Kënga e padëgjuar e Michael Jackson: “A e dini ku ndodhen fëmijët tuaj?”
Wed 2 Apr 2014 - 22:19
Kështu titullohet njëra nga tetë këngët e albumit “XSCAPE” e këngëtarit legjendar
Një këngë që besohet se flet për deklaratat e Michael Jackson për abuzimet me fëmijët është përfshirë në albumin e ri të këngëtarit, të titulluar “XSCAPE”. Kjo këngë ndodhet në albumin e ri, bashkë me shtatë këngë të tjera, të cilat janë materiale muzikore të padëgjuara më parë.
Teksi i saj duket se flet për një vajzë 12-vjeçare, që përfundon duke punuar si prostitutë, pasi shpëton nga duart e njerkut abuzues.
“Ajo shkroi se është e lodhur nga njerku që po e përdor/duke i thënë se do t’i blejë gjëra, por e abuzon seksualisht,” janë vargjet e përsëritura disa herë në këngë.
Fraza “Më shpëto nga ky ferr i gjallë” përsëritet disa herë gjatë këngës, duke bërë që fansat të spekulojnë se ylli i “trilerit” e shkroi atë, duke iu referuar betejës së gjatë për të pastruar emrin e tij.
Jackson, i cili vdiq nga një mbidozë anestezike fatale në vitin 2009, u shpall i pafajshëm lidhur me abuzimet seksuale ndaj një djali të mitur, në vitin 2005.
Studioja “Epic Records” ka njoftuar publikimin e albumit “XSCAPE”, pasi presidenti i saj LA Reid siguroi të drejtën e përdorimit të arkivave të këngëtarit.
/Shekulli Online/L.B./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi