Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arrestohet çifti, mbante djalin 5-vjeçar të mbyllur në dollap Empty Arrestohet çifti, mbante djalin 5-vjeçar të mbyllur në dollap

Fri 4 Apr 2014 - 22:19
Arrestohet çifti, mbante djalin 5-vjeçar të mbyllur në dollap Malnourished%20kidHjuston, Teksas - Një çift e ka mbajtur djalin 5-vjeçar të mbyllur në një dollap, gjysmë të zhveshur, raporton policia e Teksasit. Fëmija i kequshqyer u gjet i mavijosur dhe me kocka të dala nga oficerët e kontesë Harris, të cilët u thirrën për shkak të një ngjarjeje turbulluese në bllokun e apartamenteve në Spring të Hjustonit, ditën e enjte.

Pasi arritën, policët gjetën qytetarin Bradley Belymeyer, 24 vjeç, duke u grindur me thjeshtrin e tij 16-vjeçar. Adoleshenti u tha autoriteteve se babai dhe njerka e tij e kishin lënë pas dore gjysmëvëllain e tij më të vogël dhe e mbanin atë të mbyllur në dollap. Policia zbuloi një dhomë të vogël me çelës, poshtë shkallëve.

Mirëpo njerka ishte larguar nga shtëpia me fëmijën, para se të arrinin policët. Ajo u gjet në një motel në qytetin Humble ditën e premte, me anë të celularit dhe djali u dërgua në spitalin pediatrik në Teksas.

Hetuesit publikuan fotografitë e djalit të vogël, të cilat tregojnë dëmtimet e tij fizike. Zoti dhe zonja Bleimeyer u arrestuan ditën e premte me akuzën e neglizhimit të fëmijës. Fëmija ndodhet ende në spital. Zyrtarët thanë se Shërbimet për Mbrojtjen e Fëmijëve po kërkojnë ta marrin urgjentisht nën kujdestari.

/Shekulli Online/L.B./
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Arrestohet çifti, mbante djalin 5-vjeçar të mbyllur në dollap Empty Re: Arrestohet çifti, mbante djalin 5-vjeçar të mbyllur në dollap

Fri 4 Apr 2014 - 23:27
cmenduri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi