 Apr 2014 - 21:43
Ja si u torturua Ilia Kareli (VIDEO)
Mediat greke kanë publikua një video, që tregon në të vërtet cfarë i ka ndodhur Ilia Karelit në burgun e Nigiritas. Pamjet shokuese që vërtetojnë torturat çnjerëzore që janë ushtruar mbi të burgosurin shqiptar Ilia Kareli. Kathimerini publiklon një video 5 minuta, ku duket trupi gjithë hematoma nga dhuna e madhe dhe pëllëmba e dorës e djegur.
Pas torturave Ilia Kareli dërgohet në qelinë, ngjitur me dhomën e frigoriferit ku dhe u la të vdiste. Pamjet janë siguruar nga një material filmik prej 20 orësh që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut të Nigritas.
Kamerat ishin vendosur në pozicione të ndryshme. Njëra në oborr, në momentin kur makina e policisë sjell të burgosurin në burg. E dyta në hyrjen qendrore të burgut në korridorin pikërisht jashtë dhomës së frigoriferit. Dhe e fundit brenda në qelinë ku Ilia Kareli vdiq pas torturave që zgjatën 2 orë.

Thu 10 Apr 2014 - 23:00
Vetem keta e Drakula do gezohej me keto pamje.
Personalisht me keputet shpirti !
Personalisht me keputet shpirti !
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Fri 11 Apr 2014 - 21:55
Zbulohet mesazhi i Karelit: Gardianin e vrava pa dashje, i dhashë 60 mijë euro
Ky është mesazhi që Ilia Kareli i dërgoi në telefonin celular kushëririt të tij, ditën që vrau gardianin grek, Jorgos Cironis, në burgun e Malandrinos
“Gozhda ime u këput. Gardianin që i kisha dhënë 60 mijë euro që të më rregullonte tri ditë leje e vrava aksidentalisht. Kisha një lugë që e kisha bërë si thikë. Unë e qëllova për ta trembur, për ta çarë, por goditja e mori keq dhe ai vdiq. Mua tashmë do të më vrasin, s’më lënë të gjallë”.
Ky është mesazhi që Ilia Kareli i dërgoi në telefonin celular kushëririt të tij, ditën që vrau gardianin grek, Jorgos Cironis, në burgun e Malandrinos.
Teksa vuante dënimin në burgun e Malandrinos, Kareli ka pasur edhe të tjera komunikime telefonike me kushëririn e tij, pasi sikurse thekson ai, mbante celular në qeli.
Orët e tmerrit të Karelit
Për herë të parë dje mediat greke publikuan pamjet shokuese të filmuara nga kamerat e sigurisë në burgun Nigritas, në qelinë e të cilit i dënuari shqiptar Ilia Kareli ndërroi jetë si pasojë e torturave nga gardianët e burgut, në prani edhe të drejtorit.
Pamjet tregojnë momentin nga mbërritja e Karelit në burg, duke fiksuar edhe dy orët e gjysmë të tmerrit të torturave në dhomën “frigorifer” të burgut, si dhe vendosjen në qelinë ku ndërroi jetë. Video e publikuar nga disa media greke shfaq momentin e mbërritjes së 42-vjeçarit në burgun e Nigritas, pas transferimit nga burgu Malandrinos, ku Kareli, me emrin e vërtetë Kudret Kume, vrau një gardian.
Nga këto pamje del në pah se, dhuna vdekjeprurëse ndaj Karelit ka nisur që në burgun Malandrinos. Kjo pasi, në videon e publikuar menjëherë pas mbërritjes së Karelit në burgun Nigritas, 42-vjeçari është fotografuar nga një gardian, ku është fiksuar syri i nxirë dhe trupi i mavijosur. Mavijosjet dhe të nxirrat në trupin e Karelit janë shenja të një dhune të qartë, madje edhe djegiet në duart që janë deklaruar se janë kryer me elektroshok. Por, torturat kanë vijuar edhe në këtë burg.
Ajo çka bie në sy nga pamjet e kamerave të sigurisë, është fakti që transferimi i Karelit dhe procedurat e kryera ndaj tij janë bërë në prani të njerëzve të shumtë, si civilë edhe gardianë. Në video duket edhe drejtori i burgut të Nigritas, i cili është në mesin e gardianëve që shoqërojnë Karelin përpara se ai të dhunohej për vdekje nga 15 prej tyre. Madje vetë drejtori i burgut i bën me shenjë gardianëve për ta futur fillimisht Karelin në dhomën e torturave, e megjithatë, drejtori është lënë i lirë. Më tutje dalin disa oficerë trupë mëdhenj, të cilët futen në dhomën ku indikonte drejtori.
Kareli ka mbërritur në burgun e Nigritias rreth orës 16:00 të 27 prillit, është mbajtur në ambjentet e koridorit të burgut, ku dhe është fotografuar, dhe nga ky moment për më shumë se dy orë është torturuar në “dhomën e frigoriferit”. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjitha lëvizjet në koridor të gardianëve, të cilët futen dhe dalin nga “dhoma e frigoriferit”. Eshtë shfrytëzuar pikërisht kjo dhomë, për të kryer torturat makabre ndaj Karelit, për faktin se nuk monitorohet nga kamerat.
Pamjet dokumentojnë akuzat e ngritura nga Prokuroria greke për gardianët, atë të ushtrimit të dhunës me batanije të lagura. Kamerat shfaqin momentin, kur një gardian hyn në dhomën e torturave, duke tërhequr një batanije.
Pas 2 orë e gjysmë goditjesh e torturash ndaj të dënuarit shqiptar, tortura të cilat i shkaktuan vdekjen vetëm disa orë më pas, Ilia Kareli është transferuar në qeli. Kur ora shënon 18 e 30 minuta shfaqen torturuesit, të cilët tërheqin zvarrë Karelin për ta çuar në qelinë e tij. Pamjet janë të tmerrshme. Dhoma e torturave dhe qelia ndodhen në të njëjtin koridor, dhe në momentin e transferimit në qeli, duket edhe pafuqia e Karelit për të ecur vetë në këmbë, teksa mbahet nga gardianët, pa kanatjeren e zezë me të cilën erdhi në burg dhe me pantallonat që janë gati duke i rënë.
Kareli më tej është lënë në qeli i zhveshur. Pas rreth 1 ore, në 16 e 25 minuta një gardian hyn në qeli për të sjellë ushqimin, teksa Kareli dergjet i shtrirë dhe i palëvizur, ushqim të cilin i dënuari shqiptar edhe pse e kishte kërkuar, nuk mundi ta shijonte për shkak se ndërroi jetë nga dhuna makabere ndaj tij. Në fund, në mesnatë, në kamera shfaqet një barelë, e cila hyn në qelinë e Karelit, për të marrë trupin e pajetë.
Ngjarja vinte pak ditë, pasi i dënuari shqiptar me emrin e vërtetë Kudret Kume vrau një nga gardianët e burgut të Melandrinos, pasi i kishte dhënë 60 mijë euro për tre ditë leje që të takonte nënën e tij të sëmurë.portalb.

Fri 11 Apr 2014 - 22:15
Mediat greke: Ja si dha shpirt nga torturat i burgosuri shqiptar Ilia Kareli
Video me pamjet e 4 kamerave të burgut të Nigritas ku janë fiksuar momentet e implikimit të mbi 15 personave në vrasjen makabre të shqiptari. Ministri Naço në Parlament kërkon drejtësi për Ilia Karelin
Nikoleta Kovaçi
-Mediet greke vijojnë të trondisin me transmetimet ditë pas dite të makabritetit të zyrtarëve të shtetit të tyre, që torturuan për vdekje shqiptarin Kudret Kume. Vetëm pak orë pasi ‘To Vima’ vë në dispozicion të gjithë botës fotot e masakrës dhe fundin brutal të shqiptarit, të cilit i merrej jeta nga dhuna me urdhrin e shtetit, ditën e djeshme ka qenë ‘Kathimerini’ që ka publikuar videon mbi 5-minutëshe në të cilën më shumë se sa momentet fatale të jetës së shqiptarit, duket motivimi i drejtuesit të burgut dhe i vartësve të tij për të vrarë të burgosurin. Në krye të turmës së tërbuar të gardianëve, shihet thuajse gjithë kohës drejtuesi i institucionit, i cili fillimisht shfaqet me kostum dhe në mbrëmje vjen pa xhaketë; është momenti kur trupin e masakruar dhe të pajetë prej orësh e tërheq ambulanca për të vënë në dispozicion të ekspertëve të mjekësisë-ligjore të Serresit. Autopsia që u krye në atë spital, bëri që Kume të varroset pa zemër, ndërsa zbulimi erdhi nga familjarët e tij, të cilët e pritën trupin në Kakavijë. Ekspertët tanë, të pamundur të devijojnë nga fakti-makabër, munden thjeshtë të vërtetojnë britmën e familjes së Kumes për mungesën e zemrës, ndërsa rreth 10 ditë pas aktit-horror përfaqësuesit e ambasadës tonë ‘qetësojnë’ familjen: Zemra është mbajtur për kryerjen e plotë të ekspertimit mjeko-ligjor!!!
Pamjet filmike të katër kamerave
Pas fotografive të gazetës 'To Vima' nga çastet e fundit të jetës së të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, që humbi jetën në burgun e Nigritës, prestigjiozia 'Kathimerini' publikoi dje një video 5-minutëshe të nxjerrë nga 20 orë material filmik i përmbledhur. Përmbledhja është kryer prej katër kamerave të këtij burgu të vendosura në vende të ndryshme. Sipas të dhënave dhe pamjeve që shikohen në video, njëra nga kamerat është në oborrin e burgut, kur mbërrin makina e policisë që e sjell atë nga rajoni. Tjetra, në hyrjen kryesore të burgut, prej të cilës janë shkëputur pak momente. Ndërsa e treta është në korridorin përballë “frigoriferit”, dhomës së torturave dhe vendit në të cilin iu mor jetë Kumes dhe e fundit në qelinë që e çojnë 43-vjeçarin pas torturave.
Video-ja fillon me mbërritjen e shqiptarit në burgun e Nigritas, ndërsa shquhen 10 gardianë që e presin. Siç lexohet në titrat që përmban kjo video, drejtori i burgut jep urdhër për ta fotografuar atë. Në disa foto, duket se shqiptari ka pësuar disa goditje pasi ka disa hematoma në trup dhe në kokë prej burgut të Malandrinos, ku tri ditë më parë ai kishte vrarë një roje. Më pas duken të gjithë gardianët, të cilët ishin në shërbim atë ditë dhe të tjerët jashtë shërbimit pasi janë thirrur me telefon të paraqiten në ambientet e burgut atë ditë. Disa prej tyre hyjnë në dhomën e quajtur “frigoriferi“, ndërsa drejtori qëndron në fund të korridorit dhe më pas largohet.
Momentet fatale
Në materialin filmik të bashkuar në një video përcaktohet qartë koha nëpër të cilën ka kaluar vdekja e shqiptarit, që nga momenti që është përballur i vetëm dhe me duar të lidhura me rojet e Nigritas dhe me drejtuesin e këtij burgu. Në minutën 1 e 45 të videos në fjalë duken tetë gardianë që futen në “frigorifer” ku ndodhet shqiptari, dhoma në të cilën sipas dëshmive të dhëna tek oficerët e policisë së Shërbimit të Brendshëm është rrahur për vdekje i burgosuri shqiptar. Në minutën 2:03 të videos fillojnë të rrahin Karelin me shkelma, grushte dhe me anë të një litari të trashë. Më pas duket se një prej rojeve nuk është dakord me atë ç`ka po bënin kolegët e tij, ndërsa paralelisht bëhet gati qelia ku do të çohet më pas shqiptari. Pas 35 minutash, prej futjes së shqiptarit në “frigorifer”, zbret edhe drejtori i burgut, i cili duket që u flet nëpunësve të tij duke u treguar dhomën e torturave. Sipas dëshmive në këtë moment ai ka kuptuar çfarë po ndodh, që i burgosuri po rrihet dhe torturohet ndaj u thotë rojeve: Kush është burrë le të shkojë ta gjuajë tani, por të pranojë atë që po bën…". Pak minuta me vonë ai duket që ka një bisedë të tensionuar me një roje burgu dhe më pas largohet. Dy orë pas kësaj bisede qelia e shqiptarit është gati, ndërsa ai që nuk qëndron dot në këmbë, çohet atje i tërhequr zvarrë nga rojet në gjendje kritike dhe thuajse krejtësisht i zhveshur. Në orën 7:25 të mbrëmjes i sjellin darkën. Katër orë më vonë dy roje zbulojnë se ai nuk lëviz. Pak më vonë mbërrin urgjenca me ambulancë dhe mjeku vërteton vdekjen e tij.
Nasip Naço për vrasjen e Karelit
“Gjyqi të jetë i drejtë, kam ftuar ndërkombëtarët që ta monitorojnë”
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha dje në Parlament se i ka kërkuar autoriteteve në Greqi, që të vendosin drejtësi për vrasjen e shqiptarit Ilia Kareli. Duke e cilësuar ngjarjen si të paprecedent, Naço tha se ka kërkuar edhe monitorimin e procesit nga ndërkombëtarët. Ai kërkoi që çdo i dënuar shqiptar të denoncojë padrejtësinë që i bëhet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ku vuan dënimin. “Unë, sot, garantoj publikisht se si ministër i Drejtësisë, menjëherë i kam kërkuar dhe i kam marrë informacione nga autoritetet gjyqësore greke për këtë ngjarje të rëndë. Njëkohësisht kam marrë garanci nga ana e tyre se çështja do të hetohet dhe do të gjykohet në një kohë sa më të shpejtë, duke shërbyer si një shembull në dhënien e drejtësisë. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, sigurisht që kërkojmë drejtësi nga autoritetet gjyqësore greke. Gjithashtu u kam kërkuar partnerëve tanë ndërkombëtarë që t’i kushtojnë një vëmendje dhe ta monitorojnë nga afër këtë ngjarje, sa tronditëse aq edhe të paprecedent në sistemin peniteciar. Përsëri nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi nga autoritetet gjyqësore greke. Gjej rastin t’u kërkoj publikisht dhe të inkurajoj, jo vetëm institucionet dhe shoqërinë civile, por çdo person që vuan dënimin brenda dhe jashtë vendit, që të denoncojnë rastet e trajtimeve çnjerëzore, që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, u shpreh në Kuvendin e Shqipërisë, ministri i Drejtësisë Naço.shekulli.

Fri 11 Apr 2014 - 23:46
Hakmarrje për vrasjen e Ilia Karelit
Mediat greke flasin për mundësinë e një hakmarrjeje ndaj gardianëve të cilët torturuan për vdekje shqiptarin Ilia Kareli. Autoritetet greke janë vënë në alarm pasi një grup kriminal i vetëquajtur “Zero Bandat” kanë marrë përsipër shpërthimin e një granate në automjetin në pronësi të gardianit G. Baradaki, ndodhur në 8 prill në qytetin Egaleos.
“Ky sulm është një akt minimal kujtese për vrasjen e të burgosurit Ilia Kareli”, theksohet në një deklaratë të këtij grupi.
Ajo që ka shqetësuar autoritetet policore greke është kjo pjesë përmbyllëse e deklaratës:
“Paralajmërim: Të gjithë gardianët që morën pjesë në torturimin, vrasjen në grup të Ilia Karelit quhen nga sot të shënjestruar. Njoftojmë që ata që nuk u arrestuan, se emrat e tyre janë tashmë të njohura përmes akt-akuzës por edhe nga të burgosurit. Janë në listën përfundimtare “të fshirjes”. Kudo që të fshihen, në çdo detyrë që të ndërrojnë ta dinë që do t’i zbulojmë dhe do të bien në pritën tonë. Sa u përket gardianëve të burgosur, ata të dinë që në çdo burg apo sektori sigurie që të shkojnë do të takohen me fatin e tyre. Orët e tyre janë të numëruara”

Fri 11 Apr 2014 - 23:47
Vrasja e Karelit, pezullohen 6 gardianët
6 gardianët grekë të cilët ndodhen në qeli për torturimin e Ilia Karelit, që sollën më pas vdekjen e tij, janë pezulluar.
Vendimi është marrë nga ministri i Drejtësisë së Greqisë, Charalambos Athanassiou. Pas lënies në qeli nga ana e gjykatës e gjashtë gardianëve, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i ministrisë për pezullimin e tyre deri në momentin e përfundimit të procesit ndaj tyre dhe dhënies së vendimi nga ana e gjykatës. Aktualisht 6 gardianët e akuzuar ndodhen në paraburgim në qytetin e Serresit.
Ndërkohë pas analizave histologjike, mjekësia ligjore greke ka konkluduar mbi shkaqet e vdekjes së Ilia Karelit.
Sipas ekspertizës, Kareli vuante nga një dëmtim i enëve koronare të zemrës. Ky dëmtim, në kombinim me thyrjen e kafazit të kraharorit, kanë çuar në vdekjen e të burgosurit shqiptar. Sa u përket dëmtimeve në pëllëmbën e dorës së djathtë, ato i atribuohen një plage më të vjetër, duke përjashtuar kështu mundësinë e torturimit të tij me metodën e elektroshokut, siç ishte supozuar më përpara nga mjekët ligjorë.
Rezultatat e analizave histologjike janë dërguar në shërbimin mjeko ligjor të Selanikut, dhe prej andej do t’u përcillen autoriteteve gjyqësore të Seresit, me qëllim që të përfshihen në dosjen e akuzës kundër 15 gardianëve të burgut të Nigritas.
Sot do të paraqitet në hetuesi i nënti prej gardianëve të akuzuar. Të hënën do të paraqiten katër të tjerë, dhe të martën dy të pandehurit e fundit për çështjen. Të martën, prokuroria komunukoi masën e paraburgimit për gjashtë prej gardianëve. Këta tashmë kanë apeluar nëpërmjet avokatëve të tyre, kundër masës së paraburgimit. Ata kërkojnë lirimin e tyre, për shkak të, siç pretendojnë, parregullsive procedurale.

Fri 11 Apr 2014 - 23:54
Brockulla!
Askushi nuk i beson,edhe askushi nuk i ha keto pezullimet,por jam i bindur qe do kene ngritje ne detyre.
Dostojevski ka thene,,,,,,,,,,,!
Nqs do te kuptosh nivelin,edhe kulturen e nje shteti shiko se si i trajton te burgosurit.
Mllefi i tij shkonte per memen Rusi te asaj kohe,por ketu pikerisht mund te gjeje secili dallimin,pasi anembane globit,fale teknologjise (internet)rrjetet sociale edhe medias gjithcka eshte informuar se c'behet ne burgjet greke drejt shqiptareve.
Dic gjithmone i gerryen,por s'kam qene ne shkolle te tyre te njoh nga afer c'ka flitet !
Nga u buron gjithe ai mllef e urrejtje??

Sat 12 Apr 2014 - 0:07
Mesazhi shkruajti:Zbulohet mesazhi i Karelit: Gardianin e vrava pa dashje, i dhashë 60 mijë euro
Desha te di nga i gjeti 60 mije euro Ilia apo cka i thone ndryshe qe ja dha gardianit? Dhe pse te paguhet gardiani nje shume te tille eurosh kur leja e tre diteve svarej as ishte ne doren e tij?!!! Nje kjo e dyta te marrim pak parasysh (per ju e kam fjalen qe keni jetuar e jetoni ne Greqi ndoshta e keni idene!) se per cilin burg flasim e cilet mbanin atje? As une se dija por kur interesohesh meson thone!! I burgosuri mbahej ne burgun ku mbahen te burgosur te gjithe ata qe kane kryer vepra penale te renda,si kriminele per vrasje etj...!!
Kam e te tjera dyshime ne lidhje me burgimin,vitet,dhe te drejtat e te burgosurit te cilit si duket ne shkrimet me siper na del se gardianet ishin miq te mire te tij kur e ndihmonin per te pasur brenda ne burg materiale te cilat slejohen!!
Lajmi i pezullimit eshte i vlefshem,sot te gjitha kanalet flisnin per kete si dhe skenat e rrahjes se Karelit!
Re: Ekspertiza: Shqiptarit të vrarë në burgun grek i shkulën zemrën
Sat 12 Apr 2014 - 23:21
Publikohet video e re mbi vdekjen e Ilia Karelit, implikon edhe drejtorin e burgut
Mediat greke nuk reshtin së publikuari video mbi vdekjen e Kudret Kumes, ose i njohur ndryshe si Ilia Kareli. Në videon e publikuar sot, tregohen momentet e fundit të Ilia Karelit dhe vdekja e tij. Sipas pamjeve, Kareli ka vdekur në shtrat pas torturave, i zhveshur dhe me duar të lidhura.
Një fakt i ri që del në pah nga videoja më e re është se në dhomën ku torturohet Kareli, hyn e del edhe një zyrtar i veshur me rroba civili. Nga xhirimet e mëparshme ka rezultuar se i vetmi person me kostum civil e këmishë bojë qielli në regjistrimet e kameras së burgut ka qenë drejtori i Nigritas. Në këtë video, drejtori shfaqet vetëm me këmishë.
Por drejtori i burgut, i akuzuar për shkelje të ligjit, ka argumentuar se ndodhej aty pasi ishte në mbikqyrje të mbërritjes së të dënuarit Kareli në burgun e Nigritës, sipas rregullores dhe më pas ka shkuar në zyrën e tij, pa qenë në dijeni të torturave që pasuan ndaj Karelit. E ndërsa drejtori i burgut mohon të ketë qenë në dijeni të torturave, kjo video hedh poshtë deklaratat e tij dhe e implikon me ngjarjen.
Gjashtë prej gardianëve që shikohen në videon e re dokument të kamerave të sigurisë së burgut, janë dërguar ditën e djeshme në burgun Dhiavaton. Avokatët e tyre mbrojtës kanë bërë kërkesë për heqjen e paraburgimit dhe anulimin e procesit.
/Shekulli Online/ E.B./

Wed 16 Apr 2014 - 20:13
Avokatja e Karelit: U dënua në fshehtësi edhe me 8 vite burg
Autoritetet e Malandrinos hedhin dritë mbi dënimin shtesë. Thuhej se, vite më parë, gjatë një transferimi, Kumes iu sekuestrua një sasi e vogël heroine
Nikoleta Kovaçi
- Dy gardianët e fundit, nga 15 të akuzuarit si shkaktarët e torturimit për vdekje të Kudret Kumes janë lënë dje nën masën “detyrim paraqitje” në polici njëherë në muaj. Kështu mbyllet paraprakisht gjyqi ndaj të akuzuarve për një nga skandalet më të mëdha të shënuara dhe të bëra publike vitet e fundit në Europë, ndërkohë që prokuroria ende nuk ka marrë në pyetje drejtuesin e burgut të Nigritas dhe mësohet se, madje për të, nuk ka as akuzë konkrete. Në seancën e djeshme të zhvilluar në gjykatën e Serresit, mësohet se njëri nga gardianët, përveç detyrimit për t’u paraqitur, nuk ka të drejtë të largohet as nga Greqia deri në përfundimin e plotë të hetimeve, ndërsa nga 15 gardianët që janë verifikuar me pamje filmike, gjenden pas hekurave vetëm 6 gardianë, ndërsa të tjerët janë lënë të lirë me detyrim paraqitje, garanci bankare si dhe pa asnjë lloj mase sigurie. Nga të hetuarit, bëhet e ditur se vetëm një nga gardianët ka mohuar të ketë qenë në turn në momentin kur është sjellë i burgosuri shqiptar në ambientet e burgut të Nigritas. Derisa hetuesit e çështjes të përfundojnë hetimet, është vendosur që gardiani të qëndrojë i lirë pa asnjë masë shtrënguese. Mirëpo, ndërsa vrasja barbare e Kudret Kumes ka tronditur jo vetëm Greqinë e Shqipërinë, drejtësia greke shfaqet mjaft e kujdesshme në publikimin e emrave të dhunuesve deri në vdekje të shqiptarit, ndërsa nga ambientet e burgut të Malandrinos vijnë detaje të tjera tronditëse në lidhje me padrejtësitë që janë bërë ndaj Kudret Kumes, 43-vjeçarit që iu mor jeta nga dhuna çnjerëzore që ushtruan gardianët dhe policia e burgut të Nigritas nën urdhrin e drejtorit të burgut, Haris Konsolidis.
Dënim shtesë shqiptarit
Edhe pse ende prokuroria e Serresit nuk ka mbledhur asnjë të dhënë mbi shkaqet që çuan shqiptarin për të kryer aktin e vrasjes së gardianit të Malandrinos, bëhet e ditur se ditën e vrasjes Kume është njohur me një tjetër vendim dënimi. Janë të dhënat që dalin tashmë nga drejtues të burgut të Malandrinos, të cilët mësohet se kanë kryer edhe dëshmi mbi faktin që ndaj shqiptarit kishte ardhur një vendim nga Gjykata e Pireut që e dënonte me 8 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgjeve. Në fakt, ndonëse ende nuk janë bërë publike të dhënat, bëhet me dije se Kume nuk kishte asnjë lloj akuze të tillë në burgun, nga ku priste të fitonte lirinë, por mësohet se shumë vite më parë, gjatë një transferimi nga një burg një tjetrin është pretenduar se Kumes ju gjet një sasi heroine. Nuk dihet ende se sa ka qenë sasia, por sipas të dhënave, në bazë të këtij fakti, gjykata i ka dhënë edhe një dënim shtesë shqiptarit prej 8 vitesh. Këtë vendim mësohet se Kume e ka mësuar ditën që ka kryer edhe vrasjen, ndonëse drejtori i burgut të Malandrinos nuk ia komunikuar vendimin shqiptarit. Mësohet se fillimisht Kumes i është mohuar lirimi si penalizim për posedimin e një celulari, ndërkohë që me 25 mars ka vendosur të kërkojë hollësi mbi datën e lirimit të tij si dhe mundësinë për të marrë ndonjë ditë leje. Por asnjë njëra as tjetra nuk kanë ndodhur. Atij iu ka bërë me dije se s`mund të lirohej e as të merrte lejen, pasi duhej të qëndronte me vendim Gjykate edhe 8 vite të tjera në qeli, fakt që e ka acaruar në kulm shqiptarin. Ky mendohet të jetë edhe momenti i përballjes me gardianin grek Tsironis, i cili si gjithnjë e ka provokuar të burgosurin shqiptar, derisa i ka hyrë edhe në ambientet e brendshme të qelisë.
Dosja ndaj Kumes
Autoritetet e burgut të Malandrinos kanë bërë me dije ditëve të fundit se ndaj shqiptarit kishte mbërritur edhenjë dënim tjetër prej 8 vitesh. Por pavarësisht vendimit, ende askush nuk është në dijeni të flasë për një dosje konkrete për akuzën e trafikut të lëndës narkotike brenda ambienteve të burgjeve, ndërsa ka qenë edhe një avokate që ka mbrojtur të drejtat e shqiptarit e cila ka dëshmuar disa ditë më parë publikisht se, shqiptari nuk ishte në dijeni të marrjes së ndonjë vendimi. Në një dalje publike, grekja që e ka njohur dhe ka komunikuar edhe kohëve të fundit me Kumen, ka shpjeguar se shqiptari i kishte treguar se së shpejti do të lirohej dhe do të kthehej në Shqipëri. Mirëpo, ende mediet greke nuk kanë bërë të ditur asnjë fakt në lidhje me këtë dënim, ndërsa pritet që të afërm të Kumes në Shqipëri të kërkojnë edhe njohjen me të gjitha akt-akuzat dhe vendimet e dënimeve ndaj njeriut të tyre, të cilit ia morën jetën nga torturat gardianët e Nigritas. Aktualisht e vetmja përpjekje që ka bërë drejtësia shqiptare është një letër-porosi e nisur nga prokuroria e Fierit për homologët e Serresit në lidhje me vrasjen dhe përgjegjësit e masakrës ndaj shqiptarit. Ndërsa ende nuk bëhet e ditur se çfarë do të bëhet me zemrën e Kumes, të cilën mjeko-ligjorët grekë e shkulën nga trupi i shqiptarit dhe e mbajtën për ekspertim profesional në Athinë. Familjarët e Kudret Kumes vijojnë të besojnë se zemra e djalit të tyre do të kthehet shpejt, ndonëse prej më shumë se një jave u fol se ajo është dorëzuar tek autoritetet tona në Athinë.
Siguria
Lirimi i gardianëve, frikë e hakmarrjes nga “Zero Banda”
Edhe pse një javë më parë Athina do të tronditej nga shpërthimi i një autobombe, shpërthim i paralajmëruar nga një sms e dërguar në një media në orën 05.15 minuta, me orën lokale të Greqisë, që më vonë u konsiderua si nisja e hakmarrjes për Ilia Karelin, gjykata e Serresit ka vendosur të lërë të lirë 9 prej gardianëve të përfshirë në vrasjen e shqiptarit. Ndonëse drejtuesi i burgut mësohet se është larguar prej disa ditësh dhe nuk dihet ende se ku është vendosur, autoritetet e policisë greke po punojnë prej ditësh për të bërë të mundur zbulimin e bandës që mori përsipër sulmin terrorist. Tashmë vëmendja përqendrohet në zonat në ta cilat banojnë gardianët e liruar, ndërkohë që 6 të mbajturit në burg, mësohet se janë vendosur në një burg të sigurisë së lartë dhe se mbahen nën vëzhgim të rreptë nga autoritetet përgjegjëse të një burgu në Selanik. Me 8 prill autoritetet policore greke u vunë në alarm pasi një grup kriminal i vetëquajtur “Zero Banda” morën përsipër shpërthimin e një granate në automjetin në pronësi të gardianit G. Baradakis. Ky sulm është një akt minimal kujtese për vrasjen e të burgosurit Ilia Kareli, u tha në deklaratën e grupit kriminal. “Paralajmërim: Të gjithë gardianët që morën pjesë në torturimin, vrasjen në grup të Ilia Karelit quhen nga sot të shënjestruar. Njoftojmë që ata që nuk u arrestuan, se emrat e tyre janë tashmë të njohura përmes akt-akuzës por edhe rretheve të të burgosurve. Janë në listën përfundimtare “të fshirjes”. Kudo të që të fshihen, në çdo detyrë që të ndërrojnë të dijnë që do t’i zbulojmë dhe do të bien në pritën tonë. Sa u përket gardianëve të burgosur, ata të dinë që në çdo burg apo sektori sigurie që të shkojnë do të takohen me fatin e tyre. Orët e tyre janë të numëruara”.shekulli.

Fri 18 Apr 2014 - 20:41
Nëna e Ilia Karelit: Dua ta di pse e mbajtën zemrën e djalit
Nëna e Karelit ka folur për medita greke, ku ka kërkuar shpjegim për mbajtjen e zemrës së Ilias dhe vrasjen e gardianit
Mediat greke i kanë kushtuar një reportazh familjes së Ilia Karelit, ku kanë pyetur nënën e tij dhe vëllanë. Shkrimi nis me fjalët e nënës 70-vjeçare, me buzët që i dridhen nga dhimbja dhe në dorë mban foton e djalit të saj. Ajo thotë se, Ilia e vrau gardianin dhe kjo nuk ka qenë e drejtë, sepse edhe ai biri i një nëne ka qenë, por ligji nuk e parashikon që Ilia duhej të vritej në mënyrë çnjerëzore. Ajo thotë se gjithmonë do t’i ngelet si një gur në stomak se, pse grekët mbajtën zemrën e Ililas dhe pse nuk tregohet videoja kur u vra gardiani. Ajo këmbëngul duke thënë se, “nuk do të gjej qetësi nëse nuk e mësoj. Edhe pse e di që djali im nuk do të kthehet më mbrapsht”.
Gazetari grek, Thodhori Nikolao ka udhëtuar drejt banesës së familjes Kareli në Fier për të marrë dëshminë e të ëmës dhe të familjarëve të tjerë në lidhje me vdekjen e Ilia Karelit. Ai thotë se, nëna nuk është në gjendje të kuptojë motivimin e vrasjes së gardianit.
"Unë dua të di se çfarë e shtyu djalin tim që të vriste një nga zyrtarët e burgut. Po zemra dhe shpirti i djalit ku mbeti, unë nuk do të gjej dot qetësi deri sa të me tregojnë të vërtetën. Vazhdoj të ëndërroj sikur ai është ende gjallë por, unë e di se atë e ka mbuluar dheu. Si do të dukej sikur një nëne t’ia sillnin në shtëpi djalin e copëtuar”, kështu shprehet nëna e revoltuar, duke shtuar më tej dhe duke bërtitur “unë jam duke pritur për një shpjegim”, shkruan faqja “Online Vice.com”.
“Një gjë dua të pyes: Zemra e djalit tim me çfarë justifikimi u mbajt në Greqi? Kur vajtëm të merrnim trupin pse nuk na thanë, merreni por zemra do të ngelet këtu. Pse nuk na thanë që do ta mbanin për analiza. Nëse nuk do e çonim për ekspertizë në Shqipëri nuk do ta merrnim vesh kurrë që zemra e tij mungonte”.
Avokatja që e ka mbrojtur për herë të fundit në gjyq, Maria Stamelu në janar të 2014 ka thënë për gazetën greke “Vima” se kishte biseduar me të disa ditë para se të ndodhte vrasja në Malandrino.
“Mezi po priste të lirohej. Kur papritur më morën në telefon nga burgu dhe më thanë që ka dalë një urdhër i ri arresti për drogë. Nuk e di çfarë ndodhi në të vërtetë pasi besonte se 24 orët e ardhshme do të ishte i lirë”.
Nipi bën tatuazh emrin e Kudretit
“Deti” ky është emri që nipi i Ilia Karelit ka bërë tatuazh në krahun e tij të majtë. “Deti” është emri që i vogli thërriste shkurt xhaxhanë Ilia Karelin apo i njohur si Kudret Kume. Edhe Ilia në krahun e tij kishte bërë në tatuazh emrin e të nipit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi